Pėrse po sulmohet presidenti Moisiu

Shko poshtė

Pėrse po sulmohet presidenti Moisiu

Mesazh  mjeshtri prej 06.11.09 23:27

Lexova me kujdes "recensionin" e znj. Halili mbi librin e fundit tė ish-Presidentit Moisiu, ndonėse ky "zhanėr" i suksesshėm letrar pritet qė tė vazhdojė tė hidhet nė tregun shqiptar edhe nė ditėt qė vijnė.


Si lexues i shtypit nga jashtė vendit, ne shkrime tė kėtij lloji njeriu pėrpiqet tė gjejė atė qė autori i librit gati-gati autobiografik nuk ka arritur ta thotė nė dimensionin e duhur apo qė pėr arsye tė ndryshme, pėrfshirė ato etike, apo qė lidhen me ndjeshmėrinė qė krijojnė nė momentin e dhėnė (vetėm dy a tre vjet mbas mbarimit tė mandatit presidencial).


Nė fakt nuk gjeta asnjėrėn prej kėtyre. Kėshtu vetėpozicionimi i znj. Halili si "ish-funksionare shteti" mendoj se ėshtė i pasaktė, madje edhe megaloman mbasi stafet e ngushta, mbėshtetėse edhe pėr Presidentin e Republikės nė sistemin politik tė Shqipėrisė nuk janė tė tillė, ato thjesht emėrohen nga titullari dhe janė tė pavotuara gjėkundi. Si rregull, funksionarė shteti konsiderohen ata individė, postet publike tė tė cilėve emėrohen apo zgjidhen nga Kuvendi (Shqipėria ėshtė Republikė Parlamentare).


Qysh nė fillimet e "recensionit" tė saj letraro-politik, znj. Halili mundohet tė gjejė njė justifikim filozofik pėr "thyerjen e heshtjes" nga ana e saj, edhe pse e di mire se tė bėsh publike ato qė ndodhin nė sallonet e politikės kur je pjesė e stafeve tė institucioneve ėshtė asgjė mė pak se "tė pėshtysh nė pjatėn ku je ushqyer" jo pak, por gjatė mė shumė se gjysmės sė mandatit Presidencial tė z. Moisiu. E kėtė justifikim ajo e gjen nė njė "lidhje" pa lidhje kur deklaron se "tė heshtėsh, do tė thotė mė shumė dobėsi, sesa fisnikėri".


Mė tej, znj. Halili merr pozėn e bartėsit tė sė vėrtetės duke deklaruar se "respekti mė i lartė ėshtė ndershmėria dhe ndershmėria mė e kulluar mbėshtetet tek vėrtetėsia", natyrisht qė e ka fjalėn pėr vėrtetėsinė sipas mendjes sė saj.

mjeshtri
Antarė/e
Antarė/e

Numri i postimeve : 5
Pikėt : 3315
Reputation : 0
Registration date : 06/11/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi