LAJME

Shko poshtė

LAJME

Mesazh  Esmeralda prej 29.04.08 19:23

[b], Dalipi: Qeveria tė nxitė prodhimin vendas[/b]


Te tjera ...
Deputeti i Partisė Socialiste, Alfred Dalipi, kėrkoi gjatė njė konference pėr shtyp, qė qeveria tė marrė masa tė menjėhershme financiare dhe fiskale pėr produktet bujqėsore, duke nxitur prodhimin vendas bujqėsor dhe duke rikonceptuar nga e para subvencionimin.

Duke reaguar ndaj krizės sė ēmimeve tė produkteve bujqėsore, zoti Dalipi u shpreh se "apeli ka ardhur nga Banka e Shqipėrisė, ku Guvernatori i Bankės kėrkoi qė pėr njė ekonomi si Shqipėria, duhet tė rriten sipėrfaqet e mbjella dhe produktiviteti pėr njėsi".

Sipas tij, "qeveria duhet tė shtojė masėn e ndihmės financiare pėr sektorin agro-ushqimor, si dhe tė marrė masa pėr tė shmangur politikat selektive nė subvencionimin e programeve mbi bujqėsinė dhe keqpėrdorimin e fondeve nga donatorėt e huaj".

29/04/2008
avatar
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 27
Pikėt : 3808
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: LAJME

Mesazh  Esmeralda prej 29.04.08 19:25

[b]MSH hetim shkaqeve tė vdekjes sė 17 vjeēares Petriti[/b]




Grupi i punės i ngritur me urdhėr tė ministrit tė Shėndetėsisė, Nard Ndoka, pėr hetimin e rastit tė vdekjes sė Matilda Petritit, 17 vjeēares nga Korēa, po verifikon tė gjithė dokumentacionin e mjekut Xhevahir Hoxhallari, qė ka kryer ndėrhyrjen ne klinikėn private nė Pogradec dhe po shqyrton kartelėn e pacientes qė humbi jetėn dy ditė mė parė nė QSUT, konfirmoi pėr mediat Ministria e Shėndetėsisė.

Ministria siguroi opinionin publik se pėr vendime tė mėtejshme lidhur me rastin e 17 vjeēares, po priten edhe rezultatet e prokurorisė, qė po heton ēėshtjen nė fjalė.

Gjithashtu, pritet tė pėrfundojė edhe ekspertiza e Institutit tė Mjekėsisė Ligjore, qė do tė pėrcaktojė shkakun e vdekjes sė vajzės dhe rrethanave tė ngjarjes. Ndėrkohė, specialistėt e seksionit Kundėr Krimeve tė Jetės dhe Shėndetit, pranė Policisė sė Tiranės, kanė grumbulluar tė gjitha praktikat mjekėsore ndaj viktimės nė klinikėn e qytetit tė Pogradecit.

Grupi hetimor i ngritur pas ndodhjes sė kėsaj ngjarjeje, nė prezencė tė prokurorit tė ēėshtjes, ka marrė nė pyetje pėr tė pėrcaktuar pozicionin e tyre, dy mjekė otorino-laringologe pranė Repartit tė O.R.L nė QSUT, tė cilėt kanė kryer ndėrhyrjen kirurgjikale nė Pogradec dhe qė kanė qenė prezente nė momentet e fundit tė jetės sė 17 vjeēares.

Matilda Besim Petriti, dyshohet se ka humbur jetėn si pasojė e njė hemoragjie. Rreth njė muaj mė parė, viktima ka kryer njė ndėrhyrje kirurgjikale (nė bajame) nė njė klinikė private nė qytetin e Pogradecit.
Nga: 2008-04-29 15:36:02
29/04/2008
avatar
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 27
Pikėt : 3808
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi