ELEGJI PĖR SHOKĖT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ELEGJI PĖR SHOKĖT

Mesazh  shaban cakolli prej 21.10.09 20:07

Elegji pėr shokėt e mi:

PUSHOI ZĖRI – PUSHOI KĖNGA

+ Rapsodit Jakup Krasniqit –



Pushoi kėnga e ēiftelia ,

Pushoi gazi e mahia ,

Pushoi gazi e humori ,

Nė qetėsi ka mbet oborri .

Pushoi zemra djaloshare ,

Gjėmė po bėnė kėnga shqiptare ,

Pėr bilbilin e Malėsisė ,

Pėr rapsodin e ēiftelisė .

Rrugėt pėr nė dasma , ku shkoi i pari –

Tash janė mbyllė , i ka mbuluar bari .

N’ odat ku ka sjellė gėzime –

Tash janė mbet veē ca kujtime...

Kėnga e tij – jehoi nė male ,

Nė koncerte e festivale ,

Nė qetėsi ka mbet dhe trualli –

Qysh na e mori bilbilin varri ?!

Zėri yt, mė vjen n’ largėsi –

Ty, tė shoh n’ fotografi ,

Tė buzėqeshur sikur moti ,

Mė djeg malli, s’ pushon loti .

Me gėzim t’ madh kėngėn e nisėm ,

Krah pėr krah me te u rritėm ,

Fort e deshėm , e qėndisėm ,

Por me vaj ne e bitisėm .

A kėshtu tha , kjo kėngė e shkretė ,

Mos me u gėzua kurrė n’ kėtė jetė?!

Kėnga jonė – qė u tha ,

Dheu i zi , vėlla , na ka nda !

Ah, Jakup , por herėt shkove ,

A kaq shpejt ti na harrove ?!

Tė mbuloi ai dheu i zi –

Ne , na le me mall nė gji !


Ah, Jakup, o vėlla Jakup,

A e mbanė mend kur kėndonim n’ Shkup?

A i mbanė mend Llap e Drenicė ,

Me Gollak e Kamenicė?!...

Ēiftelia pushon n’ tra –

Se Jakupi s’ i bie ma !

Kėnga shqipe qanė me lot ,

Se Jakupi , mė s’ ia thotė !

Ēohu Jakup , e mos rri ratė –

Ndreqna odėn n’ dynja t’ gjatė ,

Se do t’ vijmė me krejt shoqėrinė,

T’ a gėzojmė bashkė PĖRJETĖSINĖ!
avatar
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3458
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ELEGJI PĖR SHOKĖT

Mesazh  shaban cakolli prej 21.10.09 20:08

TRUP I VDEKUR – ZĖ I GJALLĖ

+ Rapsodit Shaip Berishės-



Sa ma shumė qė koha ikėn e kalon –

Aq ma shumė , o mik, ne po na mungon !

Tė mėdhenj e tė vegjėl – n’ skenė ngjitet gjithkush ,

Vendi yt i zbrazėt – s’ mund ta zė askush !

Refreni:

Trup i vdekur – zė i gjallė ,

Si shandan qė digjet n’ mall .

Trupi yt, nė dhe pushon ,

Zėri yt – dallgė qė pushton !

Ti, nuk na dėgjon , por ne Ty , tė dėgjojmė ,

Ti, nuk na shikon , por ne Ty, tė shikojmė !

Tė dėgjojmė nė etėr , n’ fole me bilbila ,

Tė shohim n’ ekrane , n’ korniza , nė libra...

Refreni:

Trup i vdekur – zė i gjallė ...etj.

Ti, shkove nė gjumė, nė amshim je shtrirė ,

Buzėqeshjen na e le kujtim nė pasqyrė .

Vallė, po kujt iu desh vendi yt nė shesh ,

Qė t’ largoi nga skena dhe tė ndau prej nesh ?!

Refreni:

Trup i vdekur – zė i gjallė ...etj.

Sharkia e pėrvajshme rri varur mbi mur ,

Gishtat qė e lodronin – s’ do ta prekin kurrė !

Do ta mbulojė pluhuri edhe merimanga ,

Mbi tela tė saj – ma nuk jehon kėnga !

Refreni:

Trup i vdekur – zė i gjallė ...etj.
avatar
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3458
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ELEGJI PĖR SHOKĖT

Mesazh  shaban cakolli prej 21.10.09 20:08

MBRETI I ĒIFTELISĖ

-Mjeshtrit brilant Fatmir Makollit-

Pyesin burrat e Malėsisė –

Kush ėshtė Mbret i Ēiftelisė ?

-Mbret ėshtė vet Fatmir Makolli ,

Kėngės sonė , namin ia solli !

Refreni:

Urojnė odat, uron trolli –

Rrofsh e qofsh Fatmir Makolli !

Vitet shkojnė – shekulli vjen ,

Ēiftelisė , kush si ti s’i bien !

Ulė Fatmiri , n’ ballė t’ oxhakut –

Krenaria e Gollakut !

Nxjerr mekame t’ ēiftelisė –

Krenaria e shqiptarisė !

Refreni:

Urojnė odat , uron trolli...etj.

Kur dridh telat , Fatmir Makolli –

Qeshet kulla , qeshet trolli...

Gurtė e oxhakut zunė me qa –

Kėsi talenti , kurrė s’ kem pa !

Refreni:

Urojnė odat, uron trolli...etj.

*****Autor i teksteve, melodive dhe interpretues i kėtyre kėngėve ėshtė Demir KRASNIQI.
avatar
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3458
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ELEGJI PĖR SHOKĖT

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi