Topi kundėr Berishės: Sondazhi i korrupsionit, realist

Shko poshtė

Topi kundėr Berishės: Sondazhi i korrupsionit, realist

Mesazh  Vogelushja prej 10.05.08 8:29

[b]Presidenti Topi shprehet se reformat duhen realizuar me vepra dhe jo me fjalė[/b]



TIRANĖ- Presidenti i Republikės, Bamir Topi mund tė jetė ndėr tė paktėt politikanė qė vjen nga radhėt e mazhorancės, i cili ka njė qėndrim krejt realist mbi sondazhet qė realizohen nė vend. Ndryshe nga kryeministri Sali Berisha, nė pozicionin e kreut tė shtetit, Topi shprehet se tė gjithė duhet tė vlerėsojnė me nota realiste sondazhet, pasi ato janė perceptime qytetare, e pėr pasojė nuk duhen bėrė vlerėsime diferenciale. Nė pritjen e organizuar nga Komisioni Evropian nė Tiranė me rastin e "Ditės sė Evropės", presidenti Topi, i pyetur nga mediat mbi mėnyrat e ndryshme tė leximit nga klasa politike tė sondazhit tė IDRA-USAID mbi korrupsionin nė Shqipėri, u pėrgjigj: “Ėshtė e pamundur qė gjėrat tė vlerėsohen nė kėtė mėnyrė, nė mėnyrė diferenciale. E rėndėsishme ėshtė qė tė gjithė tė vlerėsojmė me nota realiste jo vetėm njė sondazh, por sondazhet nė pėrgjithėsi, pasi ato janė perceptime qytetare dhe kurrsesi nuk duhet tė biem nė atė pozicion qė tė bėjmė vlerėsime diferenciale. Janė njerėzit, ėshtė shoqėria qė periodikisht nė zgjedhje politike bėn vlerėsimin e duhur. Ajo qė duhet tė bėjnė institucionet, tė gjithė ne pa pėrjashtim, duhet qė me nota shumė realiste, nė mėnyrė analitike, tė vlerėsojmė nė radhė tė parė vetveten, pastaj tė kalojnė nė diskutime pėr tė tjerėt, sepse ēėshtja e korrupsionit, ėshtė si ēėshtja e enėve komunikuese.

Pra, pėr tė bėrė njė lloj paralelizmi, aty ku qarkullon uji, padyshim qė janė tė infektuar me njė fenomen tė tillė”,- tha Topi. Pėr kėtė arsye, Presidenti i Republikės shtoi se, “nė rast se ne diagnostikojmė njė fenomen tė tillė, nė rast se ne ndėrgjegjėsohemi qė korrupsioni duhet tė luftohet nė ēdo lloj qelize, atėherė nuk do tė kishte nevojė tė bėnim paralelizma, kush e ka mė shumė, kush e ka mė pak, por tė gjithė duhet tė punojmė qė korrupsioni tė luftohet, nė radhė tė parė, me zbatim tė ligjit”. Aty ku ligjet nuk janė tė mjaftueshme, ose ka nevojė pėr tė mbushur boshllėqet, Topi shtoi se duhen bėrė reforma dhe tė gjitha ato qė thuhen me fjalė duhet tė realizohen me vepra.
[b]
Raportet me Berishėn[/b]

Duke ushtruar detyrėn e kreut tė shtetit, Bamir Topi tregohet i kujdesshėm nė pėrgjigjen e tij, teksa pyetet pėr marrėdhėniet me kryeministrin Berisha pas ndryshimeve kushtetuese. “Ju e keni parė qė marrėdhėniet janė shumė institucionale. Pra, njė njeri qė okupon nė njė moment tė caktuar njė institucion, duhet tė jetė shumė i kujdesshėm qė tė zbatojė me shumė rigorozitet tė gjitha konturet qė i jep ligji pozicionit tė tij. Ndėrsa nė marrėdhėnie, patjetėr qė marrėdhėniet ndėrinstitucionale janė tė domosdoshme, sepse kėto projektohen pastaj edhe nė gjendjen psikologjike tė shoqėrisė. Kėshtu qė, unė mendoj se nuk ka arsye tė realizohet njė pyetje e tillė, sepse ne shkojmė nė mėnyrė shumė korrekte”.
avatar
Vogelushja
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 233
Age : 32
Location : Nėpėr Ėndrra
Job/hobbies : Internet
Pikėt : 3887
Reputation : 1
Registration date : 12/03/2008

http://www.botashqiptareforum.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi