HAPĖSIRĖ E PAFUND
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Taēi-ARMO, dėmi 2.6 miliardė

Shko poshtė

Taēi-ARMO, dėmi 2.6 miliardė Empty Taēi-ARMO, dėmi 2.6 miliardė

Mesazh  mjeshtri 06.11.09 23:26

TIRANĖ- Veprimet e qeverisė nė shitjen e kompanisė ARMO tek Rezart Taēi mund tė quhen njė katastrofė e vėrtetė ku abuzimet financiare arrijnė shifrėn e 2.6 miliardė lekėve. I gjithė ky dėm i ėshtė shkaktuar buxhetit tė shtetit shqiptar nga mos shlyerja e detyrimeve qė kompania ARMO i ka shtetit.
Skandali mė i fundit i qeverisė me Rezart Taēin ėshtė zbuluar nga Kontrolli i Lartė i Shtetit. Sipas raportit tė KLSH-sė pėr periudhėn janar-shtator 2009, pėrgjatė gjithė vitit 2008 kompania ARMO ka akumuluar ndaj kompanisė shtetėrore tė naftės Albpetrol njė borxh prej 2.6 miliardė lekėsh. Ky borxh pėrbėn njė tė tretėn e tė gjithė dėmit qė i ėshtė shkaktuar buxhetit tė shtetit. "Dėmi shkaktuar kompanisė Albpetrol sh.a ,ėshtė nė vlerėn 2 610 563 000 lekė, i cili pėrfaqėson moslikuidimin e faturave tė shitjeve tė produkteve nga ARMO sh.a. deri nė fund tė vitit 2008 dhe diferenca nė ēmim tė kėtyre shitjeve",- citohet nė raport.
Kompania ARMO ėshtė pėrballur sė fundmi edhe me sanksione tė vendosura nga Drejtoria e Rajonale e Tatimpaguesve tė Mėdhenj tė Fierit me arsyetimin se nuk ka shlyer detyrimet ndaj shtetit.
Odiseja e mos shlyerjes sė detyrimeve qė ARMO i ka Albpetrolit prej tė cilit blen naftėn bruto ka filluar prej kohėsh. Qė nė momentin e privatizimi kjo kompani i ka pasur disa miliona dollarė borxh Albpetrolit. Madje drejtues tė kompanisė kanė deklaruar se borxhi ėshtė shtuar edhe mė shumė gjatė muajve tė fundit duke u bėrė shkak edhe pėr kriza financiare.

mjeshtri
Antarė/e
Antarė/e

Numri i postimeve : 5
Pikėt : 5314
Reputation : 0
Registration date : 06/11/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi