LAJME

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

LAJME

Mesazh  Esmeralda prej 10.04.08 18:15

Njeriu mė i gjatė i botės takon presidentin e Ukrainės

Gjatėsia e 37-vjeēarit Leonid Stadnik arrin nė 2.59 metra ose 8,5 feet. Gjiganti fle nė dy shtretėr tė bashkuar dhe peshon 200 kilogramė. Gjatoshi i botės, ėshtė 37-vjeēari ukrahinas Leonid Stadnik, i cili thotė se kur e sheh veten “gjigant”, dėshiron qė ai tė mos rritet mė tepėr. Presidenti i Ukrainės Viktor Yushchenko u takua me Stadnik nė pallatin presidencial dhe i lidhi atij njė pension special, duke premtuar se do tė paguajė tre njėrėz qė t’i shėrbjenė 24 orė njeriut mė tė gjatė nė botė. Ai tashmė ėshtė i gjatė 2 metra e 59 centimetra ose sipas njėsisė matėse amerikane 8.5 feet.
Kjo gjatėsi e bėn shtetasin e Ukrainės njeriun mė tė gjatė nė botė. Kėtė, titull mė parė e kishte shtetasi i Tunisit Radhoune Charib, i cili ėshtė 17 centimetra mė i shkurtėr se Stadnik. Njeriu mė i gjatė nė botė, Leonid Stadnik nga Ukraina, sot pėr sot ėshtė edhe mė i gjatė se bariu mongolez Bao Xishun i gjatė 2.36 metra, i lindur mė vitin 1951 dhe i martuar me njė grua qė ėshtė njė metėr e diēka mė e shkurtėr. “Mėngėt e veshjeve tė mia, dy vjet tė vjetra, janė 30cm mė tė shkurta nga ē’duhet tė jenė” thotė Stadnik. “Gjatėsia ime ėshtė ndėshkim pėr mua nga Zoti. Jeta ime nuk ka kuptim nė kėto pėrmasa.

Mė vjen ēudi kur tė gjithė njerėzit mė vėshtrojnė vetem mua dhe fillojnė tė qeshin me gjatėsinė time”. Stadnik jeton nė njė shtėpi rreth 200 km nga kryeqyteti Kiev. Rritja e pakontrollueshme e Stadnikut, sipas doktorėve ka filluar pasi ai bėri njė operacioni nė tru qysh nė moshėn 14-vjeēare. Mė parė, gjiganti ukrainas ka punuar si veterinar nė njė fermė, por u detyrua qė tė largohet para tri viteve pasi nuk mund tė siguronte kėpucė nė madhėsinė e 45 centimetrave. Kėtė muaj, mė nė fund, ai u bė me njė palė kėpucė tė cilat, ia siguroi njė biznismen lokal. Ato kushtuan 200 dollarė amerikanė, shifėr qė ka vlerėn e shtatė pensioneve qė merrte mė parė Stadnik si ndihmė nga shteti i Ukrainės. Stadnik fle nė dy shtretėr tė bashkuar nė njė shtėpi tė vogėl fshati. Ai jeton sė bashku me nėnėn e tij Halyna, njė grua e divorcuar. Ai peshon 200 kilogramė dhe ka njė dhembje kronikale nė gjunjė pasi ka thyer kėmbėn disa herė nga gjatėsia. Ai punon nė kopshtin e tij, kujdeset pėr kafshėt e shtėpisė, nget biēikletėn, provon tė luajė ndonjė lloj sporti me fėmijėt e fshatit dhe ndihmon fqinjėt nė punėt e tyre. Ai i bėn tė gjitha kėto, sepse siē shprehet dhe vetė, kėshtu e kanė kėshilluar mjekėt ukrainas. Njė mik i Stadnikut tregon: “Ai ėshtė njeri zemėrgjerė dhe ka njė shpirt tė mirė. Shokėt e tij po tentojnė tė organizojnė njė udhėtim pėr tė dhe ta dėrgojnė nė malet Karpate, pėr t’i treguar se ka diēka qė ėshtė mė e madhe se ai...”. Kur e pyesin njeriun mė tė gjatė tė botės pėr t’u martuar, ai qesh dhe pėrgjigjet: “Eh... kush mė merr mua pėr burrė?”

Beqir SINA : Gazeta Albania
avatar
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 26
Pikėt : 3567
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: LAJME

Mesazh  Esmeralda prej 30.09.09 8:39

Hidhet drite mbi kafken e Hitlerit

Kafka e cila mendohej se ishte e Adolf Hitlerit, i perket nje gruaje. Perfundimi ka dale pas nje testi te ADN-se te kryer mbi ato qe mendohej se ishin mbetjet e diktatorit.
Sipas “Sun”, per 64 vjet librat e historise kane shkruar se Hitleri, 56 vjec ne ate kohe, qelloi veten ne koke ne bunkerin e tij pasi kishte pire nje pilule cianuri. Me pas kufoma e tij u dogj pjeserisht dhe u varros jashte bunkerit. Ushtria e Kuqe zhvarrosi ate qe mbeti nga trupi i tij dhe e coi ne Rusi. Ne 1970 KGB-ja kerkoi qe mbetjet e gjetura te digjeshin perfundimisht, duke shpetuar pjeserisht vetem kafken dhe nofullat. Me pas nje arkeolog amerikan, Nick Bellantoni mori leje per te analizuar keto mbetje dhe pasi kreu analizat e ADN-se, ka zbuluar se kafka jo vetem qe i perket nje gruaje, por eshte edhe me e re se Fuhrer.

Kafka mund te jete e te dashures se re te Hitlerit, Eva Braun, por nuk perjashtohet mundesia qe t’i perkase nje personi te trete. “Mund te jete kushdo, pasi nuk ka asnje prove qe Braun te kete qelluar veten apo te jete vrare”, tha Bellantoni. Ne vitin 2000 Moska ka ekspozuar per here te pare ne histori te gjithe eshtrat e gjetura ne bunkerin e Hitlerit, perfshire edhe mbetjet e analizuara.
avatar
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 26
Pikėt : 3567
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi