HAPĖSIRĖ E PAFUND
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ē'mimi i Demokracisė!

Shko poshtė

Ē'mimi i Demokracisė! Empty Ē'mimi i Demokracisė!

Mesazh  Vogelushja 16.06.08 13:14

Liria ėshtė e drejta pėr tė bėrė gjithēka qė nuk i dėmton tė tjerėt. Pėr paradoks, ky rregull e ruan natyrėn e tij pėr shkrimtarin e varfėr shqiptar

Ē’bėhet me shkrimtarin shqiptar (qė do tė thotė, ndėrkohė, se ē’bėhet me letėrsinė shqipe), pasi institucionalisht koha jonė, herė me qėllim, herė pa qėllim, e ka larguar tej kėtė diskutim tė rėndėsishėm pėr kulturėn e njė vendi.

Si atėherė kur Paul Valery thotė se njė vepėr nuk mbaron kurrė, veēse ta merr botuesi nga duart, si atėherė kur W. B. Yeats thotė se ka njė “klik” qė lajmėron mbarimin e veprės, kemi tė bėjmė me tė njėjtėn gjė, pra me mbylljen e njė etape nė krijimtarinė e artistit dhe hapjen e njė tjetre, sepse te ky ēast i rėndėsishėm pėr tė, ku e ka shtėpinė mbijetesa e tij, shfaqet problemi i ndėrlikuar i tregut, i treti nė radhėn e katėr kushteve themelore qė pėrcaktojnė epokat mė tė mėdha artistike, ku thuhet se bėjnė pjesė frymėzimi, pėrvetėsimi i teknikės, tregu dhe vlerėsimi. Megjithėse artistė tė kalibrit (Rimbaud, Van Gogh etj.) kanė bėrė art tė madh edhe pa dy kushtet e fundit, rregulli, shumė i pėrshtatshėm pėr botėn e shoqėrisė kapitaliste, vazhdon ta ruajė natyrėn e tij tipike, sepse arti pėrpiqet ta thotė fjalėn e tij edhe pėrtej kėtyre pėrjashtimeve, pasi siē thuhet nė deklaratėn e Droits de l’Homme: liria ėshtė e drejta pėr tė bėrė gjithēka qė nuk i dėmton tė tjerėt. Mandej, pėr paradoks, ky rregull e ruan natyrėn e tij pėr shkrimtarin e varfėr shqiptar, i cili e bazon mbijetesėn te njė gjuhė e vogėl (nga pikėpamja e atyre qė e flasin) e qė, pėr mė tepėr, numrin e lexuesve e ka fare tė vogėl.

Mund tė mendohet se nė letėrsinė shqipe nuk mund tė diskutohet me tone kaq tė ngritura. Dhe duket e drejtė: kaosi dhe rrėmuja qė e karakterizojnė pamjen e saj hierarkike i japin pak mundėsi kėtij diskutimi, pasi statusi i tekstit letrar vazhdon tė mos e ketė fituar qytetarinė. Ende nuk kemi hartuar njė antologji qė do tė paraqiste historinė e zbulimeve e risive dhe shprehjeve tė tyre nė kuadrin e fjalės artistike shqipe, cilėsi tė cilat pasuesit e shumtė i pėrsėrisin, i zbusin ose i modifikojnė. Zgjedhja vetėm nė bazė tė zbulimeve qė shtrihen nė dimensionin e thellėsisė, jo vetėm tė ndonjė risie nė sipėrfaqe, do tė hidhte dritė mė tė qartė se sa paraqitja kuturu dhe en bloc (tipike socrealiste). Kjo metodė qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me metodat ose pėrpjekjet e atyre qė i ndajnė elementet e letėrsisė sipas disa kategorive joletrare, do tė ndihmonte qė tė dallojmė shpikėsit, mjeshtrit, ata qė kanė merita nė ngritjen e ndonjė forme nė shkallė mė tė lartė, apo mbllaēitėsit qė nuk kanė ndonjė efekt mbi rrjedhėn kryesore, pasi pėrndryshe do tė jetė tregu dhe mendimi amatoresk ai qė do tė vazhdojė ta pėrcaktojė fatin e letėrsisė shqipe edhe pėr shumė kohė, siē, faktikisht, po ndodh.

Pėrballja me vitrinat e librarive ėshtė vendi ideal pėr tė ngritur pyetjen se ēfarė po ndodh sot me letėrsinė shqipe, pasi shikon menjėherė se mungon ēdo mendim hierarkik i vlerėsimit tė saj. Kur tregtuesi i librit ngre supet dhe tė thotė se cilėt libra i shiten, prej rrėmujės sė madhe tė titujve zgjohet pyetja tjetėr: nė kėtė rrėmujė konsumiste pa krye cili ėshtė shkrimtari i sotėm shqiptar, cili ėshtė jo libri qė sjell vlera materiale, para, por libri qė sjell vlera - tė letėrsisė? Imazhet e krijuar nga media e pėrditshme, e cila gjithmonė noton nėpėr faktorė jashtėletrarė (sepse realiteti tregon se pėr letėrsinė shprehen politikanė, historianė, analistė tė politikės), jo vetėm qė nuk e sqaron kėtė problem, por e turbullon atė edhe mė keq: njė vend i vogėl si i yni nuk mund tė ketė me qindra shkrimtarė tė mėdhenj, siē duket se del prej saj. Mendimi i paspecializuar i bėn jehonė njė prodhimi mesatar dhe nėnmesatar, diēkaje qė ėshtė artikuluar pėr arsye tė ndryshme dhe diēkaje tė pranuar pėrgjithėsisht me sy mbyllur: prekja e kėtyre tabuve bie reagime tė ashpra, veēse pa asnjė argument tė mirėfilltė artistik, duke mbjellė tash e parė vetėm pamje kaotike, qoftė nė rastin e thjeshtė tė lexuesit fanatik, qoftė nė rastin e atij qė ishte kryesteti i socrealizmit.

Rasti i kėtij tė fundit (i estetit tė njė epoke kulturore tė mbyllur njėherė e mirė) na tregon edhe njėherė se thembra e Akilit nuk ėshtė krijimi por gjykimi: prodhimi vulgar i socrealizmit do tė kishte vdekur me kohė pa kėtė tė fundit (ē’dinė brezat e sotėm pėr komisarin, sekretarin e partisė, lejfenizmin?). Si njė herė e njė kohė, paaftėsia e plotė pėr tė folur pėr letėrsinė si letėrsi, paaftėsia e plotė pėr tė zotėruar kodet elementarė, pjell lista qesharake emrash qė nuk maten as me nivelin mediokėr tė letėrsisė shqipe, sipas parimit lista pjell listėn dhe kėshtu diēka do tė mbetet, pasi koha e kaluar e ka aprovuar kėtė, pėrderisa predikuesve tė mendimit tė ri u mungon pushteti pėr tė qenė tė bindshėm pėr turmėn, e cila s’i ka pėr qejf ndryshimet e shpeshta.

Gjithēka qė u tha mė sipėr tregon se, si ēdo fushė tjetėr e jetės shqiptare, edhe letėrsia paguan ēmimin e lirisė sė fituar nė emėr tė demokracisė, ku parėsore janė fitimi i parave dhe thellimi i kėsaj tė fundit.

Po cila ėshtė pamja e asaj pėr tė cilėn ia vlen tė flitet? Sot pėr sot, ndėr shkrimtarėt shqiptarė shquajmė sė pari ata qė vijnė nga periudha e djeshme e komunizmit, dy kampe lufte krejt tė ndryshme nė pamje tė parė, por edhe tė pėrshkuar nga njė tipar i pėrbashkėt: ata pėrcaktohen nga marrėdhėnia me politikėn dhe jo nga cilėsia e veprės. Nė rastin e parė kemi shkrimtarin me etiketėn e intelektualit tė shtetit, i cili lindi nė njė shoqėri strukturat e sė cilės u bėnė qartazi artificiale, pasi klasa sunduese e humbi funksionin e saj, por arrinte tė mbahej nė pushtet me forcė dhe mashtrim, duke premtuar mė tepėr njė kohė skizofrenie se sa njė kohė besimi, njė kohė qė nuk lejonte regjistrimin besnik tė fakteve dhe sinqeritetin emocional tė krijimit: nga pikėshikimi i shoqėrisė totalitariste historia ėshtė diēka qė duhet krijuar e jo diēka qė duhet mėsuar, kėshtu qė lejohet vetėm njė opinion, i cili sjell pėr pasojė njė falsifikim tė plotė. Kasta sunduese e shtetit totalitar duhet tė ruajė sundimin e saj, prandaj duhet tė konsiderohet si e pagabueshme, mirėpo meqė nė praktikė askush nuk ėshtė i pagabueshėm, ėshtė e nevojshme qė ngjarjet e kaluara tė pėrshtaten nėmėnyrė qė triumfet e imagjinuara tė duket se kanė ndodhur vėrtet. Ky kamp i identifikuar lehtė si oportunist ishte dhe vazhdon tė mbetet mė i madhi, ngaqė nė gjirin e tij krijohej mundėsia e njė mėnyre mirėkuptimi me kastėn drejtuese tė shtetit, ēka nėnkupton vazhdimėsinė e tė shkruarit dhe tė botuarit, sigurisht kundrejt ēmimit tė vetėcensurimit apo gjuhės sė Ezopit, duke ēuar nėpėr disa simbolika dhe metafora tė stėrholluara.

Si tė gjithė vendet e Evropės Lindore, edhe Shqipėria ka njohur shenjat e shkrimtarit disident, ēka pėrbėn modelin e dytė tė sipėrpėrmendur, por efekti i pėrftuar prej tij, pėr arsyet e njohura tė njė diktature tė shkallės mė tė lartė, ka pasur njė minimizim tė skajshėm nė krahasim me vendet e tjera, kėshtu qė edhe sot e kėsaj dite vlerėsimi pėr kėtė shkrimtar vazhdon tė luhatet pėrmes ulje-ngritjesh tė mėdha, shembujt ilustrues janė tė qartė pėr tė gjithė dhe nuk ka nevojė pėr pėrmendje emrash...

Disa shembuj dritėshkurtėr japin shenjė se nė kohėn tonė mund tė luhet me tė njėjtėn kartė. Edhe suksesi financiar i njė libri, qė i pėrket nėnkulturės, si “Kodi da Vinci”, i jep frymėmarrje kėsaj kaste pa lidhje me letėrsinė e vėrtetė. Tashti qė nuk ka mė ideologji sunduese, vetė pushteti politik nuk ka mė interes pėr asnjėrin model dhe ēmimin e lirisė sė tyre shkrimtarėt e paguajnė tek tregu: tashti shtrohet problemi se mund tė shkruash ēfarė tė duash, po kush do tė tė lexojė. Tashti shtrohet problemi: cilėt shkrimtarė janė pėrgatitur tė shkruajnė pa marrė parasysh se kush do t’i lexojė, a do tė kemi pas kėsaj shkrimtarė me vlerat e tyre tė vėrteta? Kėto pyetje ngrihen vetėm nė sferėn mė tė ndjeshme tė letėrsisė dhe studimit tė saj, sepse ēfarė mbisundon pamjen e pėrgjithshme mbetet konsumizmi, ngritja e supeve tė librarėve qė thonė “kėto mė shiten”, duke i bėrė jehonė herė pas here kėsaj dukurie edhe njė instrument ndikues te mendimi i pėrgjithshėm si media.

Botuesit e pakulturuar e pa vizione, por me fuqi ekonomike e mediatike, po japin shembuj se mund t’i ēojnė librat e vet pa vlera jo vetėm te makrotregu por edhe deri te ēmimet kombėtare, por kjo do tė zgjasė vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr (blerėsi i manipuluar nuk do tė gėnjehet nė pafundėsi), veēse, padyshim, do tė kontribuojė pėr ēoroditjen e momentit.

Ende nuk kam hequr dorė nga pėrgjigjja qė i kam dhėnė dikur njė lexuesi tė zakonshėm, apo naiv, i cili besonte, kėshtu qe edukuar, se mund ta ngrinte hierarkinė e letėrsisė shqipe me anė tė leximeve tė veta: i thashė se mund t’ia rekomandoja vetėm pas tridhjetė vjetėsh autorėt qė duhej tė lexonte. Sepse shkrimtarėt nuk kanė mė funksion tė veēantė nė shoqėri, funksion ideologjik apo moral, atyre u mbetet veēse tė prodhojnė letėrsi, mirėpo mėnyra e vlerėsimit si e tillė do tė vonojė, kėrkohen vite pėr ta ndėrtuar hierarkinė sipas saj, pasi logjika e tregut favorizon njė letėrsi bulevardesh a banalitetesh (qoftė nga ajo periferike, qoftė nga ajo qė arrin tė pėrkthehet e botohet jashtė vendit). Dikush mund tė thotė se tipari konsumist ėshtė fenomen tipik edhe nė shoqėritė mė tė zhvilluara perėndimore, por s’duhet harruar se atje ai pėrballet me mendimin e specializuar, tė konsoliduar, i cili sqaron se kur diskutohet nė mėnyrė serioze pėr letėrsinė, W.S.Maughm dhe Archibald Cronin, bie fjala, janė shkrimtarė qė shėrbejnė pėr tė rritur numrin e lexuesve.

Nuk e di se ēfarė leximi u bėhet sot nė Shqipėri librave qė duhen tė vlerėsohen, por njė roman i cilėsuar si mė i miri i vitit, ēka parakupton se ėshtė shfletuar nga pesė ekspertė tė letėrsisė, fillon me kėtė sintaksė shqipeje skandaloze:

Askush nė atė mėngjes tė zymtė vjeshte, nuk e vuri re mbėrritjen e orendive tė njė familje, nė rrugicėn pranė kinemasė. Kjo ndodhi pėr shkakun se, nuk u dėgjua...

Janė tė shumtė shembujt qė tregojnė se letėrsia e sotme shqipe ėshtė pré e njė loje interesash tė ngushta e tė ulėta, veprimesh tė papėrgjegjshme e manipulimesh, nga njerėz qė janė mbajtur dhe mbahen pėr ekspertė tė letėrsisė, pėr tė mos folur pėr ata qė nuk mbahen si tė tillė, por zotėrojnė ndonjė pushtet tjetėr.

Sigurisht, asnjėherė nuk ėshtė vonė pėr tė qenė serioz me kėtė shfaqje tė superstrukturės sė shoqėrisė, qė vlen pėr tė kuptuar si duhet thellimin e demokracisė dhe fytyrėn tonė si komb i qytetėruar, me aspirata evropiane.
Vogelushja
Vogelushja
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 233
Age : 38
Location : Nėpėr Ėndrra
Job/hobbies : Internet
Pikėt : 6075
Reputation : 1
Registration date : 12/03/2008

http://www.botashqiptareforum.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi