Turistėt e huaj, ja ēfarė vizitojnė nė Shqipėri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Turistėt e huaj, ja ēfarė vizitojnė nė Shqipėri

Mesazh  Vogelushja prej 13.08.08 20:56

Kur turistėt kosovarė dhe maqedonas kanė nisur ta lėnė Durrėsin pėr tė pushuar drejt Vlorės apo Sarandės, turistėt e kulturės, ata anglezė, gjermanė, italianė, holandezė e shumė tė tjerė preferojnė qė Shqipėrisė pėr thuajse njė javė tė vizitojnė Butrintin, Gjirokastrėn e sė fundi edhe Beratin. Nga njė vėzhgim i shpejtė nė ato pak agjenci turistike shqiptare qė merren me organizimin e tureve pėr turistėt e kulturės, mund tė mėsosh se edhe pse janė rritur kėrkesat, ende mbetet e vėshtirė qė njė organizim i turistėve tė krahasohet me standardet e agjencive tė vendeve tė tjera si Turqia, apo Egjipti, ku shumė shqiptarė janė drejtuar pėr tė kaluar pushimet e tyre. Kjo, shpjeguar nga vetė operatorėt turistikė qė kanė marrė pėrsipėr tė promovojnė Shqipėrinė, pėrveē mungesės sė infrastrukturės rrugore, ka si arsye edhe tregun informal tė industrisė sė saponisur tė turizmit.

[b]Destinacionet[/b]

Vlora dhe Saranda pėr plazhet dhe Butrinti, Gjirokastra dhe sė fundi Berati renditen nė listėn e vendeve mė tė vizituara nga turistėt e kulturės. Ajo qė mbetet tepėr pozitive, ėshtė fakti se shumica e operatorėve turistikė qė merren me “incoming”, ardhjen e turistėve tė huaj nė vend, e theksojnė fare qartė rritjen e dukshme tė kėrkesave qė vijnė nga jashtė Shqipėrisė.

Ndėrsa turistėt e plazheve, pas qėndrimit njė apo dyditor nė kryeqytet, rendin drejt Vlorės dhe Sarandės pėr tė qėndruar thuajse njė javė, turistėt e kulturės organizohen nė ture, me qėllim qė nė ato pak ditė qė qėndrojnė tė vizitojnė sa mė shumė tė munden. Kėshtu, agjencitė turistike nuk mund ta mohojnė kurrsesi edhe njė lloj orientimi qė u bėjnė klientėve tė tyre sa i pėrket pėrbėrjes sė tureve, por nga ana tjetėr edhe vetė turistėt kanė diēka nė mendje. Sigurisht, qė pas bisedave qė kanė kryer me miqtė e tyre, njė formė e sigurt e marketingut qė i bėhet Shqipėrisė, turistėt e kėtij lloji kėrkojnė tė vizitojnė me patjetėr Butrintin e Gjirokastrėn. Ndėr tė tjera po vizitohet sė fundi edhe Kruja dhe Berati, ku ky i fundit, pasi i ėshtė shtuar listės sė qyteteve qė mbrohen nga “UNESKO”, ka ngjallur kėrshėrinė e turistėve qė shkelin Shqipėrinė. “Ajo qė ėshtė e re nė kėtė vit, ėshtė kėrkesa e klientėve pėr tė vizituar Bylisin apo Varret e Kamenicės, dy destinacione tė rinj nė listėn e vendeve mė tė frekuentuara”,- shprehet pėr gazetėn “Shekulli”, administratori i njė prej agjencive turistike, Kliton Gėrxhani. Sa i pėrket turistėve tė plazheve, Gėrxhani thotė se ende kryesojnė shumicėn e numrit tė pushuesve tė huaj nė Shqipėri. “Kėtė vit ka edhe njė shtesė tė madhe tė numrit tė maqedonasve, por gjithashtu edhe tė shqiptarėve qė banojnė jashtė vendit”,- bėn me dije Gėrxhani.

[b]Origjina e turistėve[/b]

Maqedonia, Kosova e mė tej Mali i Zi duket se janė vendet kryesore pėr nga nisen turistėt qė duan tė kalojnė pushimet nė Shqipėri. Por kryesisht nga kėto vende kanė hyrė nė Shqipėri pėr tė pushuar pranė bregdetit tė Adriatikut ose tė Jonit. Ndėrsa pėr tė vizituar pikat kulturore dhe arkeologjike nė vend mbeten mė shumė tė interesuar italianėt, gjermanėt, anglezėt, serbėt dhe grekėt. Nėse i bėn njė ndarje Europės e Amerikės, sipas interesimit tė banorėve tė tyre pėr Shqipėrinė, mund tė shohėsh se mė shumė mbeten tė interesuar banorėt e kontinentit tonė. “Ndėr turistėt e Europės Veriperėndimore mbeten gjermanėt, anglezėt, italianėt, holandezėt dhe grekėt, qė kryesisht e vizitojnė Shqipėrinė nė mėnyrė individuale. Ndėrsa nga Europa Qendrore shihet njė interesim i dukshėm nga ēekėt, polakėt e sllovenėt. Nuk duhet harruar interesimi i turistėve amerikanė, kanadezė, japonezė, kinezė dhe tajlandezė”,- tregon Gėrxhani. Nė bazė edhe tė qėllimit tė vizitės qė turistėt i bėjnė Shqipėrisė, zgjat edhe periudha e qėndrimit. Pėr ata qė frekuentojnė plazhet nga njė javė deri nė 15 ditė, kurse pėr turistėt e kulturės, ditėt maksimale mund tė numėrohen vetėm deri nė 7.

[b]Pse Shqipėria?[/b]

Operatorėt turistikė kėrkojnė t’i bėjnė njė shpjegim tė arsyeshėm rritjes sė numrit tė turistėve drejt vendit tonė. Sipas tyre, jo gjithēka lidhet me spotet publicitare nė televizione ndėrkombėtare, edhe pse ato e kanė krijuar njė lloj efekti. “Rritja ėshtė shumė graduale, pra nga viti nė vit, ka njė shtesė tė dukshme turistėsh. Duhet thėnė se, pasi shumė turistė kanė zbuluar Kroacinė dhe Malin e Zi, kanė njė tendencė edhe pėr tė zbuluar Shqipėrinė, kryesisht nėpėrmjet formės sė njohur qė dy vetė flasin me tre tė tjerė, tre me shtatė e kėshtu me radhė. Nuk duhet mohuar se kjo tendencė pėr tė njohur Shqipėrinė, vjen edhe prej stabilitetit politik, ekonomik dhe social qė ata dinė, por nga ana tjetėr vjen edhe prej nevojės pėr njė destinacion tė ri turistik nė axhendėn e ēdo turisti”,- shpjegon administratori i njė prej agjencive qė presin turistė tė huaj, Kliton Gėrxhani.

Kurse nė kėndvėshtrimin e kostos, duket se Shqipėria pėrfiton ende pėrparėsi. Sepse tė pushosh nė Mal tė Zi apo nė Greqi, dy vende konkurruese me Shqipėrinė sa i pėrket pozitės gjeografike dhe pasurive natyrore, kushton mė shumė.
[b]
Agjencitė e huaja: Numri i turistėve maqedonas nė Shqipėri rritet me 88%[/b]

Numri i turistėve maqedonas qė kanė hyrė nė Shqipėri ėshtė rritur me 88 pėr qind pėr kėtė vit. Mbi 1 mijė pushues maqedonas kanė shkelur kufirin shqiptar, duke braktisur si destinacion pushimi Greqinė, pėr shkak edhe tė konfliktit qė ėshtė ende i pranishėm sa i pėrket ēėshtjes sė emrit tė Maqedonisė. Ky fakt bėhet i ditur nga Agjencia Bullgare e Lajmeve “Fokus”, e cila pasi i referohet burimeve greke tė informacionit, bėn me dije se numri i turistėve maqedonas qė i drejtoheshin Greqisė ka rėnė ndjeshėm. Sipas agjencisė sė lajmeve “Fokus”, pritet qė gjatė kėtij muaji tė ketė edhe njė dyfishim tė numrit tė maqedonasve qė i janė drejtuar Shqipėrisė. Njė nga arsyet e braktisjes qė pushuesit maqedonas u kanė bėrė destinacioneve tradicionale, Greqisė dhe Malit tė Zi ėshtė edhe kostoja e lartė e pushimeve. Edhe pse vitin e kaluar maqedonasit kanė patur si destinacion kryesor Durrėsin, kėtė vit duket se kanė dėshiruar tė zbulojnė njė tjetėr destinacion tė ri pėr ta, Vlorėn. Nė kėtė qytet gjatė muajit korrik dhe ditėve tė para tė gushtit, konfirmuar edhe nga korrespondentja e “Shekullit”, Anila Peēi, ėshtė shtuar ndjeshėm numri i turistėve maqedonas, por edhe i turistėve kosovarė qė kishin prenotuar pushimet.

[b]Turizmi, mungojnė paketat turistike pėr vendasit[/b]

Mbeten ende nė varėsi tė organizimit vetjak pushimet nė Shqipėri. Agjencitė turistike nė Tiranė thonė se nuk disponojnė paketa turistike pėr vendasit, duke u fokusuar mė shumė tek turistėt e huaj qė duan tė njohin Shqipėrinė. Sipas tyre, kjo ndodh pėr shkak se turistėt shqiptarė i besojnė mė shumė njohjeve tė tyre individuale pėr tė zgjedhur hotelet apo plazhet nė qytetet shqiptare. “Nuk kemi paketa pėr qytetet bregdetare shqiptare”,- thotė njė nga punonjėset e njė prej agjencive nė Tiranė. Por sipas operatorėve turistikė, mungesa e kėtyre paketave vjen edhe prej faktit se industria e turizmit nė vendin tonė ėshtė ende e pazhvilluar. Nga ana tjetėr, vetė administratorėt e hoteleve nuk preferojnė qė t’u japin ēmime mė tė lira agjencive turistike, nė kėmbim tė njė fluksi mė tė lartė turistėsh. Kėshtu, shqiptarėt me banim nė Shqipėri duhet tė presin edhe mė, derisa agjencitė turistike qė merren me promovimin e Shqipėrisė, t’u ofrojnė paketa turistike konkurruese, krahasuar me ēmimet qė mund tė gjejnė individualisht nė destinacionet ku duan tė shkojnė.

[b]Vendet mė tė frekuentuara[/b]

-Tirana

-Durrėsi

-Shkodra

-Korēa

-Lezha

-Butrinti

-Gjirokastra

-Berati

-Apolonia

-Bylisi

-Varret e Kamenicės

[b]Shifra[/b]

386 772

Ėshtė numri i pėrgjithshėm i turistėve tė huaj qė kanė hyrė nė Shqipėri nga janari deri nė muajin qershor tė kėtij viti.

28

Pėr qind e turistėve tė huaj qė kanė hyrė nė Shqipėri nga muaji janar e deri nė muajin qershor tė kėtij viti janė nga Maqedonia.

25

Pėr qind e turistėve qė kanė hyrė nė Shqipėri nga muaji janar e deri nė muajin qershor tė kėtij viti janė shqiptarė tė Kosovės.

13

Pėr qind e turistėve qė kanė hyrė nė Shqipėri nė janar-qershor janė nga Mali i Zi, 9 pėr qind janė italianė, 8 pėr qind serbė, 5 pėr qind grekė dhe 4 pėr qind anglezė.
avatar
Vogelushja
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 233
Age : 32
Location : Nėpėr Ėndrra
Job/hobbies : Internet
Pikėt : 3676
Reputation : 1
Registration date : 12/03/2008

http://www.botashqiptareforum.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Turistėt e huaj, ja ēfarė vizitojnė nė Shqipėri

Mesazh  KingiaBurrel prej 23.06.12 15:05

ehe keto vende jan te bukura me then te drejten...
avatar
KingiaBurrel
Vip
Vip

Female
Numri i postimeve : 203
Age : 22
Location : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Job/hobbies : Te shoh lot dhe gjak ne syte e rivales
Humor : Te qaft jotom/....
Pikėt : 2286
Reputation : 0
Registration date : 23/06/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi