HAPĖSIRĖ E PAFUND
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

intervista albanian_reviste elektronike____elvanagjata kengetarja me seksine shqiperi per vitin 2008

2 posters

Shko poshtė

intervista albanian_reviste elektronike____elvanagjata kengetarja me seksine shqiperi per vitin 2008 Empty intervista albanian_reviste elektronike____elvanagjata kengetarja me seksine shqiperi per vitin 2008

Mesazh  Esmeralda 28.03.08 15:19

Une do doja te ju kujtoja pak se kur dhe perse lindi kjo ankete.Vite me pare,ne media filloi te kritikohej imazhi seksi i kengetareve tona,duke i justifikuar kritikat me faktin se keto kengetare nuk ishin serioze.Brenda nates bukuria u shnderrua ne mallkim,por ne vendosem ti mbeshtesnim keto vajza te bukura jo vetem per inat te ketyre “artisteve serioze”, qe mundohen te justifikojne deshtimet e tyre duke i vene fajin gjithkujt, por dhe sepse te gjithe e dine,pa vajza te bukura koncertet,revistat e videot jane sa te merzitshme.Ky eshte viti i katert qe ne organizojme kete ankete.Dy vitet e para ajo u fitua nga Adelina Ismaili,gje qe na beri te vendosim nje rregull te ri ku, kengetarja e shpallur nje here fituese nuk do vendoset me ne konkurim pasi nuk do kishte kuptim s’po mendoni? Vjet ju votuat si kengetaren me seksi Zanfina Ismailin ndersa kete vit,pas rreth 2000 votimesh ne nje muaj ju shpallet si “Kengetaren me seksi ne Shqipe ‘08” Elvana Gjaten. Per ju sot sjellim nje interviste me kengetaren si dhe nje sesion fotografik,i cili publikohet i plote per here te pare ne web.

Elbino: Elvana pershendetje!Ku jeni ne keto momente dhe cfare jeni duke bere?

Jam ne dhomen time te vogel ,me njeren dore po perkedhel macen time ,kurse me tjetren po shkruaj : )

Ardit Gjebrea e cilesoi albumin tuaj debutues si me te shiturin e vitit 2007.E prisnit nje sukses kaq te madh ne nje kohe kaq te shkurter?

Ne fakt bashke me Florin kemi punuar shume,per nje kohe te gjate dhe me shume dashuri dhe prisja qe publiku ta perkrahte, por nje sukses te till te menjehershem nuk e mendoja,dhe kjo me ben shum te lumtur dhe mirenjohese te gjithe publikut artdashes.

Tani,ne Albaniac ju kane vlersuar dhe pamjen duke ju cilesuar si kengetarja me seksi ne muziken shqipe.Si ju duket ky kompliment i lexuesve tane?

Natyrisht qe cdo femer qe do merrte nje kompliment per sensualitetin e saj do ndihej mir ,gjithashtu dhe une ,por nuk dua qe imazhi im si kengetare te mbetej ne keto kufij apo te personifikohej me kete gje...

Ju keni bere disa bashkepunime te suksesshme dhe nuk di pse po mendoja qe nje duet me Genta Ismailin,do ishte superhot!Mendoni se mund te ndodh ne projektet e ardheshme?

Nuk e di,Gentet un e vleresoj shum si artiste por per projektet e mia kujdeset Flori keshtu qe duhet ta di ai me mire.

Keni filluar pergatitjet e albumit te ri?

Une me Florin nuk mund te rrime pa punuar,keshtu qe ne po punojme per kenge te reja qe si per pasoj sjell nje album te ri : )

Vazhdimisht keni eksperimentuar nga pop_i ne dance,pop folk,balada e se fundmi r'n'b...ne projektet e ardheshme do vazhdoni ne te njejten menyre apo do ti qendroni me besnike r'n'b qe faktikisht ju solli dhe suksesin me te madh?

Ne fakt muziken r‘n’b e kam dashur gjithmon dhe kam shum kohe qe doja te shfaqesha me kete stil muzikor ,mbase ky ishte momenti i duhur.Padyshim qe do vazhdoj me te njejten menyre, por kjo nuk do te thote qe mos te eksperimentoj ne rryma te tjera.

Ju keni deklaruar ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" se i keni dhene fund bashkepunimit me Getoarin.Nderkohe...dy prej hiteve tuaja me te suksesshme jane bashkepunime me Getoarin.Vertet "jo me kenge me Getin" ne te ardhmen?

Ne fakt kam thene qe momentalisht nuk mendoj te bashkepunoj me me Getin,mbase ne te ardhmen.”Mames” eshte krijim i Getoarit por bashkpunimi per te dyja kenget ka qene midis meje ,Florit dhe Getoarit,keshtu qe suksesin e ndajme te tre.Padiskutim qe i jam mirnjohese Getoarit per profesionalizmin qe ka treguar ai ne kete bashkepunim dhe kontributin e tij ne albumin tim.

A jeni ju nje prej kengetareve me te paguara ne Shqipe? Keshtu flitet midis menaxhereve te koncerteve muzikore...

Cfar rendesie ka kjo…E rendesishme eshte qe publiku me pret gjithmone ngrohte dhe kjo eshte pagesa me e madhe per nje artist.

Tek "Kenga magjike" per nje moment u duk sikur ju do ishit fituesja e cmimit te pare. C'po mendonit ne ato momente? C'do kishte ndodhur po te kishit fituar juve?

Ne fakt une nuk doja cmimin e pare,Aurela e meritonte!Cmimi me i madh qe mund te merrja nga ai festival ishte qe publiku te ndjente kengen time ashtu sic e ndjej une dhe kete cmim une e kam fituar..

Na shuani nje kuriozitet...Ku jeton dashuria e Elvanes?

Thelle ne zemren time..

Shumica e artisteve thone qe cmimet nuk kane rendesi,por pastaj nuk e fshehin dot merzitjen.Sinqerisht!Kush eshte “ndryshimi” nga fitimi i cmimit te pare dhe cmimit te trete?

Eshte thjeshte ndryshim numri,ta siguroj qe me mua ndodhi ajo cka thashe pak me lart.

Perpara se te beheshit e njohur,ju keni marre pjese ne shume festivale e konkurse muzikore ku dhe nuk ju kane vlersuar me cmime...hmmm...Po fillojme te mendojme se jo gjithmone juria ka te drejte?

Jo s’ka te bej kjo, por mendoj qe rasti i vetem qe nuk jam vlersur me cmim nga juria eshte se kam qene shum e vogel,mbase kane pasur te drejte duhet te rritesha pak : )

Do publikoni ndonje video te re se shpejti? Keni pas te planifikuar videon e kenges "Vetem ty te kam", a eshte caktuar ndonje date per premiere?

Shum shpejt do realizoj dhe nje klip te ri nje kenge te krijuar nga Flori qe s’eshte ne album.Kam dashur shume te bej nje klip per "Vetem ty te kam ", por ajo u be hit dhe keshtu s’kishte me nevoj per klip.

Dhe ne fund.Une e di qe nje dite pas Shen Valentinit do jeni ne Belgjike,por per Shen valentin ku dhe me ke do jeni?

Di qe do jem ne Shqiperi me njerzit qe dua me shum ne bote,por te siguroj qe festen e Shen Valetinit nuk e festoj.Kam pershtypjen qe te dashuruarit feste kane cdo dite.Gjithsesi ju uroj festen te gjithe shqipetareve kudo qe jane sepse jemi kombi me zemren me te madhe.
Esmeralda
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 32
Pikėt : 5917
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

intervista albanian_reviste elektronike____elvanagjata kengetarja me seksine shqiperi per vitin 2008 Empty bleona qerreti

Mesazh  Esmeralda 28.03.08 15:21

Nese ju menduat se te gjitha ishin thene per Bleonen,e keni gabim.Me nje ceremoni martese qe pritet te zhvillohet se shpejti ne Tirane,nje album te ri dhe nje turne ne mbare viset shqiptare, kengetarja ka ende per te treguar. Ndaj, ne i morem disa caste per te treguar per Albaniac, me te fundit ne lidhje me aktivitetin e saj.Oh! Mos harroni te vizitoni galerine “Oh!Shqipe” per fotot me te fundit nga kengetarja.

Elbino:Ky eshte albumi juaj i shtate gje qe ju ben juve nje prej kengetareve me produktive te muzikes shqiptare.A mund te thuhet qe albumi i ri eshte albumi me i mire qe keni realizuar deri me sot?

Bleona:Sigurisht qe po, duke mare parasysh qe muzika evolon me kohen.Ne kengetaret mundohemi te jemi sa me shume koherente duke sjelle muziken qe degjohet sot per sot ,por kjo nuk do te thote qe albumet e mia te me perpareshme nuk kane qene ne nivel.Ato kane qene shume te mira per kohen ne te cilen kane dale.Ajo qe mund te them per albumin e fundit eshte qe, une kam bere maksimumin duke u kujdesur per cdo detaj duke filluar nga tekstet, melodite orkestracionet e deri tek miksimi e masterizimi i kenges...kam punuar vertet shume ,pastaj a do ta pelqeje publiku ,kjo eshte dicka tjeter.

Cfare te reje sillni me kete album? Me cilet autore keni bashkepunuar per realizimin e tij?

Sjell me shume muzike r&b dhe kam bashkepunuar me Enis Presheven,Edi Balilin,Darkon,Virusin,Etno Engjujt etj.

Cila parashikoni se do te jete kenga hit e albumit te ri?

Shpresoj se do te jene dy kenge me shume te degjuara se te tjerat.Njera titullohet “Mandarina”, e cila eshte nje bashkepunim midis meje,Makiato band dhe Etno Engjejve me ritme r&b dhe tjetra titullohet “Qejfin gruas mos ja prish”, nje kenge me ritme popullore.

Shume prej kengetareve te njohur te viteve ’90 kane humbur ate shkelqimin e tyre dhe me rralle i shohim ne skenat muzikore.Nderkohe ju keni pasur nje sukses te qendrueshem dhe ende vazhdoni te jeni e suksesshme.Si ja arrini?

Me nje lodhje te jashtezakonshe e duke jetuar neper aeroporte(ha ha ha)

Perse vendoset qe te publikonit nje album ne gjuhen angleze?

Duke qene qe une po planifikoj te jetoj ne SHBA eshte e domosdoshme qe te mundohem te bej dicka ne anglisht aq me teper qe kenga eshte pasioni im dhe une do vazhdoj te mbetem kengetare dhe pse do te jetoj larg Shqiperise por ne asnje menyre larg publikut shqiptar.

Keni folur ne shyp se po tentoni per te depertuar ne tregun muzikor amerikan.Si ju kane shkuar punet?

Jo keq...po per te realizuar me te vertete dicka me duhet te jetoj per nje kohe te gjate ne SHBA, gje te cilen nuk kam mundur ta bej deri tani mbasi kam pasur per te perfunduar albumin shqip.

Pervec koncertit ne Nju Jork a do te zhvilloni koncerte ne shtete te tjera te Amerikes? Po ndonje turne muzikor ne Shqiperi-Kosove-Maqedoni a do te kete?

Jam duke u mare momentalisht me organizimin e nje turi madheshtor qe behet ne kuader te promovimit te albumit dhe mbahet ne korrik-gusht ne Shqiperi,Maqedoni e Kosove

Po ashtu si artistet boterore edhe shume artiste shqiptare i jane futur rruges se biznesit.A keni menduar qe dhe ju te hapni nje biznes tuajin?

Jo...une nuk mund te jem biznesmene...zakonisht harxhoj gjithmone me shume sesa fitoj

Videoja juaj e fundit “Hallall e ke” ka qene me e shikuara ne Albaniac.Ku e keni realizuar ate? I ideoni vete fabulat e videove apo ja lini ne duar produksionit?

Eshte e realizuar ne Tirane dhe me skenar e regji timen

Kur do dali ne televizion videoja e re,prezantuese e albumit me te fundit?

Akoma nuk e kam perfunduar.

Le te flasim pak per nje lajm qe ka kohe qe qarkullon ne Tirane. Eshte e vertete se Bleona do martohet?

Ceremonia do te mbahet vetem mbas pak muajsh mbasi akoma nuk kam mbaruar tourin tim.

Ceremonia do mbahet ne Sh.B.A apo Shqiperi?

Do te mbahet ne Tirane.

Te gjitha femrat “vdesin” te tregojne sesi u njohen me njeriun e zemres dhe sesi i propozoi per martese. Do i ndani me lexuesit e Albaniac keto dy momente tuajat? : )

Eshte bere histori e vjeter kjo, tashme ka me se 3 vjet qe qarkullon keshtu qe besoj shumica e dine.

Pas marteses do e shikojme ne skene Bleonen, me serioze apo ekstravagante dhe surprizuese si gjithmone?

Une nuk kam per te ndryshuar stilin tim, vetem gjendjen sociale (qesh).


Edituar pėr herė tė fundit nga cendri nė 31.03.08 8:37, edituar 2 herė gjithsej
Esmeralda
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 32
Pikėt : 5917
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

intervista albanian_reviste elektronike____elvanagjata kengetarja me seksine shqiperi per vitin 2008 Empty Elsa lila

Mesazh  Esmeralda 28.03.08 15:23

Ka shume kohe qe te gjithe e presin Elsen te rikthehet ne skenen muzikore shqiptare,jo sepse i ka munguar pasi gjithmone eshte e ftuar ne spektakle e koncerte te ndryshme, por sepse kengetarja me e njohur dhe e talentuar ne Shqipe,pas kaq vitesh ende nuk ka nje album te sajin ne gjuhen shqipe.Per fat te keq, fansat duhet te presin edhe me teper, pasi kengetarja ende nuk e ka ne plan te publikoje nje album ne shqip dhe arsyen perse, e jep pikerisht me poshte ne intervisten per Albaniac.
E PAARRITSHMJA ELSA
Ka shume kohe qe te gjithe e presin Elsen te rikthehet ne skenen muzikore shqiptare,jo sepse i ka munguar pasi gjithmone eshte e ftuar ne spektakle e koncerte te ndryshme, por sepse kengetarja me e njohur dhe e talentuar ne Shqipe,pas kaq vitesh ende nuk ka nje album te sajin ne gjuhen shqipe.Per fat te keq, fansat duhet te presin edhe me teper, pasi kengetarja ende nuk e ka ne plan te publikoje nje album ne shqip dhe arsyen perse, e jep pikerisht me poshte ne intervisten per Albaniac.Qe prej 1997 kur me debutimin ne Festivalin e Kenges ne RTVSH fitoi cmimin e pare dhe u rikthye nje vit me pas per te marre po te njejtin cmim, Elsa Lila vazhdon me thjeshtesine dhe zerin e saj te vecante, te mbetet kengetarja me e vlersuar ne Shqipe.Pas tete vjetesh ajo mbetet talenti i fundit qe ky festival zbuloi ne skenen e tij, e qe tashme e kerkon te rikthehet per nje prezantim sa me dinjtoz, ne Eurosong, por kjo kerkese duket se do te ngelet e pa plotesuar edhe kete vit e ndoshta edhe per disa vite te tjere.Sidoqofte, Elsa ka te tjera plane per 2007 dhe nje koleksion fotosh qe e tregojne ate ndryshe nga c'jemi mesuar me pare.Lexoni intervisten e mos harroni te lini pershtypjet tuaja.

Elbino

Gjate gjithe kesaj kohe qe keni qene larg Amerikes cfare ka ndodhur ndonje e re jeten tuaj profesionale dhe ate private?

Normal,une jam nje kengetare dhe persa i perket jetes artistike dhe pse nuk udhetoj pertej pacifikut, vazhdoj jeten tim artistike ne Itali.Kam vazhduar te shkruaj kenge, kam vazhduar te punoj ne studio duke mbledhur material, qe ne nje moment qe mua do me duket me i pershtashem per tregun dhe gjendjen time emocionale,psikologjike etj, ti permbledh te gjitha keto kenge dhe te dalin ne nje album.

Jeni duke pergatitur per albumin e dyte ne italisht?

Po jam duke u pergatitur per nje album ne italisht.

Vazhdon te keni kontrakten me BMG?

Me BMG e kam pasur, por tani jam ndare prej tyre

Dhe me cilen kompani vazhdoni?

Tani jam duke kontraktuar me disa kompani, dhe aktualisht nuk kam firmosuar akoma por jam ne kontraktim e siper.

Keni bashkepunuar me ndonje artist te njohur italian ne albumin tuaj te dyte?

Po normal, kam bashkepunuar me Maurizio Fabrizio qe eshte nje kompozitor shume i njohur ne Itali dhe ka shkruar per Eros Ramazzotti,Giorgia, per shume emra te medhenj dhe me ka dhene kenge edhe mua, sepse kemi bashkepunuar se bashku para gjashte vjetesh.Shume artiste te tjere pak me te vegjel, te cilet ndoshta ju nuk i njihni, por ne Itali jane shume te njohur si dhe do te kem nje duet me Massimo Ranieri.

Dmth albumi i dyte ne italisht do te jete vertet bombe!

Nuk e di sesa do te jete bombe, por une kam kohe qe po punoje dhe shpresoj qe te dali mire.

Jo, e kam fjalen, duke pasur shume kompozitore dhe kengetare te njohur qe po punojne per kete album, mendoj se do te jete i suksesshem

Shpresojme, shpresojme!

Jeni kengetarja me e vlersuar e brezit tuaj ne muzike dhe ende nuk keni nje album shqip.Pse Elsa?

Sepse, aktualisht nuk me duket momenti i duhur.Une material ne shqip, mund te kisha per pese albume jo per per nje. Sirtaret ne shtepine time i kam plot me kenge te papublikuara te shkruara nga une apo te tjere, te cilat mund te permblidheshin fare mire, jo kenge te marra nga Rumania apo Bullgaria, por kenge tamam te papublikuara ndonjehere, por nuk me duket se do te ishte e pershatshme qe nje albumi ime te dilte ne kete moment HISTORIK te tregut tone, pasi mund te kishte rrezik qe, te kalonte pa u degjuar fare apo i pakonsideruar, pasi publiku duket i terhequr nga rrymat e reja qe kane dale.

Une mendoj, perkundrazi, nqs do behej albumi do kishte shume sukses, pasi mbaj mend kur dolet heren e fundit si e ftuar ne Festivalin e Kenges ne RTVSH. Ai ishte nje moment shume cool ku salla ju duartrokiti e u ngrit ne kembe, gje qe ndodh rralle.Ma do mendja se te gjithe presin nje album prej jush.

E di, por po e mendoj dhe njehere.

Common Elsa!!! Mos u vono!

Keni konkuruar dhe fituar dy here ne F.K ne RTVSH. Dukeqene se tani ka hyre ne loje dhe Eurosong a do te riktheheni te konkuroni serisht?

Jo.Te dyja heret qe une fitova, per fat te keq televizioni shqiptar nuk kishte paguar taksat e duhura per te qene perfaqsues ne Eurosong, behet fjale per vertet shume pak.

Elsa,nje moment pasi nuk po ju degjoj mire, a mund ta ngrini pak zerin?

(qesh) Nqage jam shume e lodhur dhe jam ngritur nga gjumi para gjysem ore, ndaj flas me kete ze, pasi nuk e kam mare veten

Ok, te kerkoj te falur..

Jo nuk ka gje...zakonisht bertas

Jemi takuar ne po nuk e mban mendā€¦

Jo nuk e mbaj mend.

Diku ne vitin 98, per Intervisten ne Tirane, ka qene edhe babai juaj me juve.

Kemi qene ne nje shtepi ndoshta?

Po,tek zyrat e intervistes e cila eshte nje shtepi dykateshe,

Jo, nuk ju mbaj mend fare fare fare

Gjithashtu kemi folur para disa kohesh ne lidhje me filmin..

Ohhh Sangue vivo, e mbaj mend, por si pamje nuk me kujtoheni fare.

S'ka gje, do vendos nje foto timen perkrah intervistes qe te mos me harroni me.

Pra ne lidhje me festivalin.

Persa i perket festivalit une historine time, besoj se e kam bere ne festival.Dmth nuk besoj qe kishte ndodh ndonjehere qe nje kengetare te marri pjese 2 here rradhazi dhe te dyja heret te marri cmimin e pare dhe duke qene gjithashtu hera e pare qe merrja pjese ne kete festival dhe isha vetem 15 vjece. Une nuk kam me nevoj per fitore, kam nevoj per te vazhduar muziken time,fitoret i kam pasur.Me mire te ja leme vendin artisteve te rinj qe po dalin, te fitojne edhe ata nga nje here festivalin. Shansin, jo vetem vetes por edhe RTVSH per tu paraqitur ne Eurosong me nje prezantim dinjitoz ja kam dhene jo nje por dy here dhe per arsye ekonomike nuk kam marre pjese.Tani qe ka ardhur dita qe ne mund te konkurojme, le te shkojne artistet me te reja, kushdo qe e fiton tani festivalin,une nuk kam me nevoj per Festivalin Europian.

Te gjithe deshirojne qe Shqiperia te prezantohet sa me mire, e te them te drejten ne tre vjete jemi prezantuar joā€¦mire..

Personalisht kam dhene kete idene tjeter,sepse normal qe me behen ftesa per te marre pjese ne festivalin e RTVSH dhe une kam refuzuar normalishtā€¦harrova cfare desha te thoja e humba fillin (qeshim te dy) ngaqe sa jam cuar nga gjumi doja te thoja dick ate rendesishme, por harrova

E paske pas genjeshter (qesh)

Si? JO! JO! Nuk e kam genjeshter.

(Qeshim) Thuhet qe kur deshiron te tregosh dicka,por e harron, ndodh sepse e ke pasur genjeshter.Bej shaka!

Ju keni ardhur edhe me pare ne SH.B.A per koncerte, por kjo eshte hera e pare qe po zhvilloni nje turne apo jo?

Une kam ardhur edhe me pare, kam kenduar dy here ne Nju Jork, por kjo eshte hera e pare qe bej dicka te lidhur ne forme turneu, organizuar nga Nobile Productions te cilen e perfaqson Melinda.

Ne lidhje me jeten tuaj private.A jeni e martuar?

Jo!

Me paskan genjyer.Me thane qe ishe martuar.Thashethemi i rradhes siduket.

Jo.Thashetheme ka pasur plote(Me tregon dhe nje thashethem tjeter te pavertete, por kerkon qe te ngelet midis nesh dhe te mos publikohet ; )

Pashe fotografite e punuara nga Fadil Berisha dhe me pelqyen jashtezakonisht shume, pasi jemi mesuar te ju shikojme te thjeshte dhe nuk eshte se fotot kishin ndonje ekzagjerim, apo makiazh te renduar,por vertet ishin surprizuese.Heren e ardheshme qe do t'ju shohim ne skene, do dilni me nje pamje te tille apo do vazhdoni ti qendroni besnike thjeshtesise suaj?

Jo, une nuk jam si tip, ekstravagante keshtu qe dhe kete gje e tregoj dhe ne skene .Me pelqen te shfaqem me pak sofistikizma, por prap duke qendruar tek e thjeshta.

Vjet ju provuat te konkuronit serisht ne Sanremo. Mesa kam lexuar ne median italiane, ju u futet per te konkuruar ne naten finale, por ne momentet e fundit drejtori i festivalit ju hoqi nga konkurimi pa dhene shpjegim per kete.

Une u futa tek lista e pjesmarreseve dhe gjysem orshin e fundit te mbylljes se listave, emri im eshte hequr per arsye qe i dine vetem ata.Une prandaj nuk mora pjese mu hoq e drejta per te konkuruar dhe pse isha e para ne liste dhe u pranua dikush qe kishte vetem tre muaj.

Me erdhi shume keq kur e mora vesh, pasi vertet uroja te ju shikonim edhe nje here ne Sanremo.

Faleminderit.Nuk ka problem.

Tani ku qendroni me teper dmth. rezidencen e keni ne Itali apo ne Shqiperi?

Une qendroj ne Itali, por ne Shqiperi shkoj shume shpesh, sepse e kam nje ore larg me avion, keshtu qe cdo muaj shkoj per nje fundjave apo me teper.

Po ne lidhje me profesionin tuaj te dyte, ate te arkitektures

Arkitekturen kam disa kohe qe e kam ambandonuar, sepse nuk kam pasur kohe qe ta ndjek, nese I mban dy kembe ne nje kepuce, eshte shume veshtrire te ecesh pastaj.Ndaj dhe une po nuk munda ti perkushtohem 100% arkitektures, do e kem shume veshtire te eci perpara ne menyrr profesionale dhe e njejta gje me muziken.

Ju e keni mbaruar universitetin per arkitekture?

Jo.Kam dy vjete qe nuk e frekuentoj me, por besoj se ne nje moment tjeter te jetes sime do e vazhdoj.

Kush ju duket me cilesore, arkitektura antike apo ajo moderne?

Varet, persa i perket fasadave te pallateve me siguri arkitektura e lashte, ndersa persa i perket arkitektures se brendshme jam me teper per ate moderne.

Ju keni blere shtepi?

Jo nuk kam blere.

Po kur te bleni shtepine tuaj do e beni merreni vete me arkitekturen?

Normalisht 100% po.

Elsa, degjova se jeni ne bisedime ne lidhje me nje projekt dhe ketu ne Amerike por nuk e mbaj mend egzaktesisht.

Shume mire qe nuk e mbakeni mend (qeshim)

Tani une e di, por bej sikur.

Ju kuptova dhe une ndaj.

Seriozisht, a eshte i vertete si lajm mund te na thoni dicka me teper?

Te shohim, po mundohemi te bejme dicka te madhe dhe ketu.

Mezi po presim dhe me te vertete ju a uroj po s'mund te na tregoni dicka me shume?

Nese ma doni te miren (qeshim), atehere me mire mos te flas, sepse zakonisht kur thuhen gjerat para kohe nuk realizohen

Ajo thenie eshte per njerzit qe nuk kane talent, artistet me talent si i juaji nuk kane pse te kene frike.

Une jam me talent por edhe supersticioze.

Elsa atehere, ju uroj shume suksese dhe faleminderit per intervisten!

Faleminderit edhe juve!
Esmeralda
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 32
Pikėt : 5917
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

intervista albanian_reviste elektronike____elvanagjata kengetarja me seksine shqiperi per vitin 2008 Empty Re: intervista albanian_reviste elektronike____elvanagjata kengetarja me seksine shqiperi per vitin 2008

Mesazh  Esmeralda 31.03.08 8:35

EKSKLUZIVE-Zajmina mė nė fund vishet…


Sapo ėshtė publikuar videoklipi i fundit i show girl-it Zajmina Vasjari. Por, nėse sa herė qė kėngėtare si ajo..

Sapo ėshtė publikuar videoklipi i fundit i show girl-it Zajmina Vasjari. Por, nėse sa herė qė kėngėtare si ajo premtojnė pėr njė klip surprizė e mė pas ndodh qė surpriza tė mos ēudisė askėnd, nuk ėshtė aspak ky rasti i Zajminės. Sepse siē nuk ka bėrė asnjėherė tjetėr, kėngėtarja nė klipin e saj tė fundit tregon njė imazh krejt tė ri, njė vajzė e veshur kokė e kėmbė. Tek “Zarfe trėndafilash” ajo e ka hedhur tej imazhin e sex-simbolit, qė ka bėrė tė marrosen shumė meshkuj. E vėmendja e meshkujve me siguri nuk ka pėr t’i munguar as nė imazhin e ri qė pėrcjell, atė tė njė lady veshur me fustane qė nuk zbulojnė shumė mish, por qė nuk e zbehin aspak sensualitetin dhe joshjen e ish-“Miss Shqipėrisė”, qė sė shpejti do t’ju mahnisė me njė tjetėr surprizė. Zajmina stiliste! E kishit menduar mė parė?! Nėse jo, rreshtat mė poshtė ju heqin kuriozitetin.




-Prej disa javėsh, nė disa stacione televizive muzikore po shfaqet kėnga juaj mė e re “Zarfe trėndafilash”. Kjo ėshtė hera e parė qė ju bashkėpunoni me njė kėngėtar tė muzikės popullore si Rati, apo jo?

“Kompozitori Gramoz Kozeli kishte pėrgatitur njė kėngė, tė cilėn mė sugjeroi qė ta kėndoja unė. Pasi mė bėri propozimin, isha unė qė duhej tė zgjidhja personin qė doja tė kėndoja dhe preferova Ratin, pasi ai ėshtė njė emėr shumė i njohur i muzikės popullore dhe sigurisht i preferuari im. Besoj se ka dalė njė bashkėpunim i bukur, sepse kam marrė goxha pėrgėzime”.

-Ēfarė lidhjeje keni ju me muzikėn popullore, pasi ju nuk jeni prezantuar kurrė mė parė me kėtė zhanėr?

“Gjithēka e kam bėrė nė kuadėr tė ndryshimit. Prandaj zgjodha edhe njė baladė, edhe njė kėngėtar tė muzikės popullore dhe njė tjetėr stil tė veshjes”.

-Meqenėse jemi tek veshja, stili juaj tek kėnga “Zarfe trėndafilash” ishte krejt ndryshe nga herėt e tjera. Ku mbeti Zajmina ekstravagante?

“Duke qenė se ky ishte njė duet, qė nuk kishte nevojė pėr hire tė zhveshura, gjeta njė stil tė mesėm, qė pėrshtatej edhe me tipin tim, edhe me kėngėn. Ēdo detaj i veshjes ėshtė stiluar nga “Elia Style” dhe mė vjen mirė qė ato iu pėrshtatėn mė sė miri gustove tė mia”.

-Si ishte ndjesia e tė veshurit nuse nė videoklipin tėnd?

“Vėrtet e bukur, por vetėm pėr klipin, sepse pėr t’u veshur nuse nė realitet ėshtė ende herėt pėr mua”.

-Nė tė gjitha daljet tuaja publike, qofshin koncerte apo videoklipe, ju jeni ajo qė vendosni pėr mėnyrėn e veshjes. Madje keni dorė edhe nė dizajnimin e tyre. Kjo ėshtė arsyeja qė ju keni nisur prej disa muajsh njė shkollė pėr stiliste?

“Po, ėshtė e vėrtetė. Unė studioj nė njė institut italian mode, nė degėn e fashion dizajnit. Gjithė veshjet e mia unė thuajse i krijoj vetė dhe elementi qė mė tėrheq mė tepėr ėshtė ngjyra. E bardha dhe e zeza janė dy ngjyrat e preferuarat tė mia, sigurisht dhe duke u bazuar nė tendencat mė tė fundit, ku dhe bėj tė mundur realizimin e shumė veshjeve interesante”.

-Kjo do tė thotė qė nė tė ardhmen do tė mund tė shohim edhe njė Zajminė stiliste?

“Jo nė tė ardhmen, por shumė shpejt unė do t’ju servir surprizėn time tė radhės. Unė nuk mund ta quaj ende veten njė stiliste profesioniste, sepse jam nė hapat e parė tė studimeve. Por, duke iu referuar edhe tendencave tė modės botėrore, mendoj se do t’ia dal mbanė”.

-Kush janė stilistėt e tu tė preferuar?

“Me stilistėt shqiptarėt ruaj marrėdhėnie shumė tė mira me tė gjithė, sepse nė karrierėn time kam bashkėpunuar me pjesėn dėrrmuese tė tyre. Nga tė huajt ėshtė gjynah tė mendosh pėr krahasime, sepse janė njerėz tė aftė dhe tejet tė talentuar. Por i preferuari im vazhdon tė mbetet Roberto Cavalli”.

-Zajmina, po fustanin me tė cilėt u shfaqe tek 10-vjetori i “Miss Shqipėrisė”, kush e kishte zgjedhur?

“Pikėrisht, aty mė shumė se nė ēdo vend tjetėr del nė pah preferenca ime, e bardha dhe e zeza. Ai ishte njė fustan klasik, tė cilit i ėshtė pėrshtatur edhe njė model flokėsh i tillė. Ajo mbrėmje ishte krejt e veēantė pėr mua, pasi mė ktheu gjashtė vite para, kohė kur unė u zgjodha “Miss Shqipėria”. Pėr mė tepėr ishte njė koincidencė fakti, qė edhe prezantuesit, Hygerta Sako dhe Naim Abazi, ishin po ata qė drejtonin kėtė spektakėl bukurie nė kohėn kur unė u kurorėzova”.

-Ku e sheh veten mė tė realizuar profesionalisht, tek stilimi, apo kėnga?

“Pėr stilimin ėshtė ende herėt pėr tė folur, pėrpos talentin dhe dėshirės sime pėr tė bėrė emėr edhe nė kėtė fushė. Por kėnga mbetet dashuria ime e parė dhe mė e madhe dhe pėr kėtė jam shumė e bindur”.

-Pas baladės mė tė fundit, je duke projektuar ndonjė hit tjetėr?

“Pėr tė qenė e sinqertė, jam duke punuar pėr tė. Ėshtė njė kėngė “hot” qė do tė dalė gjatė periudhės sė verės, madje ia kam gjetur edhe titullin. Kėtė detaj nuk mund ta zbuloj sigurisht, por ju premtoj qė ėshtė njė titull ndjellės”.

-Me siguri qė ke menduar pėr njė rikthim tek ekstravaganca, apo jo?

“Patjetėr qė po. Duke iu pėrshtatur edhe temperaturave tė larta, edhe stilit tė kėngės, ėshtė e pamundur qė tė mendoj pėr njė veshje serioze. Kėshtu qė kėtė verė do tė shihni njė stil tejet tė gjetur dhe me linja tė zbuluara”.

-Po sa u takon koncerteve, ke pasur shumė tė tillė kohėt e fundit?
Esmeralda
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 32
Pikėt : 5917
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

intervista albanian_reviste elektronike____elvanagjata kengetarja me seksine shqiperi per vitin 2008 Empty Re: intervista albanian_reviste elektronike____elvanagjata kengetarja me seksine shqiperi per vitin 2008

Mesazh  KingiaBurrel 23.06.12 14:23

Ndersa un kam sjell nje intervist me tjeter kengeater nese nuk e ke bezdi....
Kantautori Franēesk Radi, ėshtė njė emėr i cili tashmė e ka arritur suksesin e tij muzikor, duke sjellė kėngė tė cilat janė vlerėsuar nga publiku. I njohur me krijimtarinė e tij muzikore qė nė vitet ’70, ai vijon dhe sot duke prezantuar kėngė tė cilat vijnė tė realizuara me mjeshtėri dhe muzikė tė bukur.
Nė intervistėn dhėnė pėr gazetėn kantautori Franēesk Radi, tregon se si nisi jeta e tij me krijimtarinė muzikore, vėshtirėsitė e para pėr tė dalė nė skenė dhe si u mirėpritėn dy kėngėt e tij tė para nė vitet ’70. Franēesk Radi pjesėmarrės pėr herė tė parė nė festival ka qenė nė vitin 1972, aktivitet si pasojė e tė cilit u dėnuan emrat qė ishin pjesėmarrės pėr shkak tė prirjeve tė tyre moderniste. Duke folur pėr kėtė aktivitet, ai tregon se edhe pse nė atė kohė krijimtaria muzikore nuk u pėlqye nga regjimi i kohės, nėse do tė kishte vijuar mė tej me po atė ecuri do tė kishte sjellė njė klimė tjetėr tė jetės artistike dhe tė kėngės shqiptare. Pjesė e intervistės me kantautorin e njohur janė dhe aktivitetet muzikore qė zhvillohen sot, ku sipas tij duhet njė pėrgjegjshmėri mė e madhe, ndėrsa tregon se tė rinjtė duhet tė studiojnė muzikėn dhe jo tė bien pre e elektronikės nė muzikė.

-Jeni njė nga kantautorėt e njohur, qė keni sjellė kėngė tė cilat janė mirėpritur nga publiku. Dekada me radhė me krijimtarinė muzikore, por si i kujtoni fillimet tuaja me kėngėn?
Karrierėn nė fillim e kam nisur duke kėnduar kėngėt e disa kompozitorėve tė tjerė, siē ishin Enver Shėngjergji, miku im Gazmend Mullahi etj. Natyrisht qė nė atė kohė kėndoja dhe kėngė tė huaja, qė ishin hite tė kohės. Isha i ri, dhe nė atė kohė nuk mė lejonin tė kėndoja, sepse zėri im kishte tendenca tė muzikės perėndimore. Ishte viti 1968 dhe dihej se si ishin kohėt. Unė isha 18 vjeē dhe e dinin tė gjithė qė unė kėndoja, por nuk mund tė futesha nė edicionet muzikore qė zhvilloheshin nė Tiranė. Nė vitet ’70 nė njė ambient ku regjisori i mirėnjohur Bujar Kapexhiu me dėgjoi duke kėnduar me kitarė, mė tha qė do tė bėnte ēmos qė tė isha nė premierėn e tij me Estradėn e Tiranės dhe tė kėndoja kėngėn. Ajo ishte njė kėngė e kompozuar nga Enver Shėngjergji me titull “Udhėtuam sė bashku”. Ishte njė kėngė qė kishte dalė nė qarkullim nė radio nė atė kohė dhe unė e kėndova nė stilin tim, qė ishte pak mė i veēantė. Ishte Bujar Kapexhiu qė bėri qė unė pėr herė tė parė tė kėndoj nė skenėn e Teatrit tė Varietesė.-Nė atė kohė Varieteja e Tiranės kishte mbledhur artistėt mė tė mirė, si u ndjetė mes tyre?
Ishte njė kėnaqėsi e madhe, sepse nė atė kohė Varieteja e Tiranės ishte njė vend ku kėndonte Vaēe Zela, Anita Take, si dhe kėngėtarė tė tjerė tė njohur tė kohės. Pėr mua tė ngjitesha nė atė skenė ishte njė nder dhe njė privilegj i madh. Mė kujtohet qė para se tė dilja nė skenė, unė aty u mora me njė konkurs trajtimi, dhe jo pėr meritat nė kėngė, por sepse nė atė kohė kujtonin se ėshtė pak e rrezikshme dalja ime nė skenė. Unė dola para njė komisioni ku ishin drejtuesit e institucionit dhe kėndova kėngėn vetėm me kitarė, dhe erdhi njė nga ata qė ishin nė komision dhe mė tha qė duhet tė isha mė i qeshur nė interpretim, sepse kėnga flet pėr aksionet, pėr rininė. Unė e kėndova dhe njėherė kėngėn dhe u vendos qė kėnga tė futet nė spektakėl. Kėnga nė atė kohė u orkestrua nga mjeshtri Alqi Kareco dhe mbaj mend qė kur kam dalė nė skenė nuk kam parė asgjė, por vetėm kam dėgjuar qė nė mes tė kėngės filluan duartrokitjet nė sallė dhe u zgjova nga ai ankth. Kjo ka qenė dhe kėnga e parė qė unė kam kėnduar para publikut nė njė skenė tė vlerėsuar pėr kohėn.
-Mė pas, si vijoi jeta juaj me krijimtarinė muzikore?Unė kam qenė nė lice nė degėn e kontrabasit, por studioja edhe piano edhe kitarė dhe normal qė fillova tė pajisesha me njė kulturė mė tė gjerė muzikore dhe mė profesionale. Fillova ta prekja muzikėn konkretisht si nė piano dhe kontrabas. Kėtu fillova tė bėja dhe eksperimentet e para, kisha bėrė disa kėngė dhe sikur nuk mė pėlqenin, derisa fillova tė eksperimentoj disa motive shqiptare. Kjo u bė shkaku qė unė tė pėrdor disa motive dhe bulėza nė kėngėt e mia, ashtu siē ishte dhe kėnga e parė e imja “Adresa” nė vitin 1972. Pėr kėtė kėngė unė kam pėrdorur motive tė njė kėngė popullore qė thoshte, Sofo, djali. Kėtė kėngė pėr herė tė parė e ka dėgjuar mjeshtri Kastriot Gjini, i cili e pėlqeu shumė tekstin e kėsaj kėnge e bėri ai. Kėnga doli nė anketėn muzikore dhe pati sukses tė madh nė atė kohė. Kjo u kėngė u realizua nė maj tė 1972, ndėrsa nė muajin korrik tė po kėtij viti solla dhe kėngėn “Biēikleta”, njė tjetėr sukses i kohės. Ishte njė fillim i mbarė pėr mua si kantautor dhe kisha fituar simpatinė e publikut. Pas kėtyre kėngėve mė doli pėrgjegjėsia se si do tė dal nė Festivalin e 11 nė RTSH nė vitin 1972. Nuk kisha shumė kohė, megjithatė vendosa tė bėj njė eksperiment tjetėr pėr nė festival.
-ēfarė kėnge po mendonit nė atė kohė?
Vendosa tė bėj njė kėngė qė tė ishte njė tekst politik, por me muzikė moderne. Nė atė kohė kėngėt politike kėndoheshin me tjetėr muzikė, ishin me marshe dhe unė vendosa qė tė bėj njė Bob Dilan, protesta tė kthyera nė mėnyrėn rrok-pop. Tekstin e bėra me Sadik Bejkon, ku i propozova njė temė, ku njė grup tė rinjsh kėndojnė nė njė park me kitarė dhe kėnga e tyre ėshtė protestė e luftės nė Vietnam. Nė atė kohė u bėnė edhe protesta tė mėdha edhe nga vetė amerikanėt, sepse nuk donin qė tė kishin luftė. Unė e shfrytėzova kėtė rast dhe bėra kėngėn “Kur dėgjoj zėra nga bota” pėr Festivalin e 11 tė Kėngės nė RTSH.Ky festival pati njė fund tė trishtė pėr pjesėmarrėsit dhe realizuesit e tij, por pėr ju ēfarė u tha nė atė kohė?
Festivali i 11 i Kėngės nė RTSH pati fundin tragjik dhe pas festivalit filluan pasojat. Pėr mua u tha nė mbledhje qė Franēesk Radi i kėndon Vietnamit me kitarė si amerikanėt, dhe kjo kishte pasoja. Nė kėngė thuhej mes tė tjerave qė: “Nė Vietnam o shokė bombarduan sėrish sonte, shqetėsimin tonė me kitarė ta kėndojmė”. Kjo ishte fabula e kėngės, por sigurisht qė nuk ishin mėsuar me njė kėngė politike me muzikė moderne. Orkestracioni ishte bėrė nga mjeshtri Gaspėr ēurēia me formacionin e tij “Bigband”, i cili ishte i pari pėr kohėn dhe bėri bujė. Pati orkestracione shumė tė mira nė atė kohė dhe tė punuar me mjeshtėri nga ēurēia. Pas kėtij festivali filluan reprezaljet pėr tė gjithė artistėt. Dhe unė si modernist i viteve ’70 mė ēuan nė Fushė-Arrėz, kjo nuk ishte e mirė pėr mua dhe sa kisha mbaruar shkollėn dhe emėrimin e kisha nė Orkestrėn e RTSH, por u detyrova tė shkoja atje pėr 8 vjet. Atje punova nė shtėpinė e kulturės dhe merresha me aktivitetet.
-Si ishte rikthimi juaj nė Tiranė?
Kur u ktheva pas 8 vitesh nė Tiranė, ishin vitet ’80 kishte probleme me punėn. Mė shikonin sėrish me syrin e viteve tė festivalit tė 11, por nė fund gjeta njė vend si kitarist nė cirkun e Tiranės dhe atje punova disa vite. Mė pas mė tėrhoqi Varieteja e Tiranė sėrish si kitarist solist, ku dhe fillova tė kėndoja edhe kėngė. Kjo vijoi deri pas viteve ’90, ku unė fillova karrierėn e dytė si kantautor.
-Nė rast se nuk do tė ishte ndaluar ajo krijimtari e festivalit tė atij viti, ēfarė do tė kishte ndodhur mė pas me kėngėn?
ėshtė pėr tė ardhur keq, sepse nė rast se muzika shqiptare do tė kishte vijuar ecurinė e viteve ’70, sot do tė ishte njė klimė tjetėr e jetės artistike dhe e kėngės shqiptare, e artistėve dhe kompozitorėve, por dhe e vetė publikut i cili do tė ishte edukuar me njė muzikė mė profesionale.-Nė atė kohė fshehtas dėgjohej muzika italiane, si ka ndikuar kjo nė krijimtarinė tuaj muzikore?
Them se kemi qenė me fat qė morėm dhe u ndikuam nga muzika italiane, sepse ajo ka qenė gjithmonė njė muzikė profesionale qė ia vlente tė merrej si model i muzikave botėrore, pra jo vetėm unė, por dhe brezi im ka qenė me fat qė u ndikua nga kjo lloj muzike dhe sidomos nė vitet 70 qė mbahet si periudha e artė e muzikės, jo vetėm e muzikės italiane, por dhe asaj botėrore, dėgjonim ēelentanon, Morandin, Luēo Batistin e shumė tė tjerė, tė cilėt ishin modele tė arta pėr ne kantautorėt e rinj.
-Si e kujtoni prezantimin tuaj tė parė nė festival pas viteve ‘90?
Ka qenė njė kėngė me tekst tė Romina Power, gruas sė Albano Karrizit. Unė e gjeta kėtė tekst nė disa poezi qė ajo kishte botuar. Ishte hera e parė qė unė kėndoja nė festival dhe mė pas erdhėn me radhė kėngėt e tjera si “Rroku i burgut”, “Humba pranverėn”, “Telefonatė zemrash”, “Zemėr e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasėm ‘o”, pra ishin disa suksese dhe unė jam krenar kur e dėgjoj krijimtarinė time, dhe shikoj qė e dėgjojnė nė lokale, apo i kėndojnė kėngėt nė karaoke.
-Pėrgatitjet e festivalit tė kėngės si ishin nė ato vite, sa vėmendje i kushtohej pėrzgjedhjes sė krijimtarisė?Ishte njė organizim tjetėr pėr festivalet nė atė kohė, besoj dhe mė i mirė se sa tani. E them kėtė sepse faktikisht institucioni, radio, shumė pak punė bėn nė drejtim tė krijimtarisė dhe kėngėve qė ofrohen. Pėrpara ti bije partiturėn dhe shkoje dhe paraqisje kėngėn, ku dhe ishin mjeshtrat e muzikės, dhe flas pėr shefat e redaksisė me Gjon Simonin, Spartak Tilin, Kujtim laro, Nikolla Zoraqi dhe me radhė. Kėnga kalonte nė njė filtėr para se ti jepej vula pėrfundimtare, aty diskutohej pėr kėngėt, kėngėtarėt etj. Ishin disa gjėra qė i jepnin kėngės drejtim tė drejtė pėr atė qė duhej, por qė tani kėngėt i sjellin tė paketuara dhe ti lenė nė derė. ėshtė e vėshtirė pėr tė bėrė vėrejtje dhe pėr tė ndryshuar, sepse ēdo gjė ėshtė e mbyllur nė kėngė. Kėngėt qė janė realizuar para viteve ’90 pėlqehen edhe sot, sepse nė ato vite ne nuk kemi bėrė muzikė komerciale pėr pėrfitime, por kemi bėrė muzikė pėr shpirtin. Prandaj dhe kėngėt janė tė bukura dhe kanė jetėgjatėsi. Sot mė vjen keq qė bėhen kėngė pėr tė fituar. Nuk u vė faj sepse nė jetė duhet dhe fitimi, por kjo po konsumon dhe po heq pak nga shpirti i krijimtarisė dhe kompozimit.
-ēfarė mendoni sot pėr zėrat e festivaleve?
Kemi kėngėtarė tė mirė, ka tė talentuar dhe normal, sepse tani ėshtė edhe koha e spektaklit. Jo vetėm tek ne por dhe nė botė i venė rėndėsi se si e sjellin kėngėn nė skenė, megjithatė unė si kantautor do tė preferoja mė shumė anėn kompozicionale tė kėngės, se sa performancėn. Nuk ka gjė mė tė bukur se sa njė kėngėtar edhe videoklipn ta ketė direkt me kėngėn e regjistruar nga spektakli, se sa njė klip i sajuar me arnime tė ndryshme qė mundohen ta ngrenė kėngėn nė atė masė qė nuk e meriton.-Meqė po flasim pėr klipet, klipin e parė me kėngė nė Shqipėri e keni realizuar ju. Si e kujtoni atė kohė?
Unė kam realizuar klipin e parė me kėngėn “Adresa” dhe mė pas ishte me kėngėn “Biēikleta” nė 1972. Pėr ēudi tė dy kėngėt me klipe nuk ekzistojnė. Janė kėrkuar edhe nga vetė regjisori qė i ka realizuar nė arkivin e RTSH, por nuk gjenden. Ose janė djegur gjatė diktaturės, ose kanė humbur pas viteve ’90, por kjo nuk duhet tė ndodhte sepse ai ėshtė arkiv.
-ēfarė kėshille iu jepni emrave tė rinj nė krijimtarinė muzikore?
Muzika ėshtė profesion dhe ata duhet ta studiojnė, dhe nuk duhet tė bėhen pre e elektronikės.
-A keni pengje nė jetėn tuaj me krijimtarinė muzikore?
Kam shumė dhe kam dashur qė ti realizoj. Kam sjellė dy albume, por kam kėngė dhe sa pėr dy albume tė tjera.
-Meqė po flisni pėr krijimtarinė tuaj, shumė emra profesionistė nė muzikė tregojnė se ėshtė njė problem shumė i madh e drejta e autorit. Ju si mendoni?
Tė gjithė artistėt apo dhe kompozitorėt profesionistė, po e vuajnė kėtė dhe nuk po marrin kėtė fryt tė tyre. Ka shumė muzikantė qė janė edhe pėr tė ardhur keq nė gjendjen e tyre ekonomike. Nė vende tė tjera tė Europės, njė artist jeton me vite me tė drejtėn e autorit. Krijimtaria shqiptare shfrytėzohet dhe nuk paguhet.-Por gjithashtu dhe tregu muzikor ka huazime tė huaja qė vijnė si shqiptare?
Shumė kėngė janė tė huazuara si pasojė e autorėve qė merren me muzikėn, sepse janė tė papėrgatitur pėr tė bėrė njė kėngė dhe pėr tė sjellė njė mėnyrė tė re nė kompozimet e tyre. Kjo e ka dėmtuar kėngėn, sepse e ka uniformizuar atė se sa e ka bėrė origjinale. Nuk mė vjen mirė, por shikoj qė shumė krijimtari bėhet dhe nė kėtė mėnyrė dhe kjo tregon dhe paaftėsi. Kemi shumė qė e mbajnė veten pėr kompozitorė, por nuk janė. Nėse ke bėrė dhjetėra kėngė quhesh autor kėngėsh, pasi kompozitor quhesh kur ke bėrė vepra dhe e meriton tė quhesh kompozitor.
-Vėllai juaj, aktori Ferdinad Radi ka qenė gjithashtu i njohur nė krijimtarinė e tij. Si ka qenė e ndėrtuar marrėdhėnia mes jush dhe vėllait tuaj?
Nandi ka qenė njė pjesė e jetės dhe krijimtarisė sime, dhe ēdo gjėje qė unė merrja pėrsipėr nė jetėn artistike, e kam pasur njė kėshilltar, njė ndihmės qė mė ka dhėnė kėshilla tė vėrteta. E kam respektuar pėr atė qė thoshte, ka qenė mė i madh se sa unė dhe shumė gjėra i kam prej tij, sepse ai kishte besim nė talentin dhe nė pėrpjekjet e mia. Mė thoshte Franko ti duhet tė bėhesh artist shumė i mirė qė jo vetėm tė pėlqehesh, por dhe tė mbijetosh sepse ne jemi dhe me biografi dhe pėr tė ēarė nė kėto kohė duhet tė jesh mė i miri. Unė jam pėrpjekur tė bėj mė tė mirėn, pavarėsisht sistemit tė asaj kohe. Nandi ka shkruar drama shumė tė bukura. E respektonin shumė aktorėt dhe shtėpia jonė ishte njė miniteatėr, sepse vinin regjisorėt dhe aktorėt mė tė njohur tė kohės. Ai kishte shumė shoqėri dhe vetė ai ishte krenar pėr shoqėrinė e tij, por dhe ata e donin sepse ishte njeri i sinqertė dhe i humorit.
-Kur do t’ju shohim sėrish nė skenė me kėngė?
Unė nėse do tė dal nė skenė do tė jem si kantautor. Mendoj shumė para se tė sjell njė kėngė, sepse jam nė njė moshė qė detyrohem qė ti bėj hapat e ngadaltė, jo pėr moshėn por mė shumė duhet tė mendoj se sa tė veproj.Krijimtaria muzikore
Franēesk Radi ka kryer Liceun Artistik dhe mė pas Akademinė e Arteve Tiranė. Pėr njė periudhė tė gjatė kohe ka punuar nė Estradėn e Shtetit me instrumentin e kitarės, por njėkohėsisht dhe si kantautor. Nė vitin 1992 ai ka filluar punė nė Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatė kėsaj kohe ka kompozuar dhe kėnduar shumė kėngė nė festivalet e ndryshme nė RTSH. Nė fillimet e tij me krijimtarinė muzikore solli pėr publikun kėngėt “Adresa” dhe “Biēikleta”, dhe qė nga ai moment Franēesk Radi u bė njė emėr i vlerėsuar. Ishin pikėrisht kėto dy kėngėt e tij tė para tė realizuara nė vitet ’70, qė bėnė qė krijimtaria e tij artistike tė niste rrugėtimin drejt suksesit muzikor. Kėnga “Adresa” dhe “Biēikleta” kanė qenė dhe videoklipet e para shqiptare nė kėngė tė xhiruar nė vitin 1972. Mė pas krijimtaria e tij muzikore do tė shėnonte sėrish njė tjetėr kulm pas viteve ’90, duke sjellė disa krijime pėr publikun. Pėrmendim kėtu kėngėt “Rroku i burgut”, “Humba pranverėn”, “Telefonatė zemrash”, “Zemėr e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasėm ‘o” etj, tė cilat kanė mbetur nė kujtesėn e publikut. Intervistoi: Julia Vrapi
KingiaBurrel
KingiaBurrel
Vip
Vip

Female
Numri i postimeve : 203
Age : 28
Location : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Job/hobbies : Te shoh lot dhe gjak ne syte e rivales
Humor : Te qaft jotom/....
Pikėt : 4692
Reputation : 0
Registration date : 23/06/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

intervista albanian_reviste elektronike____elvanagjata kengetarja me seksine shqiperi per vitin 2008 Empty Re: intervista albanian_reviste elektronike____elvanagjata kengetarja me seksine shqiperi per vitin 2008

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi