HAPĖSIRĖ E PAFUND
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Shko poshtė

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI Empty POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Mesazh  shaban cakolli 21.10.09 19:56

Brahim Avdyli

Brahim Avdyli
Brahim (Ibish) AVDYLI ka lindur mė 1960 nė fshatin Morinė tė Malėsisė sė Gjakovės. Qė nė moshė tė re u dha pas dy prirjeve: pas artit tė fjalės dhe pas lėvizjes konspirative pėr lirinė dhe bashkimin e popullit shqiptar. I pėrket brezit tė fundviteve tė shtatėdhjeta dhe fillimit tė tė tetėdhjetave tė letėrsisė shqipe.
Pas pėrfundimit tė gjimnazit „Hajdar Dushi“ nė Gjakovė i filloi studimet nė fakultetin teknik, dega e arkitekturės. Nga shtrėngesat ekonomike dhe politike tė organeve tė pushtetit titist jugosllav u detyrua tė emigrojė nė Zvicėr. Mė vonė, si student me korrespondencė nė fakultetin filologjik vijoi studimet nė Degėn e Letėrsisė dhe tė Gjuhės Shqipe.
Prej vitit 1979 punoi vetmohueshėm pėr afirmimin e ēėshtjes kombėtare shqiptare dhe mbėshteti veprimtarinė atdhetare tė emigracionit politik.
Ka botuar shumė shkrime, artikuj, analiza dhe akte tė tjera politiko-organizative. Gjatė viteve 1990-1995 ka udhėhequr revistėn „Qėndresa“ nė Zvicėr.
Brahim Avdyli qe ndėr tė parėt qė u vu nė krahun e luftės ēlirimtare dhe argumetoi fuqishėm domosdoshmėrinė e organizimit tė saj. Shtėpia e tij nė vendlindje, nė Morinė tė Gjakovės, u shndėrrua nė bazė tė rėndėsishme tė UĒK-sė, ndėrsa i vėllai, Sadri Avdyli, ishte Komandant i Pėrgjithshėm i Shtabit Lokal tė Morinės. Njėsiti i Morinės dha njė kontribut tė lakmuar nė luftėn ēlirimtare. Pas rėnies sė Morinės, autorit iu dogj biblioteka personale dhe shumė dorėshkrime. Ndėr tė tjera vlen tė pėrmendet drama „Gremina“, romanet „Buka“, „Mjegulla“ dhe tregimet e shumta.

Pos botimeve nė periodikun shqiptar ka publikuar kėto pėrmbledhje:

Nė hijen e Alpeve, poezi, Rilindja, Prishtinė, 1983
Buka e kuqe, poemė, Atdheu, Cyrih, 1990
Kur zgjohet Dodona, poezi, Rilindja, Prishtinė, 1992
Pasqyrė e pėrgjakur, poezi, Marin Barleti, Tiranė, 1994
Klithje nga fundi i ferrit, poezi, Onufri, Tiranė, 1997
Gjuha e dheut tim, poezi, Albin, Tiranė, 1999
Klithje nga fundi i ferrit, botim i dytė, Jeta e Re, Prishtinė, 2000
Baraspesha e humbur, poezi, Qėndresa, Gjakovė, 2003
Vragat e njė kohe, prozė, Faik Konica, Prishtinė, 2005
Lėvozhga e vdekjes, Faik Konica, Prishtinė, 2007.
Setele Vesniciei/Yjet e Pėrjetėsisė, BKSHR, Bukuresht, 2008

Ėshtė i prezentuar edhe nė kėto libra:

Rrjedhė e lė gjurmė, poezi e studentėve tė Kosovės, Bota e Re, Prishtinė, 1983
Nebil Duraku: Shkrimtarėt e Kosovės, 1945-1985, Rilindja, Prishtinė, 1985
Poezia dal Kossovo, Besa Editrice, Nardņ (Lecce), Itali, 1999
Hasan Hasani: Leksikoni i Shkrimtarėve Shqiptarė 1501-2001, Faik Konica, Prishtinė, 2003.
Libri i tij i parė poetik „Nė hijen e Alpeve“ ka hyrė nė zgjedhje tė ngushtė pėr shpėrblimin „Hivzi Sylejmani“ qė filloi tė jepej nė vitin 1983 pėr librin mė tė mirė tė autorėve tė rinj. Ėshtė fitues i vendit tė dytė nė konkursin letrar me rastin e 28 Nėntorit 1997, tė organit tė LPK „Zėri i Kosovės“ dhe i Penės sė Artė nė takimet pranverore tė krijuesve shqiptarė tė Diasporės, mė 2001.
Brahim Avdyli ėshtė njėkohėsisht anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės dhe i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Zvicrės
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5831
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI Empty Re: POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Mesazh  shaban cakolli 21.10.09 19:57

Nga libri poetik

''NĖ HIJEN E ALPEVE''

Rilindja,
Prishtinė, 1983


OPINGAVE TĖ MIA

Poetėt e mėdhenj do tė qeshin
me kėto vargje pėr ju

do tė neveriten nga era e djersės
dhe era e baltės.

S’ka gjė,
ata kanė tema tė mėdha-
fjalori i tyre s’na pėrmban,

le tė na pranojė kjo tokė
ku hapin e lėshojmė pa drojė
me estetikėn tonė kryeneēe-

poetėt
le tė kėrkojnė nėpėr libra
fjalė tė mėdha!

*) Me kėtė poezi programatike fillon botimi
i poezive tė fillimit tė viteve ‘80. Ajo shpreh
programin e poetit pėr ngjarjet e mėdha.
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5831
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI Empty Re: POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Mesazh  shaban cakolli 21.10.09 19:57

TORZO E SHPIRTIT TIM

A mund tė komunikoni gjė me njerėzit
unė dhe koha ju gjymtojmė nga pak-
pjesėt e copėtuara veē unė ua njoh.

Sa mėkat
ju lindi dhe ju rris tė gjymta
pėr ta bartur tėrė jetėn
brengėn e fjalės sė pathėnė
peshėn e fajit qė mė pėrvėlon.

Kėshtu siē ju shoh
vetėm mua mė lėndoni nė shpirt
pse s’ua fala bukurinė-
e vėrteta ėshtė e hidhur si vetė ju!

Lindja juaj lindje e vėshtirė
vargje tė mia-
torzo e shpirtit tim!
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5831
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI Empty Re: POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Mesazh  shaban cakolli 21.10.09 19:58

YLLI PIKONTE GJAK

E kam hapur kopertinėn
e historisė nė muzeume-

nė bebėza dyshimi
rrėnjėt m’i ka mbjellė

dikush nė daulle
hidhte vallen e ēoroditur

nė sofrėn e shekujve
zogut
helm i pėrgaditej!

Qiellit me re tė trembura
ylli pikonte gjak….
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5831
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI Empty Re: POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Mesazh  shaban cakolli 21.10.09 19:58

E VETEN
E MADHĖRON ME FJALĖ

Kur shqetėsimi i detit
pėrplasej idhshėm brigjeve tė kohės
dikush mbillte farėn e dėshtimit

deti pėrkundte
valėt e mllefit

stuhitė pillnin diēka tė re nė kohė
stėrkalat kaltėrorin qiellin…

Kush i vodhi pra
pranverat e mia-

djalli nė mes tė njerėzve
maskėn e ėngullit mbanė nė fytyrė,

morden e shkep me
e veten e madhėron me fjalė !
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5831
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI Empty Re: POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Mesazh  shaban cakolli 21.10.09 19:59

PĖR AGUN
E NJĖ ĖNDĖRRE

Nė ē’breg do tė pėrplasen
dallgėt e kėtij vėrshimi

yllit tim sa rudha
do t’i shtohen nė ballė

shumė herė mė ke thėnė
me zjarr mos luaj

e thonjtė ke fshehur
pėr agun e njė ėndėrre

njė ditė do tė ēmendem
me marrėzinė e sendeve

dhe s’do tė jem tjetėr
pos njė pikėquditėse e ngrirė!
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5831
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI Empty Re: POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Mesazh  shaban cakolli 21.10.09 20:00

PJESĖT E EMRIT

1. (Te ishuli i sirenave)

Kah deti rrodha
me lumin e dėshirave
dashurinė si barkė - ėndėrrat vela
grushtat plot rreze t’i sjellė nė Itakė

Polifemi pėrtypte pogaēen e diellit
te Ishulli i Sireneve kėndonte vdekja!

E dallgėt e dhembjes sė pėrgjakur
rrėmbyen lopėt e diellit-
Popsekdoni e zgjoi detin nė stuhi,

nė sytė e mi
ėndėrrash shterrur
Nimfa Kalipso mbolli mashtrimin-

pjesėt e emrit humbėn nėpėr rėrė.

2. (Bishti i cigares)

Krejt ēka mė ka mbetur
nuk mjafton pėr vargjet,

nėse rastėsisht u desh tė gjendem
nė mes valėve tė turbullta
s’ėshtė e thėnė tė fundosem…

Sa keq
gjishtat duhet t’i djeg
pėr ta kuptuar rėndėsinė e gjėrave tė mia !

3. (Gota)

E shterre burimin tim
pėr etjet e huaja
pjesa ime e mallkuar!

Tash ke pėr tė pėlcitur
prej zbraztėsisė

si buzėt e mia do tė bjezgohesh!

E shterre burimin tim
gjithmonė nė duar tė huaja!

4. (Guri i mullirit)

Si su lodhe duke pėrtypur
rruzat e bardha tė jetės
mėkatar i rėndė,

kur s’do tė kem asgjė
do tė hash vetveten pa tjetėr!

5. (Gurra)

Hullive rrjedh
damar i kthjelltė i trollit

rrjedhėn tėnde
nata s’e pėrgjum

freskinė ta xhelosojnė
djajtė dhe hyjnitė!

6. (Pasqyra)

Para teje
nė maje tė flokut
mė lulėzonte ēmendia

sytė mė ngjanin
nė varreza tė pa mbuluara !

E mbaj mend-
tė goditja
si Moisiu ndėrgjegjen
me shpatė tė zhveshur.

7. (Shporta e grisur)

Nė barkun tėnd tė plasur
hija e natės shkujdesur fle

damarėve tė njė filli tė mundur jete
ylli fiket pėrvujatshėm e ngadalė
si dhembja e gjėrave qė s’janė mė

e asgjė nė dorėzėn e brejtur harrese

asgjė nė boshllėkun tėnd
pos viteve
qė rrodhėn ndėr plagė !

8. (Kėrruta)

Thinjat e mia
i bart mbi supe

nganjėherė
dridhesh nė ngashėrim
pėr rininė e ikur djerrinave

peshėn e viteve
ma bart mbi supe,

hapat e fundit m’i numėron.
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5831
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI Empty Re: POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Mesazh  shaban cakolli 21.10.09 20:00

FLETĖ TĖ SHKĖPUTIRA

Nė sallėn e ambullancės doganore
Rezultatet e shikimit mjekėsor presim
Spanja unė dhe Italia,

grupuar sipas valigjeve tė dhembjes.

Sa tė ngjarė ka kjo sallė
me fytyrat tona-
historira tė shkruara ndėr rrudha,

Sytė-
fletė tė shkėputura ndarjesh!

Rentgeni
nuk i lexon si unė zemrat tuaja
as mushkėritė e grisura
s’ua sheh dot rentgeni!

(Chiasso, 1980)
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5831
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI Empty Re: POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Mesazh  shaban cakolli 21.10.09 20:01

BREGUT TĖ LIQENIT

Shėtis bregut tė liqenit
mė i quditshmi unė e vetmia,
dielli varet pas kodre
puhia fryen: vėrdallė ma sjell
pėrfytyrimin e vendlindjes.
Qe njė pėllumb nė qiell
qe njė korb-zi pas
qielli mbushet krrokamė pėrgjakjesh
njė barkė e zbrazėt lėkundet mbi valė!
…Nė kėtė shėtitje mbrėmjeje buzė liqenit
brigjet e ėndėrres dhembja ime i rrah!

(Locarno, 1980)
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5831
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI Empty Re: POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Mesazh  shaban cakolli 21.10.09 20:01

ZOGJTĖ NĖ IKJE
I PUSHTOJNĖ LARGĖSITĖ

Zogjtė nė ikje pushtojnė largėsitė

ndarja
jehonė trishtimi
binarėve tė kujtimit
shpėrdanė dhembje

zgjas duart tė tė mbėrrij-
gishtave tė mi
pikon vetmia

heshtja vret fjalėn e pathėnė mbi buzė-

zogjtė nė ikje pushtojnė largėsitė…
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5831
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI Empty Re: POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Mesazh  shaban cakolli 21.10.09 20:02

KUR DUA TĖ FLAS,
MBETEM I PAGOJĖ

Sa herė i ndez qirinjtė nė shpirt
filloj pėrvuajtėshmėrisht tė digjem

vjen shtėrgatė e zezė atėbotė
e piramidat e sė vėrtetės m’i rrėzon.

Sa herė i zgjoj damarėt e gjakut nė kėngė
e zjarre nė zemėr i ndez
pėr ata qė ngrihen nė hije

vjen fantazmė e mjerė
e mė lidhet nė dorė…

Dhe kur dua tė flas
mbetem i pagojė.
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5831
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI Empty Re: POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Mesazh  shaban cakolli 21.10.09 20:02

SHTIGJEVE
KAH DO TĖ VIJE TI

Pres
shtigjeve kah do tė vije ti
shpesat ēelin
shikimet drejtohen si lutje
si pėrgėdhelje

diku nė male bien lodrat!

E pse tė mos mendoj
se nė ēdo ēast
mund ti dėgjoj hapat e tu mbi barė

lules nė dorė aroma m’i zbehet ngadalė!

…Shtigjeve kah do tė vije ti
borė po bie, borė po bie-

Diku nė male ulėrijnė ujqit!
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5831
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI Empty Re: POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Mesazh  shaban cakolli 21.10.09 20:03

TĖ MERR E NUK TĖ KTHEN

Nuk mund tė pajtohesha
me vrimat e qiellit-
frymėmarrjen e grisur

dhe kaptova male
prej humnere nė humnerė.

Tash bulevardeve endem
nė kėtė ferr neoni
e s’di cili shteg
lul-ėndėrrėn e kuqe ma rrit.

Njė gjė e di-
ka rrugė nė botė
qė tė merr e nuk tė kthen

ka diell nė botė
qė ndrit e nuk tė nxen…

(Sursee, 1982)
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5831
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI Empty Re: POETI YNĖ BRAHIM AVDYLI

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi