HAPĖSIRĖ E PAFUND
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėr vete, pėr ty, pėr tė dy sėbashku

Shko poshtė

 Pėr vete, pėr ty, pėr tė dy sėbashku  Empty Pėr vete, pėr ty, pėr tė dy sėbashku

Mesazh  KingiaBurrel 24.06.12 5:07

Dashuria, mirėkuptimi dhe respekti janė trekendėshi i lumturisė
bashkėshortore. Ato janė kėshtjella e saj e mirėmbrojtur, e cila mbron anijen e
martesės prej mbytjes, kur mbi tė vėrshon deti i problemeve dhe i
konflikteve.

Por nuk ka shtėpi pa probleme, qofshin tė vogla
apo tė mėdha. Shpesh ndodh qė kėto tė lėnė njė lloj ftohjeje dhe venitjeje, tė
cilat kėrcėnojnė harmoninė e familjes. Tė dy bashkėshortėt kanė pėrgjegjėsinė e
pėrbashkėt nė ruajtjen e ngrohtėsisė sė ndjenjave dhe dashurisė mes tyre, qė tė
sigurohet vazhdimėsia e jetės bashkėshortore.

Ndodh ndonjėherė qė nė
jetėn bashkėshortore tė ketė momente zvenitjeje mes dy bashkėshortėve. Njė
person qė e mohon kėtė gjė nuk ėshtė i sinqertė. Ėshtė mė i zgjuar ai qė shuan
konfliktin, sesa ai qė e zvarrit atė. Duke qenė se bashkėshortėt janė njė qenie
e vetme, pėrgjegjėsia, qė kėtyre problemeve t'i jepet fund, ėshtė e pėrbashkėt.
Njė nga mėnyrat qė mund t'i japin fund kėsaj zvenitjeje janė takimet familjare
dhe udhėtimet brenda qytetit, qė nga ana e tyre e gjallėrojnė jo vetėm jetėn
brenda familjes, por edhe ndjenjat mes bashkėshortėve.Mėnyrat e
thyerjes sė monotonisė nė jetėn bashkėshortore mund tė jenė tė ndryshme e tė
shumėllojshme, por barra mė e madhe i bie gruas, pasi ajo ka mundėsi qė ndjenjėn
e dashurisė e tė ngrohtėsisė, tė zvenitura mes tyre nga rutina e pėrditshme e
punės, t'i zgjojė duke rregulluar veten e saj apo edhe me sistemimin e shtėpisė.
Mund tė jetė ndonjė dhuratė e shkėmbyer me njėri-tjetrin apo edhe fjalėt e mira,
tė humbura prej kohėsh mes tyre, pasi vendin e tyre e kanė zėnė fjalėt e
punės.

Fjalėt qė thuhen tė jenė nė pėrshtatje me natyrėn, gjendjen e
bashkėshortėve, pasi nė rast tė kundėrt ato mund tė lėndojnė. Lidhur me kėtė po
sjellim njė shembull: Njė burrė i verbėr u martua me njė grua, e cila pėrherė i
fliste pėr bukurinė e saj. Njė herė po i thoshte tė shoqit: "A sikur tė shihje,
pasi sytė e tu do tė kėnaqeshin me bukurinė e fytyrės sime, ngjyrėn e kuqe tė
faqeve tė mia dhe me flokėt e zinj." Ai e dėgjonte, jo pa dhembje dhe njė herė,
pasi durimi i kishte mbaruar, i tha: "Nėse ėshtė e vėrtetė kjo qė po thua, ata
qė shohin nuk do tė tė linin ty me mua."

Vetė puna e bashkėshortit mund
tė bėjė qė gruaja, nė tė shumtėn e rasteve, tė mbetet e vetme nė shtėpi, mes
fėmijėve, duke ndjerė se ajo ėshtė e vetmja pėrgjegjėse pėr edukimin e tyre. Kjo
gjendje mund t'i sjellė asaj mėrzitje e zvenitjeje tė jetės bashkėshortore.
Shėrimi i kėsaj gjendjeje mund tė jetė edhe njė dhuratė e vogėl, e cila i bėn
asaj tė ndjejė e tė kuptojė qė e tėrė puna e bashkėshortit, nuk ėshtė vetėm
personale, por ėshtė pėr tė dhe familjen. Vetė llojshmėria dhe ndryshimi janė
shkaqe qė largojnė ftohjen mes bashkėshortėve, pasi jeta nuk ėshtė vetėm dhėnie
e marrje materiale mes tyre.Roli i burrit nė shtėpi nė
edukimin e fėmijėve

Prezenca e tij ndonjėherė nė kuzhinė, kur
gruaja gatuan, do tė ishte pozitive. Ai mund ta ndihmojė nė punėt qė ajo ka
nevojė, sepse si i thonė njė fjale, njė dorė e vetme nuk
duartroket.

Madje edhe vetė problemet, me tė cilat pėrballet familja nė
momente tė ndryshme, mund tė jenė shkak pėr thyerjen e rutinės dhe tė monotonisė
nė familje, sigurisht pėr gratė qė dinė si t'i trajtojnė ato, pasi nė disa ēifte
ato konsiderohen edhe si "erėzat" e jetės bashkėshortore.

Madje, nga kėto
probleme mund tė pėrfitohet, nė mėnyrė qė tė mos pėrsėriten nė tė
ardhmen.

Njė zgjidhje tjetėr e kėtij problemi, qė sa vjen e po shtohet
nėpėr familje, ėshtė edhe durimi. Sado probleme tė lindin, ato patjetėr qė do ta
kenė njė fund, duhet tė kesh durim pėr t'i pėrballuar. E pėrsėri, mes
bashkėshortėve do tė kthehet harmonia e ngrohtėsia qė kishte
munguar.Mendime "tė ēmendura" pėr njė martesė tė
lumtur

Duhet tė vendosen rregulla, parime qė tė lehtėsojnė
monotoninė, mėrzitjen dhe presionet qė ajo ka. Kėtu janė disa mendime dhe
sugjerime, pėr t'i dhuruar jetės bashkėshortore fragmente tė
lumtura.


Tė dy sė bashku

-Parfumet janė
shkopi magjik pėr qetėsimin e nervave, ndjelljen e ndjenjave tė mira, si dhe nė
krijimin e njė atmosfere tė ngrohtė nė shtėpi.

-Do tė ishte gjė e bukur,
qė nė fillim tė martesės tė zotoheshit qė tė mos ishit vetėm dy bashkėshortė,
por qė burri yt tė jetė i dashuri, shoku dhe njėkohėsisht vėllai yt, e
anasjelltas, gruaja jote tė jetė e dashura, motra dhe shoqja jote. Kjo e bėn
jetėn mė tė bukur dhe mė tė lumtur.-Disa lojėra logjike dhe kulturore,
por qė tė jenė tėrheqėse dhe tė bukura, do tė ishin shumė argėtuese. Njė ditė nė
muaj ti me gruan dhe fėmijėt kalojeni mė kėto lloj lojėra. Kėtė ditė zgjidhe sė
bashku me burrin dhe asnjėri tė mos heqė dorė nga fitorja, qė entuziazmi tė
pushtojė shpirtrat tuaj.

-Lėr njė ditė tė javės pėr vete dhe burrin tėnd.
Zgjidhe ti dhe kaloni momente tė bukura, qė fuqia e lidhjes mes jush tė
rritet.


Pėr tė

-Interesimi yt pėr veten tėnde
dhe pastėrtinė vetjake brenda shtėpisė ėshtė njė nga themelet e jetės
bashkėshortore. Gruaja nuk ėshtė pėrgjegjėsja e vetme pėr rregullin brenda
shtėpisė.

-Mos kurse fjalėt e ėmbla pėr ndonjė veshje tė bukur apo ndonjė
veprim tė gruas tėnde, sidomos pėrpara fėmijėve, pasi kjo do t'i japė jetės sė
tyre kėnaqėsi, duke qenė se ti je udhėheqėsi i tyre.

-Ftoje gruan tėnde
pėr tė ngrėnė darkė jashtė shtėpisė dhe zgjidh njė vend tė qetė. Ki kujdes qė
kjo ftesė tė mos jetė me ndonjė qėllim apo shkak.

-Lėvizja dhe vrapimi
ėshtė shumė e dobishme. Nė vend qė tė shoqėrohesh me njerėz tė tjerė shoqėrohu
me gruan tėnde.-Mos u pėrpiq tė qortosh gruan tėnde nė sy tė fėmijėve tė
tu, sepse ajo ėshtė ėshtė shoqja e jetės e jo punėtorja jote.

-Blerja e
njė dhurate, sado e vogėl qoftė, do tė thotė shumė pėr
tė.



Pėr ty bashkėshorte

-Interesimi
personal pėr veten tėnde nuk kėrkon shumė mund.

-Flisni sė bashku me
burrin pėr gjėra tė pėrbashkėta mes jush, sepse ai nuk ėshtė specialist dhe nuk
i intereson ato qė thuhen pėr rrobat apo veshjet e reja tė modės. Kėto lloj
bisedash janė tė bezdisshme pėr disa gra e jo mė pėr burrat.

-Lėre
mėnjanė mėnyrėn e pyetje–pėrgjigjeve gjatė dialogjeve, por pėrpiqu tė jesh e
zgjuar nė bisedat me tė.

-Xhelozia e tepruar ėshtė shkaku kryesor pėr
pėrfundimin e shumė marrėdhėnieve martesore. Ti patjetėr qė duhet tė kesh besim
tek vetja e herė pas here mos ngurro ta pyesėsh burrin se si tė sheh ty si grua
e si tė dashur, ēfarė do tė dėshironte tė shihte tek ti. Pėrpiqu t'i zbatosh sa
tė mundesh. Ji e kujdesshme dhe e butė gjatė pyetjeve. Gjithashtu, edhe ti
thuaji se ēfarė tė pėlqen tė shohėsh tek ai.-Nėse ndodh ndonjė problem
mos guxo tė ngresh zėrin pėr tė vėrtetuar qė ti je e fortė. Fuqia ėshtė tek
mendja. Gjatė tė bėrtiturave ti nuk do tė mundesh tė mendosh. Qetėsohu, mendohu
dhe mėso si tė mund tė mbash veten e tė jesh e qetė. Nėse je nė kėmbė, ulu apo
ndėrro vend, pėrpiqu tė mos flasėsh.

Kėto ishin disa mendime qė tė gjithė
i kemi menduar, ndoshta i kemi bėrė dhe pa vetėdije. Duhet tė kemi kujdes nė atė
qė bėjmė, flasim, veprojmė, qė jeta bashkėshortore tė jetė e lumtur si njė
kopsht me lule.
KingiaBurrel
KingiaBurrel
Vip
Vip

Female
Numri i postimeve : 203
Age : 28
Location : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Job/hobbies : Te shoh lot dhe gjak ne syte e rivales
Humor : Te qaft jotom/....
Pikėt : 4692
Reputation : 0
Registration date : 23/06/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi