HAPĖSIRĖ E PAFUND
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LAJME

2 posters

Shko poshtė

LAJME Empty LAJME

Mesazh  Esmeralda 31.03.08 8:26

ITALI__ARRESTOHEN 4 SHQIPTARE PER TRAFIK DROGE




kater shqiptare jane arrestuar gjate nje operacioni antidroge ne qytetin italian te verones.Karabinieret kane sekuestruar 4 kg kokaine
dhe 40 mije euro .hetimet per ta kishin nisur disa muaj me pare.
Nderkohe,emrat e shqiptareve te ndaluar nuk jane bere ende te ditur





marre nga gazeta shekulli online
Esmeralda
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 32
Pikėt : 5917
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LAJME Empty Delijorgji: Henri gėnjen

Mesazh  Esmeralda 01.04.08 16:26

Njė ditė pas deklarimeve tė pronarit tė “SAC”-it, se kishte qenė nė Gjemani mė 15 mars, reagon nga burgu ortaku i tij shqiptar. Prokuroria sot vendos nėse do tė ndahet dosja e Gėrdecit me atė tė trafikut tė municioneve

TIRANĖ - Njė ditė pas deklaratave tė administratorit tė shoqėrisė “Southern Ammunition Company inc”, Patrik C. Henry III, se ditėn e ngjarjes nuk ka qenė nė Shqipėri, reagon dhe ortaku i tij nė firmėn “Albademil”. Nga qelia e burgut 313, Mihal Delijorgji, bashkėaksioner i firmės sė demontimit tė predhave thotė se, ato qė thotė Patrik C. Henry III, nuk janė tė vėrteta.

Reagimi i Delijorgjit

Burime tė sigurta tė gazetės thanė se Delijorgji gjatė njė takimi me avokatin e tij mbrojtės i ka deklaruar kėtij tė fundit se ortaku i tij, Patrik C. Henry III, ditėn e ngjarjes ka qenė nė Shqipėri. “Ėshtė nisur rreth mesditės sė 16 marsit”, - mėsohet tė ketė thėnė Delijorgji pėr kontraktuesin dhe bashkėaksionerin e “Albademil”, i cili gjatė vitit 2007 arriti tė fitojė dy kontrata tė majme me ndėrmarrjen shtetėrore “Meico”, me objekt demontimin e predhave. Nė fakt, dy ditė mė parė, Patrik C. Henry III deklaroi para agjentėve tė FBI-sė qė po hetojnė veprimtarinė e firmės amerikane “Southern Ammunition Company inc”, se ditėn e ngjarjes sė Gėrdecit nuk ka qenė nė Shqipėri, por nė Gjermani. Hetimi pėr tragjedinė e 15 marsit paralelisht me Prokurorinė Shqiptare po hetohet dhe nga strukturat amerikane tė hetimit. Veprimtaria e kompanisė amerikane qė kryente demontimin e predhave nė Gėrdec dhe mashtrimi i dyshuar se ėshtė kryer prej kompanisė sė Diverolit, “AEY”, prej disa ditėsh janė nėn hetim jo vetėm nga FBI-ja. Ndėrsa “SAC” duket se pėr momentin ėshtė nė pozita mė tė favorizuara, “AEY”-ja po hetohet dhe nga Departamenti i Mbrojtjes dhe Kongresi Amerikan, i cili ka ngritur njė grup tė veēantė ekspertėsh.

“Mjegull” nė prokurori

E ndėrsa nė SHBA po punohet dhe hetohet pėr dy firma, veprimtaria e sė cilave lidhet drejtpėrdrejt me Shqipėrinė, organet hetimore shqiptare ende nuk kanė arritur nė njė pėrfundim tė saktė pėr ngjarjen. Deri nė orėt e vona tė pasdites sė djeshme, burime zyrtare nga Prokuroria e Pėrgjithshme thanė se ende nuk ka pėrfunduar procesi i verifikimit tė dosjes hetimore tė dėrguar pėr kompetencė nga Prokuroria e Tiranės. Zyrtarisht, thuhet se prokuroria nuk ka pėrjashtuar asnjė nga pistat hetimore tė bėra publike njė ditė pas ngjarjes nga Prokurorja e Pėrgjithshme, Ina Rama, tė cilat nisin nga njė atentat i qėllimshėm e deri tek njė gabim njerėzor brenda fabrikės. Ngelet ende i paqartė fakti nėse do tė kėrkohet heqja e imunitetit tė ish-ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pėr tė cilin grupi hetimor qė hetoi pėr afro 15 ditė ēėshtjen, ngriti dyshimin se mund tė ketė konsumuar elemente tė veprės penale “shpėrdorim detyre”. Ende ngelet pėr t’u sqaruar pikėpyetja nėse do tė ndahet veē ēėshtja e trafikut tė municioneve, si dhe cilėt nga prokurorėt e organit mė tė lartė hetimor do tė ndjekin vijimėsinė e ēėshtjes. Tė gjitha kėto pikėpyetje sipas zyrės sė shtypit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, pritet tė zbardhen ditėn e sotme, pasi presupozohet qė sot tė pėrfundojė dhe procesi i verifikimit sė tė gjithė dosjes hetimore tė tragjedisė sė Gėrdecit
Esmeralda
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 32
Pikėt : 5917
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LAJME Empty Re: LAJME

Mesazh  Vogelushja 10.05.08 8:38

[color:4768=blue][size=18][b]Fėmija 13 vjeē, pret gishtat tek mblidhte hekurishte[/b][/size]


Fėmija i radhės qė gjymtohet duke punuar pėr tė ndihmuar familjen ėshtė Ledio Ruko, 13 vjeē. Djali nga Marinza e Fierit, ndihmonte familjen duke mbledhur hekurishte, tė cilat mė vonė i shiste. Por dita e sotme ka qenė fatale pėr gishtat e tij tė vegjėl, tė cilėt kanė fluturuar pasi njė kapsollė e gjetur mes hekurishteve i ka plasur nė duar. Ledio i vogėl tani ndodhet nė spital jashtė rrezikut, por me disa gishta mė pak.

Numri i fėmijėve qė punojnė nėn moshėn 18 vjeē ėshtė rritur nga viti nė vit. Vetėm nė 3-mujorin e parė tė vitit 2008, janė evidentuar 183 punėmarrės nėn moshėn 18-vjeēare.

Tashmė ky fenomen pėrbėn njė nga problemet mė shqetėsuese nė Shqipėri, pasi mjafton tė pėrshkosh rrugėt e kryeqytetit dhe pėrballesh me fėmijė tė moshave tė ndryshme qė punojnė nė aktivitete tė ndryshme. [/color]
Vogelushja
Vogelushja
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 233
Age : 38
Location : Nėpėr Ėndrra
Job/hobbies : Internet
Pikėt : 6082
Reputation : 1
Registration date : 12/03/2008

http://www.botashqiptareforum.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LAJME Empty Re: LAJME

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics
» LAJME
» LAJME

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi