HAPĖSIRĖ E PAFUND
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

9 mėnyrat pėr t'i thėnė “JO” plakjes

Shko poshtė

 9 mėnyrat pėr t'i thėnė “JO” plakjes Empty 9 mėnyrat pėr t'i thėnė “JO” plakjes

Mesazh  KingiaBurrel 23.06.12 14:26

Ėshtė thėnė e stėrthėnė qė konsumimi i cigares dhe ekspozimi i gjatė nė diell pėrshpejtojnė procesin e plakjes. Por nėse doni tė ktheni orėn mbrapa, ose tė paktėn ta ngadalėsoni atė, mos anashkaloni edhe disa zakone tė tjera, nė dukje tė padėmshme, tė cilat mund t'i sabotojnė pėrpjekjet tuaja pėr tė qėndruar tė rinj.

1. Flini vonė
Puna gjatė ditės, angazhimet e tjera pas orarit tė punės apo edhe emisionet nė orėt e vona tė natės e shtyjnė orarin e gjumit. Kjo mund tė jetė shumė e dėmshme pėr shėndetin, pasi studimet e lidhin atė me presionin e lartė tė gjakut, diabetin, shtimin nė peshė dhe tė dukurit tė lodhur dhe mė tė mėdhenj nė moshė.

Reagoni
Nuk ėshtė e thėnė qė mund tė keni nevojė pėr 8 orė tė plota gjumi ēdo natė, por jepini mė shumė rėndėsi gjumit dhe trupi juaj do t'ju falėnderojė pėr kėtė. Nevojat pėr gjumė tė gjithsecilit janė tė ndryshme dhe pėr tė zbuluar se cilat janė nevojat tuaja, ekspertėt rekomandojnė qė tė hiqni alarmin e zgjimit dhe tė shikoni pėr sa orė gjumė ka nevojė trupi juaj.2. Keni dobėsi pėr ėmbėlsirat
Njė dietė e pasur me sheqer prish linjat tuaja, por tashmė ekspertėt mendojnė se pėrveē kėsaj mund ta bėjė lėkurėn tuaj mė tė thatė dhe me rrudha. Pėrgjegjės pėr kėtė ėshtė procesi nėpėrmjet tė cilit sheqeri nė gjak u ngjitet proteinave, duke formuar proteina tė reja tė dėmshme.
Sa mė shumė sheqer konsumoni, aq mė shumė kėto proteina shtohen, duke dėmtuar kolagjenin dhe elastinėn, tė cilat e ndihmojnė lėkurėn tė qėndrojė e tendosur dhe elastike, rrjedhimisht krijohen rrudhat. Kėto efekte fillojnė nė moshė 35-vjeēare dhe pėrparojnė shumė shpejt pas kėsaj moshe.

Reagoni
Nuk ėshtė e lehtė tė eliminoni tėrėsisht sheqerin, por ta kufizoni atė mund t'ju ndihmojė. Kini kujdes sidomos me sheqerin e shtuar "vjedhurazi" nė disa ushqime, pasi shumė ushqime tė pėrgatitura pėrmbajnė sasi tė konsiderueshme sheqeri, tė fshehura nėn emra tė tjerė nė listėn e pėrbėrėsve.

3. Stresi i pėrditshėm
Profesioni, ēėshtjet familjare e ekonomike shkaktojnė stresin e pėrditshėm, qė mbase mund tė duket normal. Stresi rrit pėrqendrimin e hormoneve kortizol dhe norepinefrinė nė gjak. Herė pas here, kjo mund tė jetė arsyeja pse shėrimi i njė sėmundjeje kėrkon njė kohė mė tė gjatė se normalja dhe pse zona tė trurit qė kanė tė bėjnė me tė lexuarit, kujtesėn dhe humorin, ndihen mė tė lodhura.

Reagoni
Stresi nuk ikėn asnjėherė plotėsisht, por ėshtė diēka qė mund ta menaxhoni. Njė frymėmarrje e thellė ėshtė njė antistres shumė i mirė. Gjeni kohė pėr kėtė tė paktėn dy herė gjatė ditės. Nuk ju merr mė shumė se dy minuta. Bėjeni nė mėngjes, para gjumit dhe sa herė qė ndiheni tė mėrzitur.

4. Stėrviteni vetėm kur doni tė bini nė peshėUshtrimet janė mė efektivėt kur ėshtė fjala pėr ta kthyer kohėn mbrapa, por shumė prej nesh nuk i kuptojmė pėrfitimet e tyre sepse i lidhim thjesht me rėnien nga pesha.
Studimet tregojnė se tė qenėt aktiv nė mėnyrė tė pėrhershme lufton fenomenin "brain fog" (mungesa e pėrqendrimit, harresa), redukton inflamacionin, parandalon diabetin e tipit 2 dhe tė tjera gjendje kronike qė pėrparojnė me kalimin e kohės.

Reagoni
Mos i harroni nė dollap kėpucėt tuaja sportive. Zgjidhni sportin tuaj tė parapėlqyer si tė ecurit, ēiklizmin apo kėrcimi dhe pėrpiquni ta praktikoni pėr rreth 25 minuta nė ditė. Shtojini pak nga pak kėto minuta me kalimin e kohės dhe nėse ndonjė ditė nuk arrini dot ta bėni, mos e lini kėtė tė bėhet zakon. Vazhdoni sėrish tė nesėrmen.

5. Pėrdorni shumė kufjet
Asgjė nuk ju bėn tė dukeni mė tė plakur sesa kufjet nė vesh, teksa pėrgjigjeni "mė falni, si thatė?". Humbja e dėgjimit pėrparon ngadalė si rezultat i ekspozimit kundrejt qindra decibelėve nė vesh, shpesh tė pėrditshme, si i-Podėt, MP3-shėt apo edhe tharėset e flokėve.

Reagoni
Mbani sa mė tė ulėt volumin e i-Podit. Vini kufjet kur jeni pranė zhurmave tė tjera si mullinjtė elektrikė tė kafes apo korrėset e barit.6. Nuk takoheni me shoqėrinė
Keni kohė qė nuk i keni takuar me miqtė tuaj, pėr shkak tė mungesės sė kohės? Studimet tregojnė se miqėsitė e mira ndihmojnė nė jetėgjatėsi dhe gjithashtu mund tė na ndihmojnė tė mbrohemi nga mbipesha, depresioni dhe problemet e zemrės. Ja pse ndihemi tė rimbushur me energji pas njė takimi me miqtė e dikurshėm tė shkollės.

Reagoni
Miqtė ju ndihmojnė tė qėndroni tė rinj. Nėse angazhimet e pėrditshme ju pengojnė, caktoni njė ditė tė veēantė pėr takimet me miqtė. Gjithashtu, nė ndihmė ju vijnė edhe rrjetet sociale si Facebook-u. Tė qėndruarit nė kontakt me miqtė ju ndihmon tė ndiheni mė afėr tyre.

7. Hani fruta dhe perime, por jo ēdo ditė
Me siguri e dini qė frutat dhe perimet, tė pasura me antioksidantė, ju ndihmojnė tė qėndroni tė rinj. Ato kanė tė ashtuquajturat radikale tė lira, tė cilat janė tė domosdoshme. Antioksidantėt qėndrojnė aktivė vetėm pėr pak orė dhe duhen marrė pėrsėri, kėshtu qė mos mendoni se jeni "karikuar" pėr gjithė javėn nėse hani njė sallatė tė bollshme tė hėnėn.

Reagoni
Pėr tė maksimizuar pėrfitimet nė luftėn kundėr moshės, konsumoni frutat dhe perimet ēdo katėr orė.

8. Evitoni yndyrat
Tė shmangni yndyrat si ato qė gjenden tek peshku, arrat apo vaji i ullirit ėshtė njė gabim. Njė prej tyre, acidi yndyror omega 3, konsiderohet yndyra antimoshė. Ai thelbėsor pėr mbrojtjen e trurit, zemrės, kockave dhe lėkurės. Studimet tregojnė se njė sasi mė e madhe e konsumuar e kėtyre yndyrave ndikon nė jetėgjatėsi.Reagoni
Mbani mend qė rreth 20-35 pėr qind e kalorive ditore duhet tė vijnė prej yndyrave, kryesisht atyre tė shėndetshme, qė pėrmendėm mė lart.

9. Nuk mbani mend herėn e fundit kur keni bėrė seks
Seksi ju bėn tė ndiheni mirė dhe pėrmirėson humorin tuaj, por gjithashtu ėshtė shumė i mirė pėr shėndetin.
Studimet tregojnė se njerėzit me njė jetė seksuale aktive kanė sistem imunitar mė tė fortė, mė pak dhembje, janė mė pak tė rrezikuar nga kanceri, kanė zemėr mė tė shėndetshme dhe mė pak stres. Dhe lajmi mė i mirė: mund t'ju bėjė tė dukeni mė tė rinj edhe mė shumė se 12 vjet..
KingiaBurrel
KingiaBurrel
Vip
Vip

Female
Numri i postimeve : 203
Age : 28
Location : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Job/hobbies : Te shoh lot dhe gjak ne syte e rivales
Humor : Te qaft jotom/....
Pikėt : 4692
Reputation : 0
Registration date : 23/06/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi