HAPĖSIRĖ E PAFUND
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protesta, Rama: Mandatet e PS-sė nuk digjen

Shko poshtė

Protesta, Rama: Mandatet e PS-sė nuk digjen Empty Protesta, Rama: Mandatet e PS-sė nuk digjen

Mesazh  mjeshtri 06.11.09 23:26

ELBASAN- Sonte, qytetarėt elbasanas janė mbledhur nė shesh pėr hapjen e kutive tė votimit, nė mitingun protestues tė opozitės pėr zbardhjen e zgjedhjeve. Qindra mijėra vetė kanė kėrkuar hapjen e kutive pėr tė larguar nga pushteti Sali Berishėn. Rama i garantoi socialistėt se mandatet e PS-sė nė Kuvend nuk digjen sepse janė fituar nga qytetarėt pėr tė mposhtur zgjedhėn e pushtetit familjar.


Nė fjalėn e tij, lideri i PS-sė, Edi Rama ėshtė shprehur se pushteti familjar gjakosi gazetarin Mero Baze. "Njė gazetar i padėshirueshėm nga Berisha u gjakos nga njė biznesmen i familjes. Ai pėrmes mbrojtjes sė paligjshme nuk paguan taksa sepse kėtu funksionon shtetit kanunor dhe jo shteti ligjor", u shpreh ai.


Sipas Ramės, nė Shqipėri funksionon shtetit kanunor qė ėshtė vėnė nė shėrbim tė familjes. "Ky pushtet e ka kthyer shtetin e sė drejtės nė njė fuqi tė padrejtė qė s'i shėrben ligjit por oborrit familjar tė Berishės. Berisha i grabiti dhe ėshtė shfaqur me gjithė arrogancėn e tij nė pronat publike duke i bėrė ato prona familjare", tha Rama.


"Berisha nuk i hap kutitė sepse nė kuti ėshtė fundi i pushtetit tė Berishės qė pėr interesa personale e ka zhytur vendin nė krizė ekonominė. Rastet rrėnqethėse vijnė nga bregdeti i vendit ku janė tjetėrsuar pronat. Ato janė njė dramė e jashtėzakonshme pėr mijėra familje shqiptare qė kanė ndenjur 20 vjet me ankthin e kompensimit dhe tani iu thonė se kjo pronė s'ėshtė e juaja, por e oborrit familjar", vijoi Rama nė mitingun e Elbasanit.


Ai ėshtė ndalur edhe tek njė nga temat e ditės, shembja e tunelit tė Kalimashit.
"Pėrpara pak javėsh tuneli i Kalimashit u mbyll pa afat sot media lajmėroi pėr shembje nė njė pjesė tė tij pėr shkak tė dėmtimeve tė rėnda. Tani duhen nxjerrė miliona nga arka e shtetit pėr tė riparuar dėmtimet nė tunel dhe pėr tė thelluar krimin ekonomik nė njė vepėr madhore. Ndaj kėrkojmė hapjen e kutive sepse aty ėshtė ēlirimi i qytetareve nga korrupsioni".


"Por ne jemi tė vendosur pėr tė mos hyrė nė Parlament dhe ju siguroj se mandatet e PS-sė nuk digjen dhe nuk do tė digjen sepse deputetėt e PS-sė i kanė ato mandate pėr tė mbrojtur lirinė tuaj pėr ti dhėnė fund zgjedhės sė pushtetit familjar tė Sali Berishės. 20 nėntori ėshtė njė ditė e shėnuar nė kėtė pėrpjekje historike. Mė 20 nėntor ėshtė protesta e madhe mbarėkombėtare nė Tiranė pėr tė kėrkuar tė drejtat e gjithė shqiptarėve. Pėr tė kėrkuar drejtėsinė qė fshihet nė kutitė e votimit", pėrfundoi Rama.

mjeshtri
Antarė/e
Antarė/e

Numri i postimeve : 5
Pikėt : 5314
Reputation : 0
Registration date : 06/11/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi