Historia e Popullit Shqiptar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e Popullit Shqiptar

Mesazh  Vogelushja prej 08.05.08 22:08

[img]http://i42.servimg.com/u/f42/12/12/10/41/000110.jpg[/img]


[size=18][color:4f42=blue][b]"Shqiptarėt nuk kan njė histori tė mbushur me triumfe e mposhtje popujsh, nuk kemi njė histori tė superfuqishme, megjithatė ne kemi njė histori ndėr mė tė lashtat tė rajonit tonė.
Gjurmėt e paraardhėsve tanė i shohim tek perenditė e lashta greke qė ata i gjetėn nė kėtė truall, tek simbolet e shumė mbretėrive mesjetare europiane dhe qė sot jan pjesė e tyre"
[/b][/color][/size]




[color:4f42=blue][b] Banoret e hershem te vendit tone![/b]

[b]1. Banorėt e tejlashtė tė vendit tonė dhe mėnyra e tyre e jetesės[/b]

Trualli i banuar sot nga shqiptarėt filloi tė popullohej shumė herėt, qė nė epokėn e paleolitit (gurit tė vjtėr), mbi 100 000 vjet mė parė. Nė fillim u banuan to zona qė ishin nė kushte gjeografike mė tė pėrshtatshme. Nė Shqipėri, banimet mė tė hershme janė vėrtetuar nė shpellėn e Gajtanit (Shkodėr), nė Konipsol, nė malin e Dajtit dhe nė vendbanimin e Xarės (Sarandė). Njerėzit primitive jetonin nė grupe tė veēuara, kryesisht nėpėr shpella tė thata,, pa lagėshtirė dhe tė mbrojtura nga erėrat. Veglat e punės i punonin mė gurė stralli dhe mė rrallė prej kocke. Prej kėtyre gurėve me anė tė ashkėlzimit nxirrnin pjesė mė tė vogla e mė tė mprehta guri pėr t'i pėrdorur si gėrryese, shpuese etj. Si vende pėr tė pėrpunuar gurin shfrytėzoheshin hyrjet e shpellave dhe terrenet pranė lumenjeve. Sidoqoftė, veglat e asaj epoke ishin ende tė thjeshta dhe tė krijuara kryesisht prej guri. Njerėzit primitivė ushqeheshin me produkte tė mbledhura nė natyrė dhe me gjah kafshėsh tė egra. Pėr shkak tė kushteve tė vėshtira nė tė cilat jetonin, njerėzit e paleolitit kanė pasur njė mesatare jete shumė tė shkurtėr, rreth 21-30 vjeē, me njė vdekshmėri mė tė madhe te fėmijėt. Lufta e pėrbashkėt pėr tė pėrballuar jetėn ēoi nė forcimin e lidhjeve tė pjestarėve tė ēdo grupi, nė ndryshimin e organizimit tė njerėzve primitivė, tė cilėt nga fundi i paleolitit kaluan nė grupime me lidhje gjaku, nė martesėn me grupe, ku prejardhja e fėmijės pėrcaktohej vetėm nga nėna. Filloi kėshtu organizimi i shoqėrisė matriarkale, e cila mori formė tė plotė nė periudha tė mėvonshme, 6000-3000 vjet mė parė, nė epokėn e neolitit (guri i ri). Popullimi i krahinave tė banuaras sot nga shqiptarėt u rrit shumė nė periudhėn neolitike. Njerėzit filluan tė braktisin shpellat dhe tė pėrqendroheshin nė vende tė hapura. Banorėt neolitike pėrqenin mė shumė tė ndėrtonin kasollet e tyre nė fusha dhe nė tarraca lumore. Janė tė njohura njė numėr i madh vendbanimesh tė tilla nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Malė tė Zi e nė Maqedoni. BBanorėt e hershėm, nga jeta endacake e epokės paleolitike, kaluan nė vendbnime shpeshherė tė qėndruehme, me ekonomi kryesisht bujqėsore. Ata njihnin dhe pėrdornin drithėrat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqėrua edhe me lulėzimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues tė ekonomisė e tė jetesės e kishte gruaja. Nė kėtė epokė u kalua nė njė formė tė re martese, nė martesėn me ēifte.

[b]2. Zbulimet e hershme teknike[/b]

Ndėr shpikjet mė tė rėndėsishme tė epokės sė paleolitit ėshtė zbulimi i zjrrit, i cili i ndihmoi shume banorėt e lashtė pėr tė pėrmirėsuar ushqimin dhe pėr t'u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit me anėn e zjarrit solli ndryshime cilėsore nė organet tretėse tė njeriut. Ndryshimet nė ekonomi dhe nė organizimin shoqėror tė epokės sė neolitit ndikuan pėr zbulime tė tjera teknike, tė mėdha pėr lashtėsinė. Njerėzit mėsuan tė punonin enėt prej balte, tė cilat shpeshherė i zbukuronin me njė shije tė vėrtetė artistike, mėsuan tė thirrnin dhe thurnin pėlhura qė i pėrdornin pėr veshje, shtroje e mbulesė, filluan tė ndėrtonin kasollet e para qė kishin dysheme tė shtruara me argjil dhe ishin tė rrethuara me thupra e kallama tė lyera me baltė nga jashtė pėr t'u mbrojtur nga era e tė ftohtėt. Nė epokėn neolitike, veglat e punės, veēanėrisht ato prej stralli, u pėrsosėn shumė, nė krahasim me epokėn e mėparshme. U shpikėn vegla tė reja pune. Pėr buarjen e drithit u shpikėn gurėt e blojės, pėr punimin e tokės filloi tė pėrdorejk shatii i pėrgaditur prej brirėve tė drerit. Me kėta brirė bėnin edhe ēekanė. Gjuetia e pshkut u rrit dhe u pėrmirėsua me krijimin e rrjetave dhe tė grepave pėr zėnien e tij. Po kėshtu u pėrgaditėn edhe mjete tė reja pėr gjuetinė e kafshėve tė egra. Ekonomia nė epokėn neolitike u gjallėrua mė tej me zbutjen e kafshėve tė egr e kthimin e tyre nė kafshė shtėpiake. Ndonėse primitive, gjuetia i ndihmoi njerėzit e kėsaj epoke tė zbutnin delen, dhinė, kalin, qenin. Tė gjitha kėto arritje forcuan lidhjet e grupeve gjinore tė njerėzve primitivė, pėrmirėsuan lidhjet me grupet e banorėve tė tjerė dhe nsitėn marrdhėniet e kėmbimit nė mes tyre, deri edhe nė krahina tė largėta. Nė epokėn pasardhėse, nė atė eneolitike (tė bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit (p.K.) u bėnė nryshime tė reja. Ukrijua ndarja e ekonomisė blegtorale nga ajo bujqėsore. Disa grupe banorėsh merreshin kryesisht me kujqėsi dhe grupe tė tjera merreshin me blegtori. Blegtorėt qenė mė shumė banorė endacakė. Kėta filluan tė popullonin pėrsėri shpellat. U krijuan vendbanime tė reja edhe nė qendra tė hapura malore. Buzė lumenjeve u krijuan vendbanime tė tipiut palafit, ku dyshemetė e shtėpive viheshin mbi trarė tė ngulur nė fundin e lumit. Popullimi i krahinave u rrit edhe mė shumė. Risi teknike e madhe e kėsaj kohe ishte fillimi i punimit tė veglave tė punės prej bakri. SHoqėria njerėzore hyri kėshtu nė njė epokė tė re, nė atė tė punimit tė metaleve. Po kėshtu toka filloi tė punohet me parmendė, duke pėrdorur kafshėt tėrheqėse,kalin dhe qetė. Ekonomia blegtore i dha pėrparėsi punės sė burrave. Filloi tė dobėsohej sistemi matriarkal dhe rolin e drejtimit nė ekonomi dhe nė grupet shoqėrore filluan ta merrnin burrat. Lindi kėshtu nė epokėn eneolitike sistemi patriarkal, i cili u forcua mė shumė nė epokėn e bronzit (2100-1100 p.K.) dhe nė atė tė hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.).

[b]3. Pellazgėt[/b]

Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike. Nė mesin e mijėvjeēarit tė tretė p.K. dhe nė fillimet e mijėvjeēarit tė dytė p.K. erdhėn nga stepat e Lindjes grupe tė reja popullatash blegtore. Kėto u pėrzien me banorėt vendės dhe kėshtu u krijua bashkėsia e re kulturore e popullatės indioevropiane nė tė gjithė Gadishullin e Ballkanit. Kjo popullsi mendohet tė jetė popullsia e lashtė pellazge, pėr tė cilėn kanė shkruar shumė autorė tė vjetėr si Homeri, Herodoti, Tukididi etj. Pellazgėt njihen si banorėt mė tė lashtė parailirė e paragrekė, qė jetonin nė Gadishullin e Ballkanit e nė pellgun e Rgjeut. Nė fillimet e shfaqjes sė tyre, pellazgėt kishin organizim shoqėror matriarkal. Pėr karakterin etnik tė tyre janė dhėnė mendime tė ndryshme, ndonjėherė dhe kontradiktore. Qė nė shek. XVII, veēanėrisht nė periudhėn e Rilindjes Shqiptare, tė studiuesit shqiptarė dhe tė huaj zotėroi teoria e lidhjes sė pellazgjishtes me shqipen. Pėrkrahės i flaktė i kėsaj teorie ka qenė gjuhėtari austriak Han (Hahn). Studiues tė tjerė e kundėrshtojnė kėtė. Gjatė epokės sė bronzit filoi procesi i diferencimit etnik tė popullatave tė Ballkanit Perėndimor. Herodoti, historiani i lashtė grek i shek. V.p.K., jep disa tė dhėna pėr pellazgėt qė vazhdonin tė jetonin nė Greqi. Sipas tij, gjuha e pėllazgėve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqėsi e detari. Ishin edhe mjeshtėr tė mirė ndėrtimi. Pellazgėt ngritėn murin qė rrethonte Akropolin e Athinės dhe pėr kėtė athinasit u dhanė atyre si shpėrblim disa toka nė Atikė, tė cilat, edhe pse ishin tė pavlefshme, ata i kthyen nė toka tė mira bujqėsore.[/color]

[color:4f42=blue](Vazhdo ......)[/color]
avatar
Vogelushja
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 233
Age : 32
Location : Nėpėr Ėndrra
Job/hobbies : Internet
Pikėt : 3732
Reputation : 1
Registration date : 12/03/2008

http://www.botashqiptareforum.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Popullit Shqiptar

Mesazh  Vogelushja prej 10.05.08 7:39

[color:13b1=blue]

[size=18][b]Iliret[/b][/size]

[b]1. Origjina e Ilirėve[/b]

Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė historinė e lashtė tė Ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt, si trashėgimtarė tė pellazgėve, janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishulit Ballkanik. Ata janė autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropogjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre. Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaftė tė gjera; ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit, nė veri, e diri te gjiri i Ambrakisė (Prevezė), nė jug, kurse nė lindje deri te tokat pėrreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e Jugut. Kėto janė fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė e pėrmendės qė nė shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė shumė e lashtė. Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.K., qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.) ilirėt u formuan plotėsisht, duke trashėguar nga epokat mė tė hershme eneolitike dhe tė bronzit tipare kulturore gjuhėsore e antropologjike etnike. Teoria e vjetėr qė i bėn ilirėt tė ardhur nga Evropa Qendrore, nė shekujt XII-XI p.K., ėshtė rrėzuar nga studimet e kryera pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė fakti qė varrimet me urna, karakteristike pėr popujt e Evropėr Qendrore, nuk janė tipike pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm nė zona tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė ardhjes sė ilirėve nė Ballkan nga veriu. Gjurmėt e kulturave tė Evropės Qendrore, qė ndeshen nė Iliri, janė rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e tė lėvizjes sė artizanėve tė punimit tė metaleve.

[b]2. Fiset kryesore ilirie[/b]

Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilirie janė taulantėt, adrianėt, dardanėt, dalmarėt, albanėt, penestėt, molosėt, kaonėt, thesprorėt etj.

- TAULANTĖT: Banonin nė zonėn e Adriatikut, qė nga lumi Vjosa, deri nė prapatokėn e Dyrrahut. Ky fis luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė historinė ilire tė shek. IV-III p.K., duke u vėnė nė krye tė shtetit ilir, tė cilin e kishin krijuar mė parė enkelejtė. Nė trevat e taulantėve mė vonė shfaqet fisi i Albanėve dhe i Parthinėve.

- ENKELEJTĖ: Banonin nė krahinat pėrreth liqenit tė Ohrit. Ata krijuan dinastinė e parė tė Mbretėrisė Ilire, nė fund tė shek. V p.K. Njė nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk pėrmenden mė. Nė trevat e fisit tė enkelejve pėrmenden edhe dasaretėt. Enkelejtė kanė qenė peshkatarė tė zotė.

- DASARETĖT: Janė njė fis i madh nė Ilirinė Juglindore. Njiheshin nė lashtėsi sidomos pėr prodhimin e drithėrave tė bukės. Njė qytet me tė njohura ishte Pelioni (qyteza nė Selcė tė Poshtme tė Pogradecit). Qytet tjetėr i madh i kėtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

- ALBANĖT: Banonin nė prapatokėn e qytetit tė Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgėrdheshi i Krujės). Fisi i albanėve i dha emrin e vet shqiptarėve, gjatė mesjetės sė hershme, kur ata njihen si albanė, arbėr.

- ARDIANĖT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit tė Rizonit dhe tė lumit Neretva. Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol shumė tė madh nė luftėrat kundėr pushtusve romakė, gjatė shek.III-II p.K., nė kohėn kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire. Kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra.

- DARDANĖT: Ishin fisi mė i madh ilir qė u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane, nė Ballkanin Qendror, kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni, i njohur si kryeqendėr e nxjerrjes sė metaleve. Dardanėt pėrmendėn si luftėtarė tė fortė xehtarė shumė tė mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.

- DALMATĖT: Banonin nė brigjet e Adritikut. Ishin blegtorė tė njohur; shquheshin pėr punimin e llojeve tė ndryshme tė veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika nė shekujt e parė u pėrdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe nė veshjen rituale kishtare. Qyteti mė i njohur i tyre ka qenė Delmini.

- PENESTĖT: Banonin nė luginėn e Drinit tė Zi e pėrreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė nė vitet 170-169 p.K. Luajtėn rol tė rėndėsishėm nė Luftėn e Tretė Ilire- romake. Pėrfshiheshin nė Mbretėrinė Ardiane. Kishin 14 qytete e kėshtjella, ndėr tė cilat pėrmendėn Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenėse pranuan garnizone romake nė qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

- MOLOSĖT: Janė njė nga tri fiset kryesore qe banonin nė qendėr tė Epirit antik dhe qė luajtėn njė rol shumė tė rėndėsishėm drejtues nė historinė e lindjes dhe tė formimit tė shtetit tė Epirit.

- KAONĖT: Ky fis epirot kishte shtrirje tė gjėrė, qė nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri nė luginė e Drinosit, nė Gjirokastėr, Kryeqendra e kaonėve, Foinike (Finiqi i Sarandės), nė shek.III p.K. u bė kryeqendra e gjithė shtetit tė Epirit. Qytet tjetėr i madh i kaonėve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrės).

- THESPORTĖT: Banonin nė Epir, nė jug tė lumit tė sotėm Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėrmenden nė shkrimet e lashta qė nga shek. V.p.K., si fis qė sundoheshin nga dy kryetarė tė zgjedhur ēdo vit nga gjiri i parisė.

[b]3. Vendbanimet dhe varrezat Ilire[/b]

Vendbanimet ilire tė periudhės sė hekurit (shek.XI-V p.K.) ndodhen nė vende tė ngritura kodrinore e malore, ku kishin edhe njė mbrojtje tė sigurt natyrore. Pėrreth tyre kalonin rrugėt tradicionale tė komunikimit. Disa prej tyre ishin vazhdim i bnimeve mė tė lashta, bronzit e fillimi i epokės sė hekurit. Vendbanimet ilire ishin tė fortifikuara dhe tė hapura. Vazhduan tė pėrdorėshin edhe vendbnime tė tipit palafit. Tipi i parė i vendbanimit ishte i fortifikuar me mure prej guri ose me rrethim tė drunjtė. Kishte edhe vendbanime tė rrethuara me ledhe prej dheu. Qteza e Gajtanit (nė afėrsi tė Shkodrės) ėshtė vendbanimi mė tipik pėr trevat e Ilirisė sė Jugut. Ajo ėshtė e ngritur mbi njė lartėsi jo tė madhe. I gjithė vendbanimi ėshtė i fortifikuar me mure guri tė trasha rreth 3 m. Dy faqet e murit janė tė punuara me mure guri tė thyer. Fortifikimet nė kėtė kohė nuk kanė qenė tė pajisura me kulla mbrojtese. Porta e vendbanimit tė Gajtanit ėshtė e punuar me gurė tė mėdhenj, tė latuar mė mirė. Banesat kanė qenė prej druri, nė trajtė kasollesh, tė ngritura nė faqet e malit, brenda sistemit fortifikues. Sipėrfaqja e kėtyre vendbanimeve ėshtė 4-5 ha. Ka edhe vendbanime me pėrmasa mė tė mėdha, deri nė 15 ha. Vendbqanimet e kėsaj kohe kanė pasur ekonomi fshatare, me njė artizanat tė zhvilluar tė qeramikės e tė metaleve. Mėnyra karakteristike e varrimit pėr ilirėt ishte varrimi nė tuma, nė kodra artificiale prej dheu. Pėrmasat e kėtyre tumabe shkojnė nė lartėsinė 0,50-4 m, kurse diametri nga 15-32 m. Nė mesi e ēdo tume ndodhej varri qendror, varrimi i parė. Ai vihej nė sipėrfaqe tė tokės ose i futur nė taban. Herė-herė ky varr rrethohej me njė unazė tė madhe prej gurėsh. E gjithė kjo sipėrfaqe mbulohej me dhe e gurė, duke krijuar njė kodėr ku vazhdonin tė bėheshin varrimet.

[b]4. Kolonitė helene nė Iliri[/b]

Helenėt themeluan kolonitė e para tė tyre nė brigjet e Jonit dhe tė Adriatikut Lindor, nė shek. VIII p.K. nė Ambraki (Artė) dhe nė Korkyrė (Korfuz), ku qenė vendosur tregtarėt librunė, tė cilėt kishin zbritur nga viset veriore tė Ilirisė. Nė vitin 627 p.K. helenėt themeluan Dyrrahun (Durrėsi), kurse nė vitin 588 p.K. themeluan Apoloninė (Pojani i Fierit), mbi bazėn e vendbanimėve mė tė vjetra ilire. Mė vonė themeluan edhe koloni tė tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrėn e Zezė (korculla). Themelimi i kolonive ndikoi nė rritjen dhe nė zhvillimin e tregtisė sė ilirėve me botėn helene dhe nė futjen e kulturės helene nė trevat e Ilirisė. Dyrrahu, qė mbante edhe emrin Epidamm, qė nė shek. V p.K. u kthye nė njė qytet-shtet (polis) tė zhvilluar. Interesat e mėdha qė kishte Greqia pėr kėtė qytet bėnė qė pėr shkak tė grindjeve qė kishin plasur nė Dyrrah, tė fillonte lufta e Peloponezit, e cila fėrfshiu Greqinė dhe vazhdoi pėr 30 vjet rresht. Ilirėt lejoheshin tė vendoseshin nė Dyrrah, prandaj kjo koloni pati njė numėr tė madh ilirėsh. Dyrrahu shumė shpejt u shndėrrua nė njė port tė rėndėsishėm dhe u njoh si porti mė i madh i Adriatikut. Qė nė shek. V.p.K ky qytet preu monedhėn e vet prej rgjendi. Cicerroni i thotė se Dyrrahu u kthye nė koloni romake. Apolonia ishte qyteti mė i madh ndėr 30 qytetet qe nė antikitet mbanin kėtė emėr. Edhe ky qytet-shtet, qė nė shek. V.p.K. preu monedhėn e vet tė argjendė, e cila u pėrhap shumė nė Ballkan e jshtė tij. Apolonia nuk ishte vetėm qendėr e rėndėsishme ekonomike, por edhe qendėr kulture. Kėtu vinin edhe nga vende tė tjera pėr tė mėsuar. Cicerroni e quan Apoloninė "qytet i madh e hijerėndė". Kėtu, shtu si nė Dyrrah, lulėzuan skulptura, mazaiku dhe muzika. Pėr rėndėsinė e madhe qė kishte, Apolonia u bė arnė luftimesh ndėrmjet ilirėve, epiriotėve, maqedonasve e romakėve.[/color]
avatar
Vogelushja
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 233
Age : 32
Location : Nėpėr Ėndrra
Job/hobbies : Internet
Pikėt : 3732
Reputation : 1
Registration date : 12/03/2008

http://www.botashqiptareforum.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Popullit Shqiptar

Mesazh  Vogelushja prej 11.06.08 8:01

[color:0e6e=blue]
[b][size=24]Mbreteria e Enkelejve, e Taulanteve dhe e Ardianeve[/size][/b]


[b]1. Mbretėria e Enkelejve (shek IV-335 p.K.)[/b]

Qė nga shek. XI p.K. ekonomia ilire mori njė zhvillim dhe organizim tė ri. Nė disa degė tė ekonomisė, si nė blegtori, nė zejtari e mė vonė edhe nė bujqėsi lindi prona private. Rritja e prodhimit ndihmoi nė dendėsimin e marrdhėnieve tregtare tė brendshme dhe me vendet fqinje, si me Greqinė, me Italinė e me krahina tė tjera lindore. Kjo bėri qė tė veēohet aristokracia fisnore dhe ushtarake, e cila u vu nė krye tė fiseve tė veēanta. Kėto filluan tė bashkonin edhe fise tė tjera rreth vetes, duke krijuar federatat. Qė nga shek. VII p.K. u krijuan federatat e taulantėve, e molosėve dhe e fiseve tė tjera. Federata taulante drejtohej nga Galauri. Nga fundi i shek. V p.K. u krijua shteti ilir. Mbreti i parė qė njohim ėshtė Sirra. Qendra e kėsaj mbretėrie ndėrroi vend qė nga juglindja, ku u formua Mbretėria e Enkelejve, nė jugperėndim, nė Mbretėrinė e Taulantėve dhe mė vonė tek ardianėt, nė krahinat veriore. Nė shek.IV p.K., Bardhyli e rrėzoi mbretin Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinė e tij, qė e kishte qendrėn rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anė tė kryengritjes, i pėrkrahur nga shumė luftėtarė, tė cilėt e mbėshtetėn, meqė ai ishte i paanshėm. Politika e shtetit ilir gjatė gjithė kohės sė dinastisė sė Bardhylitpati si qėllim pėrfshirjen nėn sundimin e vet edhe tė atyre tokave tė banuara nga ilirėt qė ishin tė pushtuara nga maqedonasit. Pėr t'i ēliruar kėto toka, Bardhyli mundi tre mbretėr maqedonas dhe i detyroi t'u paguanin ilirėve tribut vjetor. Nė vitin 360 p.K., kur maqedonasit u pėrpoqėn ta ndryshonin kėtė gjendje me luftė, mbetėn tė vrarė 4000 maqedonas, sė bashku me mbretin e tyre, Perdikėn. Pėr tė dobėsuar ndikimin e maqedonasve nė kufijtė jugorė tė tyre, nė Epir, enkelejtė lishėn aleancė edhe me tiranin e Sirakuzės. Vetėm kur Maqedonia, me nė krye Filipin II, arriti tė shunte grindjet politike nė end, pozita e ilirėve ndaj fqinjėve lindorė u dobėsua. Nė vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse nė moshė 90-vjeēare, u vu nė krye tė ushtrive ilire dh pėrballoi sulmet maqedonase, tė cilat mė nė fund e detyruan tė lėshonte tė gjitha qytetet qė mė parė i kishte pasur Maqedonia nė varėsi. Pasardhėsit e Bardhylit vazhduan kėtė politikė, por ata nuk arritėn tė ēliroheshin nga varėsia maqedonase.

[b]2. Mbretėria e Taulantėve (335-231 p.K.)[/b]

Pas shuarjes sė kryengritjes qė bėnė enklejtė me nė krye djalin e Bardhylit, Klitin, pėr t'u shkėputur nga Maqedoni, qendra e shtetit ilir kaloi te taulantėt, ku Glaukia krijoi dinastinė e tij mbretėrore. Politika e mbretėrve tė dinastisė sė Glaukisė, nė ndryshim nga ajo e enkelejve, qe shumė mė aktive dhe mė e gjerė. Ndaj maqedonasve u zhvillua njė politikė e papajtueshme. Pas vitit 323 p.K., Glaukia arriti tė ēlironte tė gjitha tokat qė maqedonasit ua kishin marrė enkelejve. Pas kėsaj maqedonasit u pėrpoqėn tė futnin nėn varėsinė e tyre Dyrrahun e Apoloninė, qė do t'i bėnte ata zotėr tė Adriatikut. Pas kryengritjes sė vitit 312 p.K., qė u bė nė kėto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranė nėn pushtetin e Mbretėrisė Ilire tė Glaukisė. Nė vitin 309 p.K., qė u bė nė kėto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranė nėn pushtetin e Mbretėrisė Ilire tė Glaukisė. Nė vitin 309 p.K. Glaukia me njė ushtri tė madhe zbriti nė Epir dhe vendosi nė fron mbretin Pirro. Kjo ndikoi nė dobėsimin e grupit promaqedonas ne Epir. Bardhyli i ri, pasardhės i Glaukisė, krijoi marrėdhėnie miqėsore me Epirin, por kėto nuk vazhduan gjatė, se Pirroja i shtriu pushtimet e tij deri nė Shkumbin. Politikėn e paraardhėsve vazhdoi mė me forcė dhe mbreti Monun (viti 280 p.K.), i cili u bė edhe zotėrues i Dyrrahut, ku preu monedha argjendi me emrin e vet. Ai arriti tė rikėmbėnte e tė forconte shtetin ilir. E gjithė periudha e sundimit tė dinastisė sė Glaukisė shėnon faqe tė rėndėsishme pėr historinė ilire. Shteti Ilir i Ultėsirės Bregdetare tė Adriatikut u bėri ballė synimeve hegjemoniste tė Maqedonisė dhe pushtimeve epirote, duke siguruar njė zhvillim tė hovshėm ekonomik e kulturor nė tė gjithė Ilirinė. Ekonomia qytetare gjatė pothuaj njė shekulli pėrjetoi njė lulėzim tė plotė. U ngritėn shumė qytete tė reja me arkitekturė urbane bashkėkohore dhe me mure mbrojtėse tė fuqishme. Arti e kultura morėn njė zhvillim tė paparė deri atėherė nė Iliri. Ndėr qytetet kryesore ilire qė morėn zhvillim janė Damastioni, Bylisi, Albanopoli, Dimali, Shkodra, Lisi, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj. Disa prej tyre prenė edhe monedhat e veta prej bronzi ose prej argjendi. Kėto qytete luajtØn rol tė rėndėsishėm jo vetėm nė ekonominė e kulturėn e vendit, por edhe nė historinė politike tė Ilirisė. Pėrfshirja e kolonive helene, Dyrrahu e Apolonia, nė shtetin ilir dhe pėrzirja e banorėve tė tyre me ilirėt, ndikuan nė rritjen e fuqisė ekonomike dhe nė zgjerimin e marrdhėnieve tregtare me tė gjitha krahinat e Ballkanit dhe jashtė tij.
[b]
3. Mbretėria e Ardianėve (231-168 p.K.)[/b]

Kjo mbretėri u formua nė shek.III p.K., pas dobėsimit tė pushtetit tė taulantėve. Mbretėria Ardiane pėrben bashkimin mė tė rėndėsishėm politik qė u formua nga ilirėt. Themeluess i saj ishte Agroni. Dinastia e tij mbretėroi gjatė viteve 231-168 p.K. Mbretėria Ardiane bashkoi nėn pushtetin e vet gjithė tokat ilire tė Veriut me ato qė u pėrkisnin mė parė enklejeve dhe taulantėve, duke shtrirė kufijtė shtetėrorė qė nga lumi Vjosa, nė jug, deri nė Dalmacinė e mesme, nė veri, dhe nė lindje qė nga trevat rreth liqenit tė Ohrit deri nė bashkimin e dy Drinave, nė Kukės. Kryeqytet i Mbretėrisė Ardiane u bė Shkodra. Nė kėtė kohė shteti ilir arriti organizimin mė tė larztė social-politik. Lindėn edhe njė sėrė qytetesh tė reja ilirie. Baza e shoqėrisė ilirie ishin qytetarėt e fshatarėt e lirė dhe skllevėrit. Fshati ilir tek ardianėt kishte njė numėr tė madh fshatarėsh tė shpronėsuar, tė cilėt ishin tė detyruar qe njė pjesė tė prodhimit t'ua dorėzonin zotėrve tė vet. Regjimi politik i shtetit ishte mbretėri trashėgueshme. Drejtimi i mbretėrisė bėhej edhe me bashkėsundues ose me miqtė e mbretit. Fronin mbretėror kishin tė drejtė ta zinin edhe gratė. Qytetet kishin tė drejtėn e vetėqeverisjes sė tyre, brenda kuadrit tė shtetit ilir; nė krye tė tyre qėndronin polidinastėt, sundimtarėt e qyteteve. Nė kohėn e mbretit Gent pushteti i mbretit ishte i pakufizuar. Mbretėrisė Ardiane gjatė tri luftėrave kundėr sulmeve tė pushtusve romakė.[/color]
avatar
Vogelushja
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 233
Age : 32
Location : Nėpėr Ėndrra
Job/hobbies : Internet
Pikėt : 3732
Reputation : 1
Registration date : 12/03/2008

http://www.botashqiptareforum.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Popullit Shqiptar

Mesazh  Vogelushja prej 11.06.08 8:04

[color:bb6f=blue]
[b][size=24]Lufta e Ardianeve kunder pushtimit Romak[/size][/b]


[b]1. Lufta e Parė Ilire-romake (229-228 p.K.)[/b]

Armė dhe pajisje luftarake ilire. Nė fillimet e Mbretėrisė Ardiane, shteti ilir arrit fuqizimin mė tė madh ushtarak, duke u bėrė njė forcė shumė e madhe detare nė Adriatik. Mbreti Agron e rriti ushtrinė e tij dhe ndėrtoi flotėn detare mė tė madhe qė kishin pasur ndonjėherė mbretėrit e mėparshėm ilirė. Kjo shtoi ndikimin politik tė Mbretėrisė Ilire nė Ballkan. Pas vdekjės sė Agronit fronin e mori Teuta, njė grua e vendosur qė tė vazhdonte politikėn e paraardhėsit tė saj pėr forcimin e shtetit ilir. Ajo mori masa ushtarake pėr ta bėrė shtetin ilir zotėrues tė anėdetjes sė Adriatikut. Pėr kėtė nė vitin 229 p.K. ushtritė ilire pushtuan Korkyrėn dhe qytetin mė tė pasur tė Epirit, Foiniken. Epirotėt u shkėputėn nga aleanca me grekėt dhe u lidhėn me shtetin ilir tė ardianėve. Fuqizimi i shtetit ilir vinte nė kundėrshtim me interesant e romakėve, fqinjėve perėndimorė. Nė kėto rrethana filloi Lufta e Parė Ilire-romake. Nė vitin 229 p.K. ushtritė romake me 200 anije u nisėn kundėr ilirėve. Demetėr Fari, komandant i Teutės, qė ndodhej nė Korkyrėn e pushtuar nga ilirėt, ia dorėzoi qytetin romakėve, tė cilėt mė pas pushtuan Apoloninė e Dyrrahun, duke kaluar nė veri kundėr Isės e Farit. Romakėt zunė pozitat kyēe tregtare e ushtarake tė Adriatikut. Duke mos qenė nė gjendje t'u bėjė ballė romakėve, Teuta u tėrhoq nė qytetin Rizon (Risani, nė gjirin e Kotorrit), duke kėrkuar paqe. Nė vitin 228 p.K. u bė paqja me romakėt, tė cilėt e ngushtuan sė tepėrmi shtetin ilir, duke kufizuar nga Neretva deri te qyteeti i Lisit. Si sundimtar i shtetit tė ardianėve u vendos Demetėr Fari. Dyrrahu e Apolonia u vunė nėn protektoratin romak. Ne kėtė humbje tė madhe me romakėt ndikun qėndrimi separatist i aristokracisė taulante dhe tradhtia e Demetėr Farit, i cili u dorėzoiromakėve edhe tė gjithė flotėn ilire. Fillimin e luftės sė romakėve kundėr ilirėve, historianėt romakė e shpjegojnė me piraterinė ilire dhe me sjelljen e keqe tė Teutės ndaj pėrfaqėsuesve romakė. Nė fakt ky ishte vetėm preteksti qė pėrdorėn romakėt pėr tė filluar luftėn, kurse shkaku i vėrtetė i pushtimeve romake ishin synimet hegjemoniste tė Romės nė atė kohė, kur ajo ishte kthyer nė njė nga shtetet mė tė fuqishme meshdhetare. Fuqizimi ekonomik ilir po dėmtonte interesat e tregtarėve dhe tė skllavopronarėve romakė. Prandaj edhe agresioni ushtarak romak u parapri nga masa ekonomike. Meqenėse monedhat prej argjendi tė Dyrrahut e tė Apolonisė kishin hyrė nė qarkullim edh nė tregjet romake, pėr tė ndaluar vėrshimin e tyre, romakėt vendosėn qė edhe ata tė prisnin monedhėn e tyre prej argjendi.

[b]2. Lufta e Dytė Ilire-romake (219-218 p.K.)[/b]

Kjo luftė erdhi si kundėrvėnie e romakėve kundėr pėrpjekjeve qė bėnė ilirėt pėr tė rikėmbur shtetin e tyre dhe pėr ta shkėputur atė nga varėsia romake. Demetėr Fairi, pasi kishte plotėsuar ambicjet e tij pėr pushtet, filloi tØndiqte njė politikė tė pavarur, nė kundėrshtim me paqen e nėnshkruar me romakėt, nė vitin 228 p.K. Kjo gjė pajtohej edhe me intresat e vendeve fqinje. Demetri pėrfshiu pėrsėri nėn sundimin e tij tė gjithØterritorin e Mbretėrisė Ardiane, duke lidhur edhe aleancė me Maqedoninė. Sė bashku me tė, Demetėr Fari invadoi Peloponezin, kurse mė vonė me ushtrinė e vet mori disa nga qytetet qė Roma i kishte vėnė nėn varėsinė e saj, forcoi ushtrinė ilire dhe ripėrtriu flotėn detare. Ndėrkohė gjendja politike e brendshme nė mbretėri u dobėsua nga pėrēarja ndėrmjet drejtuesve tė shtetit ardian. Skerdiladidi, i cili qe bėrė bashkėsundimtar me Demetėr Farin, u bashkua me romakėt. Kjo gjendje e lehtėsoi senatin romak pėr tė ndėrhyrė pėrsėri ushtarakisht nė Iliri. Pas dy betejave qė u zhvillun nė qytetin e Dimalit dhe nė Far, romakėt e thyen Demetėr Farin, i cili u detyrua tė largohej nė Maqedoni. Kėshtu Mbretėria Ardiane, nė vitin 218 p.K., hyri pėrsėri nėn varėsinė e Romės, duke qnė e detyruar tė jepte tribut vjetor. Sundimtar i Mbretėrisė Ardiane u bė Skerdiladidi.

[b]3. Lufta e Tretė Ilire-romake (168-167 p.K.)[/b]

Kjo luftė u parapri nga njė gjendje e vėshtirė politike e krijuar nė mbretėri. Skerdialdidi prishi aleancėn me Maqedoninė dhe u bashkua tėrėsisht mė romakėt. Filipi II i Maqedonisė, ndėrkohė thurrte plane pėr tė dalė nė brigjet e Adriatikut, prej nga mendonte tė hidhej nė Itali. Kėto synime filloi t'i realizonte me pushtime tė gjera nė Mbretėrinė Ardiane, duke u pėrpjekur tė bėhej edhe zot i Apolonisė. Kjo bėri qė ushtritė romake tė hidheshin pėrsėri nė Iliri, nė vitin 205 p.K., pėr tė mėnjuar rrezikun maqedonas. Lufta e gjatė romake-maqedonase, qė u zhvillua kryesisht nė truallin e Mbretėrisė Ardiane, e dobėsoi kėtė ekonomikisht e politikisht. Nė Iliri u forcuan grindjet ndėrmjet pėrkrahėsve tė Romės dhe pėrkrahėsve tė Maqedonisė dhe kjo shkaktoi pėrēarje. Nė vitin 181 p.K. nė krye tė Mbretėrisė Ardiane u vu Genti, i cili pėr tė rikėmbur mbretėrinė e tij, filloi tė ndiqte njė politikė antiromake, duke u bashkuar pėrsėri me Maqedoninė. Genti ndoqi njė politikė tė brendshme tė vendosur pėr tė bashkuar vendin e tij tė pėrēarė. Pėr kėtė mori masa pėr ngushtimin e pavarėsisė qė kishte aristokracia e qyteteve, duke forcuar kėshtu pushtetin qendror tė mbretėrisė. Me flotėn detare ilire filloi tė vinte pėrsėri nėn kontroll anėdetjen e Adriatikut. Pėr tė pėrballuar sulmet romake, nė vitin 171 p.K., u krijua koalicioni iliro-maqedonas-epirot, i cili nuk dha rezultat, meqė Perseu, mbreti Maqedonasė, nuk i mbajti premtimet e dhėna. genti lidhi aleancė edhe me Mbretėrinė Dardane. Senati romak veproi me ashpėrsinė mė tØmadhe kundėr politikės sė pavarur tė Gentit. Njė ushtri e madhe romake zbarkoi nė vitin 168 p.K. nė brigjet e Ilirisė dhe rrethoi kryeqendrėn e mbretėrisė, Shkodrėn. Politika romake "pėrēa e sundo" bėri qė shumė qytete e krahina ilire tė mos i shkonin nė ndihmė Gentit. I ndodhur nė gjendje tė vėshtirė, Genti i kėrkoi armėpushim pretorit romak Luc Anicit. Pas bisedimeve qė duket se patėn pėrfundime paqėsore, romakėt me pabesi e burgosėn Gentin dhe familjen e tij dhe pushtuan Shkodrėn. Kjo shėnoi edhe rėnien pėrfundimtare tė Mbretėrisė Ardiane, nė vitin 167 p.K. Me kėtė lufØte sė Shkodrės, nė territorin e Mbretėrisė sė mundur Ardiane u krijua njė njėsi e re politike, Federata e Dalmatėve, qė e kishte qendrėn nė pjesėn veriore tė mbretėrisė. Kjo federatė u krijua nė shek.II p.K., duke zgjeruar seundimin e vet deri nė kufi me liburbnėt, nė veri, dhe daorsėt, nė jug. Dalmatėt vazhduan luftėn kundėr zgjerimit tė pushtimeve romake nė Iliri deri nė shek. I p.K.[/color]
avatar
Vogelushja
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 233
Age : 32
Location : Nėpėr Ėndrra
Job/hobbies : Internet
Pikėt : 3732
Reputation : 1
Registration date : 12/03/2008

http://www.botashqiptareforum.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Popullit Shqiptar

Mesazh  Vogelushja prej 11.06.08 8:06

[color:d134=blue]

[b][size=24]Shteti i Epirit[/size][/b]


[b] 1. Mbretėria e Molosėve (shek. V-IV.p.K)[/b]

Shteti i Epirit ndodhej nė jug tė shtetit tė ardianėve. Ai shtrihej nga lumi Vjosa deri nė gjirin e Ambrakisė dhe nga deti Jon deri nė malet Pindit. Popullsia e kėtij shteti ishte ilire, prandaj edhe shkrimtarėt grekė i quajnė epirotėt "barbarė", sipas traditės sė kohės antike, kur tė gjithė popujve jogrekė u vihej ky epitet. Nė Epir jetonin 14 fise tė mėdha me shumė fise tė tjera mė tė vogla. Fiset kryesore ishin molosėt, kaonėt e thesprotėt. Organizimi shtetėror i Epirit filloi qė nė shek.V p.K. Mbreti i parė epirot qė njohim, ėshtė Admeti, mbret molos. Mbretėria Molose krijoi njė oraganizim politik e ushtarak mė tė fuqishėm se tė tjerėt. Kjo i dha mundėsi asaj tė njihej nė Ballkan si shtet i fortė nė qendėr tė Epirit, aq sa nė fundin e shek.V p.K. Separta e Athina bėnė pėrpjekje tė mėdha qė secila tė kishte pėrkrahjen e shtetit molos. Tharypa, mbret molos (42-85 p.K.), i edukuar qė nė moshė tė re nė shkollat e Athinėrs, ndėrmori njė sėrė reformash, duke pėrsosur organizimin e mbretėrisė sė tij. Me kėto reforma ai pėrshpejtoi njėkohėsisht ndikimet greke nė Epir. Forcimi i organizimit shtetėrorė i dha mundėsi Mbretėrisė Molose tė zgjeronte kufijtė e vet. Edhe pasardhėsit e Tharypės, Alketa dhe Neoptolemi, qė sunduan nė nė gjysmėn e parė tė shek.IV p.K., e vazhduan politikėn e zgjerimit tė territorėve shtetėrore. Prandaj nė shkrimet e vjetra, Alketa pėrmendet si "sundimtari mė i lartė i Epirit". Kjo bėri qė molosėt tė viheshin nė krye tė bashkimit tė parė politik tė epirotėve, me krijimin e Lidhjes Molose, nė fillimet e shk.IV p.K.

[b]2. Lidhja Molose (shek. IV- 0 p.K)[/b]

Lidhja Molose kishte karakter federativ monarkik. Nė tė merrnin pjesė disa fise epirote, nė krye tė tė cilave qendronin molosėt. Ēdo fis merrte pjesė nė qeverisjen e shtetit me anė tė pėrfaqėsuesve tė zgjedhur prej tij. Nė krye tė shtetit qėndronte mbreti, qė vinte nga dinastia molose e Ajakidėve. Ai kishte pushtet tė trashėgueshėm. Mbreti ishte edhe komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė. Pas mbretit qėndronte prostati, i cili ishte mbrojtės i ligjeve tė vendit dhe i interesave tė atyre qė e kishin zgjedhur, duke kufizuar pushtetin mbretėror. Pėrkrah tij vinte sekretari. Tė dy kėta fuksionarė tė lartė tė shtetit zgjedheshin ēdo vit nga Kuvendi i Popullit, i cili pėrgadiste ligje e vendime. Lidhja Molose e vazhdoi politikėn e zgjerimit tė kufijve tė vet. Nė mesin e shek. IV p.K., nėn varėsinė e saj u vunė tokat e koinonit tė thesprotėve e tė kaonėve. Me kėtė molosėt siguruan daljen nė detin Jon. Lidhja Molose krijoi njė aleancė tė qėndrueshme me Filipin II tė Maqedonisė, kur kjo ishte kthyer nė njė mbretėri kryesore nė Ballkan. Nė vitin 4 p.K., me kėrkesėn e Tarantit (Taranto), mbreti molos Aleksandėr kaloi nė Italinė e Jugut pėr tė mbrojtur kolonitė helene qė po kėrsėnoheshin nga fiset italike. Nė fillim ushtria e tij pushtoi Apuljen, Heraklenė e qytete tė tjera. Fitoret ushtarake tė epirotėve i detyruan shumė qytete italike, madje edhe Romėn, tė lidhnin marrėveshje me Aleksandrin. Por pas disa vjetėsh fiset italike, me forca tė mėdha tė bashkuara, i thyen epirotėt nė luftėn e zhvilluar nė afėrsi tė Kozencės nė vitet 1-0 p.K.

[b]3. Symahia (330-233 p.K.)[/b]

Pas dėshtimit tė Aleksandrit nė Itali, nė shtetin e Epirit shpėrthyengrindje tė brendshme politike, qė ēuan nė prishjen e marrdhėnieve tė mira me Maqedoninė. Nė njė gjendje tė tillė u kriju symahia (aleanca) epirote, e cila zgjati nga viti 0 deri nė vitin 2 p.K. Symahia u krijua nga bashkimi i shtetit tė molosėve me aleatėt e vet. Shteti epirot e ruajti karakterin federativ me bazė monarkike, por ndryshoi baza juridike e tij, e cila dobėsoi pushtetin e sundimtarėve molosė. Ēdo bashkėsi fisi qė bėnte pjesė nė symahi, kishte tė drejta tė barabarta me tė gjithė pjesėmarrėsit e tjerė. Ēdo krahinė merrte pjesė nė qeverisjen e pėrgjithshme tė vendit me pėrfaqėsuesit e saj. Symahia i vuri bazat kushtetuese krijimit tė njė shteti tė vetėm epirot. Pėr rreth 0 vjet symahia pėrjetoi njė periudhė tarazirash politike, nga lufta qė bėnin pretendentėt pėr fronin mbretėror. Nė vitin 297 p.K. nė krye tė shtetit tė Epirit erdhi Pirroja. Ai me vendosmėri arriti plotfuqishėm ushtarak. Kėto masa e forcuan shtetin e Epirit si nga ana e organizatave, ashtu edhe nga ajo ushtarake. Gjatė sundimit tė Pirros (297-272 p.K.) Epiri zhvilloi njė politikė tė pavarur dhe vendosi marrėdhėnie diplomatike me shtete tė fuqishme tė kohės. Epiri njohu njė lulėzim tØjetės qytetare, me njė veprimtari tė dendur ndėrtimesh nė qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve tė reja. Pirroja, me anė luftėrash e pushtimesh, i zgjeroi kufijtė e shtetit tė Epirit nė kurriz tė shteteve fqinje. Nė veri pushtoi tokat ilire deri te lumi Shkumbin, nė lindje tokat deri nė Vardar, kurse nė jug pushtoi tokat e Greqisė deri nė Kroint. Me kėrkesėn e qytetit Tarant nė vitin 280 p.K. Pirroja zbarkoi me njė ushtri tė madhe Italinė e Jugut. Nė luftėrat qė zhvilloi, i theu keqas romakėt, por edhe epirotėt pėsuan humbje tė mėdha. Pas disa fitoreve qė arriti edhe nė Sicili dhe pas humbjes qė pėsoi nė vitin 27 p.K., u kthye nė Epir, ku pėrsėri nuk ndenji qetė. Me ushtrinė e tij hyri nė Greqi, por u vra gjatė luftės qė zhvilloi mė 272 p.K. nė qytetin Argo, nė gjirin e Korintit. Pas kėsaj Epiri u pėrfshi pėrsėri nė grindje tė brendshme dhe kjo ēoi nė ngushtimin e kufijeve tė shtetit. Nė vitin 24 p.K. Epiri u shndėrrua nė republikė tė federuar tė quajtur Lidhja Epirote, me kryeqytet Foiniken (Finiqi, afėr Sarandės). Shteti epirot nga pushtuesit romakė nė vitin 167 p.K. Romakėt kthyen nė robėr 150 000 epirotė dhe shkatėrruan 70 qytete tė tyre, duke grabitur tėrė arin e argjendin qė kishin banorėt.[/color]
avatar
Vogelushja
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 233
Age : 32
Location : Nėpėr Ėndrra
Job/hobbies : Internet
Pikėt : 3732
Reputation : 1
Registration date : 12/03/2008

http://www.botashqiptareforum.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Popullit Shqiptar

Mesazh  Vogelushja prej 12.08.08 13:30

[color:243c=blue][b]
[size=18]Arti dhe Kultura Paganizmi[/size][/b]

[b]1. Arti ilir nė prehistori[/b]

Gjatė periudhės sė prehistoris, ilirėt kishin tėzhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike tė objekteve qė ata pėrdornin. Arti figurativ ka qenė pak i zhvilluar. Arti dekorativ ilir ka pasur qėllim estetik (zbukurues) dhe botėkuptimor. Ai shėrbente pėr hijeshimin e objekteve tė pėrdorimit praktik dhe pėr zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanė kuptim botėkuptimor, sepse janė tė lidhura me kultet e kohės. Motivet gjeometrike qė zbukuronin qeramikėn punoheshin me tekniken e gėrvishjes dhe tė mbushjes sė figurave me ngjyrė tė bardhė. Nė disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikės. Figurat gjeometrike mė tė pėlqyeshme kanė qenė trekėndėshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e vijave dhe mė rrallė rrethi. Trekėndėshi dhe rombi janė tė lidhura me kulte matriarkale, kurse rrethi dhe kryqi i thyer pėrfaqėsojnė diellin. Parimet estetike tė zbatimit tė artit dekorativ ilir janė simetria dhe harmonia e kompozimit tė motive, pėrshtatja e kompozimit me formėn e objektit dhe hijeshimi i pjesėve mė tė dukshme tė sendeve. Ky art shquhet pėr saktėsinė e zbatimit tė motiveve, qė, sė bashku me parimet e tij bazė, i kanė dhėnė artit deokrativ ilir njė bukuri tė veēantė, shumė tė pėlqyeshme edhe pėr artėdashėsit e kohėve tona. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht nė punimin me baltė ose nė bronz tė figurave tė kafshėve, tė shpendėve e mė rrallė tė njerėzve, tė cilėt kishin me kultet fetare.

[b]2. Arti ilir nė periudhėn qytetare[/b]

Nė periudhėn qytetare ilire (shek.V- II p.K.) arti figurativ u zhvillua nė njė drejtim tė ri mė tė lartė, me teknikė bashkėkohore. U shfaq skulptura ilire prej guri, me shtatore e portrete, e cila paraqiste figura njerėzish me veshje ilire tek ilirėt. Modelet mė tė mira tė kėsaj skulpture janė zbuluar nė trevat e fiseve ilire tė amanetėve, bylinėve, taulantėve, japodėve e liburnėve. Pėrhapje tė gjerė mori nė tė gjithė Ilirinė arti i punimit tė terrakotave prej balte (figurina tė vogla, tė punuara kryesisht me kallėpe), tė cilat paraqesin zakonisht kultet e kohės. Kėto terrakota shpeshherė i gjejmė tė punuara me frymėzim vendės. Edhe arti dekorativ mori njė zhvillim tė ri, ndonėse u pėrdor mė rrallė. Ai u shtri kryesisht nė artizanatin ilir. Shfaqjet mė tė arrira i gjejmė nė punimin e enėve prej balte ose prej bronzi dhe nė pafat metalike tė brezit. Nė shek.III-II p.K. ndeshim amfora, kupa dhe enė kozmetike tė zbukuruara nė reliev me tema mitologjike, erotike ose bimore. Punimet mė tė njohura janė pafta e brezit e shek.III p.K. e Selcės sė Poshtme (Pogradec), ku paraqiten skena luftėrash, figura shpendėsh e kafshėsh, po kėshtu edhe paftat e Gostilit (nė Malin e Zi) nė veri tė liqenit tė Shkodrės. Arti dekorativ zbatohet nė kėtė kohė edhe nė arkitekturė, sidomos nė varret monumentale.

[b]3. Kultura e ilirėve[/b]

Kultura e ilirėve karakterizohet pėr lashtėsinė e traditave tė saj dhe pėr veēoritė etnike qė ka. Ajo arriti lulėzimin e parė tė saj gjatė shek. VIII-V p.K., kur njė sėrė objektesh morėn forma tė pėrkthyera, tipike ilire, me njė art dekorativ tė formuar, qė e dallon atė nga popujt fqinjė. Kjo kulturė u formua nė sajė tė marrėdhėnieve ekonomike e politike ndėrkrahinore ilire, nė kushtet e fuqizimit tė artizanatit vendės dhe tė kėmbimeve tregtare e kulturore me popujt fqinjė. Nė bazėn e kulturės ilire qėndron niveli i lartė i punimit tė qeramikės dhe veēanėrisht i punimit tė objekteve prej argjendi e prej ari, veēanėrisht nė Dardani. Ilirėt pėrdornin forma tė ndryshme enėsh tryeze, enė pėr mbajtjen e ruajtjen e ushqimeve dhe enė rituale. Karakteristike pėr ilirėt janė enėt me dy vegla tė ngritura lart mbi buzė, qė pėrdoreshin pėr tė pirė. Objektet metalike mė tė shumta ishin ato qė pėrdorėshin pėr veshjen dhe zbukurimin e trupit, tė punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e mė rrallė prej ari. Me shumicė punoheshin armėt e sulmit e tė mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndėr to ka forma qė janė tipike ilire, siē janė hanxhari me kurriz tė pėrkulur dhe pėrkrenarja ilire. Po kėshtu tė ndryshme janė edhe veglat e punės prej hekuri. Gjatė shek. V-II p.K. kultura ilire arriti njė nivel tė ri lulėzimi, me zhvillimin e kulturės qytetare. Karakteristikė dhe meritė e ilirėve ėshtė se ata nuk qėndruan tė izoluar vetėm me kulturėn e tyre tradicionale, por ditėn tė huazonin ēdo gjė pėrparimtare, bashkėkohore, si nė ekonomi, nė organizimin politik, ahtu edhe nė fushėn kulturore. Zhvillimi i kulturės qytetare u shoqėrua me pėrhapjen e ndikimit helen nė Iliri, ashtu si nė tė gjithė Mesdheun. Njė sėre qendrash prehistorike u kthyen nė qytete dhe pėrkrah tyre lindėn shumė qytete tė reja. Kėto qytete ishin tė rrethuara me mure tė fuqishme mbrojtėse, tė pajisura me porta e kulla tė shumta. Arkitektura qytetare ilire u ngrit sipas shembullit tė qyteteve bashkėkohore tė Greqisė, qė nė ate kohė u pėrhap nė gjithė pellgun e Mesdheut. Banesat njė-e dykatėshe ishin tė ngritura me gur tė punuar, me panimetri tė njėjtė me banesat helene. Qytetet u pajisėn me teatro, tempuj, stadiume e gjimnate. Vetėm teatri i Bylisit, i ngritur nė shek.III p.K., zinte 9000 shikues. Pjesė e jetės sė kulturuar ishin edhe shėtitoret e portikėt ku njerėzit, veēanėrisht aristrokraciam, duke shėtitur, zhvillonin biseda shoqėrore, filozofike e politike. Nė kėto vende, gjatė shėtitjes, jepeshin edhe mėsime. Monumente tė kėtilla kulturore janė zbuluar nė gėrmimet erkeologjike nė Bylis e nė Nikaja tė Fierit si dhe nė Dimal (nė rrethin e Beratit). Nė Bylis, pranė teatrit ishte ndėrtuar stadiumi, gjimnazi dhe shėtitorja. Njė teatėr ėshtė zbuluar nė Nikaja, kurse nė Amantie (Plloēa e Vlorės) ėshtė zbuluar njė stadium. Krahas teatrit, muzikės dhe gjimnastikės, u zhvillua edhe letėrsia. Edhe pse nuk kemi tzė trashėguara vepra tė kėtilla, kjo nėnkuptohet nga vetė niveli kulturor i qyteteve ilire. Siē mėsojmė nga historiani grek Plutarku, Pirroja i Epirit shkroi libra pėr artin ushtarak. Rritja e tregtisė me qendrat helene bėri qė tė pėrlqeheshin objektet e prodhuara prej atyre, dhe kjo e detyroi artizanatin ilir t'u pėrshtatej kėrkesave tė tregut dhe tė prodhonte kryesisht objekte me forma helene. Megjithatė, traditat ilire nė artizanat u ruajtėn nė shumė krahina ilire, sidomos nė punishet dardane. Pėrhapje tė gjerė mori gjuha greke, e cila pėrdorej si gjuhė tregtare dhe zyrtare. Megjithėse ilirėt, ashtu si shumė popuj tė tjerė evropianė, nuk kanė lėnė tė shkruar gjuhėn e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallė. Pėr kėtė dėshmojnė mbishkrimet e zbuluara, tė cilat japin rreth 1000 fjalė ilire, tė shkruara me alfabetin grek ose latin. Kėto fjalė paraqesin emra ilirė tė njerėzve, tė fiseve, tė perėndive, tė lumenjve, tė qyteteve etj. Gjuha ilire ėshtė gjuhė indo- evropiane dhe ka elemente tė pėrbashkėta me trakishten. Si degė e ilirishtes njihet mesapishtja e shkruar e Italisė sė Jugut. Nga kjo gjuhė janė ruajtur400 mbishkrime tė shkruara me njė alfabet tė veēantė. Pėr njė jetė tė kulturuar tė ilirėve dėshmojnė edhe shkrimtarėt e jashtėm grekė, sipas tė cilėve ilirėt bėnin njė jetė shumė tė hijshme, e donin jetėn shoqėrore dhe ishin shumė tė drejtė e mikpritės.

[b]4. Paganizmi[/b]

Paganizmi ėshtė besimi nė shumė perėndi. Ėshtė forma mė e lashtė e besimit qė kishin njerėzit. Njė pėrhapje tė gjerė tek ilirėt pati kulti i Diellit, qė simbolizohej nė formėn e rrethit, tė kryqit tė thyer, tė spirales etj. Kultin e Diellit e ruajtėn edhe banorėt e Apolonisė. Mjaft i pėrhapur ka qenė edhe kulti i gjarprit. Atė e konsideronin mbrojtės tė luftėtarėve dhe mbrojtės tė tė vdekurve; kurse nė mitologjinė e lashtė, gjarpri lidhet edhe me emrin e ilirėve. Nėn ndikimin grek, nė besimet ilire u futėn edhe kultet e perėndive greke, si Zeusi, perėndia e gjithėsisė, Poseidoni, zot i deteve, Armisi, perėndia e blegtorisė etj.[/color]
avatar
Vogelushja
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 233
Age : 32
Location : Nėpėr Ėndrra
Job/hobbies : Internet
Pikėt : 3732
Reputation : 1
Registration date : 12/03/2008

http://www.botashqiptareforum.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Popullit Shqiptar

Mesazh  Vogelushja prej 18.09.08 8:45

[color:8482=blue][b][size=24]Iliria nen perandorine Romake[/size][/b][/color]

[color:8482=blue][b]1. Politika e pushtuesve romakė nė Iliri[/b]

Nė vitin 167 p.K. pas pushtimit tė Shkodrės, senati romak shpalli se ilirėt do tė ishin tė lirė, se ata qė u bashkuan me romakėt nė luftėn kundėr Gentit do tė pėrjashtoheshin nga taksat, kurse tė tjerėt do tė paguanin gjysmėn e taksave. Pas kėsaj romakėt e ndanė Ilirinė nė disa njėsi administrative. Tokat ilire nė veri tė lumir Mat deri nė Danub u pėrfshinė nė Provincėn e Ilirikut, kurse tokat nė jug tė Matit u pėrfshhinė deri nė Provincėn e Maqedonisė. Nė shek.IV pasuan ndarje tė tjera. Iliria e Jugut u nda nė 4 provinca: Prevali (me qendėr Shkodrėn), Dardania (me qendėr Shkupin), Epiri i Ri (me qendėr Durrėsin) dhe Epiri i Vjetėr (me qendėr Nikopojėn). Liria e premtuar nga romakėt nuk ishte tjetėr veēse fillimi i nėnshtrimit tė plotė ushtarak tė Ilirisė. Ndarjet administrative qė u bėnė dhe njė sėrė masash tė tjera ekonomike e politike dėshmojnė see romakėt qė nė fillim u pėrpoqėn me ēdo mėnyrė tė pengonin ribashkimin e tokave ilire. Ilirėve nuk u lejohej tė mbanin flotė detare ose tė ndėrtonin anije. Ashtu si nė Maqedoninė e pushtuar, edhe nė Iliri asnjėrit nuk i lejohej tė tregonte ose tė martohej pėrtej krahinės ku jetonte. Mbledhjet popullore mund tė bėheshin vetėm brenda ēdo krahine. Shtypja dhe shfytėzimi romak erdhi duke u shtuar. Njė pjesė e banorėve u shpėrngulėn nga trojet e tyre. Shumė banorė u kthyen nė skllevėr. Taksat erdhėn duke u rritur.

[b]2. Kryengritjet ilire[/b]

Pesha e rėndė e pushtimit dhe e shfrytėzimit bėri qė ilirėt tė ngriteshin herė pas here nė kryengritje, tė cilat u shtypėn mizorisht nga romakėt. Nė vitin 50. p.K., ngritėn pirustėt, dalmatėt dhe mė vonė parthinėt. Por kryengritja mė e fuqishme ilire ėshtė ajo qė shpėrtheu nė vitin 6 e qė vazhdoi vjet. Nė kryengritje morėn pjesė panonėt, dalmatėt, pirustėt, desidiatėt e shumė fise tė tjera. Kryengritėsit krijuan njė ushtri tė madhe e pėrbėrė prej 200 000 kėmbėsorėsh e 9000 kalorėsish. Drejtimi i pėrgjithshėm iu ngarkua dy udhėheqėsve, Batos dhe Pinit. Komandantėt e kryengritjes ishin shumė tė guximshėm e tė stėrvitur mjaft mirė. Zemėrimi i kryengritėsve u drejtua veēanėrisht kundėr ushtarėve, tregtarėve dhe qytarėve romakė qė ishin vendosur nė Iliri, njė pjesė e madhe e tė cilėve u vranė. Kjo ngjalli tmerr te romakėt. Perandori shpalli nė senatin romak se, po tė mos merreshin masa tė shpejta, pėr 10 ditė armiku do tė hynte brenda nė Romė. Nė dy vjetėt e parė kryengritėsit e ruajtėn pėrparėsinė ushtarake mbi romakėt, por mė pas fiset panone u pėrēanė. Batoja i tradhtoi kryengritėsit prandaj ata e kapėn dhe e vranė. Pini, udhėheqėsi tjetėr i kryengritėsve, u dorėzua te romakėt. Kryengritjen e vazhduan dalmatėt, desidiatėt dhe pirustėt. Kryengritėsit treguan shkathtėsi e vendosmėri tė veēantė. Nė raste rrethimi, pėr tė mos u dorėzuar, ilirėt udhėheqėshin me rrėnjė e barishte, kurse gratė e qyteteve Metul e Arduba, qė tė mos u dorėzoheshin romakėve pushtues, u hodhėn nė zjarr bashkė me fėmijėt e tyre ose u mbytėn nė lumė. Lufta qė bėnė romakėt pėr tė shuar kėtė kryengritje tė madhe u quajt atė kohė si lufta mė e tmerrshme qė bėnė romakėt jashtė iItalisė. Pas shtypjes sė kryengritjes, nė vitin 9 qendresa ilire mori forma tė reja. Pėrhapje tė madhe nė tokat e pushtuara ilire mori lėvizja e kaēakėve, tė cilėt sulmonin tregtarėt dhe ushtrinė romake. Janė shumė tė njohur nė histori kaēakėt dardanė e dalmatė, tė cilėt u shtuan nė njė numėr tepėr tė madh.

[b]3. Ndryshimet nė jetėn qytetare - Amfiteatri i Durrėsit[/b]

Tė gjitha kėto luftėra nė Iliri u shoqėruan me shkatėrrime tė mėdha dhe rėnie ekonomike. Gjendja u keqėsua edhe mė shumė nga masat kufizuese qė morėn romakėt. Nė tėrė shtrirjen e ilirėve u pakėsua shumė numri i qyteteve. Disa u shkatėrruan, tė tjera u kthyen nė fshatra ose nė qendra garnizohesh ushtarake. Jeta qytetare u kufizua nė njė numėr tė pakėt qytetesh. Qytetet qė u ruajtėn morėn organizim social.politik romak dhe mbėshteteshin nė rritjen e shfrytėzimit skllavopronar. Ato qytete qė morėn statusin e kolonisė, si Shkodra, Dyrrahu, Bylisi, Butrinti et., patėn njė hov tė ri zhvillimi. Ngritje patėn edhe municipet, qytete tė vogla me pavarėsi tė kufizuar, si Ulpiana afėr Prishtinės. Pėr shkak tė interesave tregtare e ushtarake romake, njė shtrirje tė madhe mori rrjeti rrugor. Shumė e njohur nė botėn antike u bė Via (rruga) Egnatia, e cila lishte Dyrrahun e Apoloninė me Kostandinopojėn. Nė qytet morėn njė lulėzim tė ri skulptura, mozaikėt, ndėrtimi i godinave zyrtare dhe i atyre argėtuese. Nė Apoloni u ngritėn odeoni, biblioteka dhe selia e kėshillit tė qytetit. Durrėsi, me zhvillimin qė mori, u quajt taverna e Adriatikut. Aty u ngrit edhe amfiteatri, ku bėheshin pėrleshje tė gladiatorėve. Ndėrtime tė reja u bėnė nė Butrint, nė Shkup etj. Nė fshat gjendja u keqėsua pa masė. Tokat mė tė mira u shpronėsuan dhe iu dhanė nė pronėsi kolonėve dhe veteranėve romakė, tė cilėt krijuan latifundet. Gjatė periudhės romakė u ndie ndikimi i artit e i kulturės romake si dhe i gjuhės Latine. Nė shek.III-IV nė Perandorinė Romake shpėrtheu kriza social- ekonomike e politike dhe nė vitin 95 Perandoria u nda nė dy pjesė, nė Lindore e nė Perėndimore. Qė nė periudhėn e krizės ekonomike romake, nė trevat ilire filloi njė ripėrtėritje e traditave etnike ilire nė qytete e nė fshatra. Efektet romanizuese tė pushtimit nuk arritėn tė shuanin traditat etnike vendėse, meqenėse ilirėt kishin njė nivel tė lartė kulturor dhe luftėrat e vazhdueshme kundėr pushtuesve e forcuan edhe mė shumė ruajtjen e traditave vendėse nė gjuhė e nė kulturė. Krijimi i bashkėsive tė lira fshatare ilire qė nė shek.III-IV, i dha nė njė hov tė ri ripėrsėritjes sė trashėgimisė kulturore. Pas dhėnies sė qytetarisė romake tė gjithė banorėve tė lirė tė Perandorisė romake (viti 212), ilirėt filluan tė luanin rol tė rėndėsishėm nė ekonomi, nė administratė e nė ushtri, aq sa disa komandantė ilirė u shpallėn perandorė tė tė gjithė shtetit romak. Gjatė shek.III-IV njihen si perandorė romakė me prejardhje ilire Kaludi II, Aureliani, Deci. Ndėr perandorėt romakė mė tė mėdhenj ilirė janė Diokleciani dhe Konstandini i Madh.[/color]
avatar
Vogelushja
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 233
Age : 32
Location : Nėpėr Ėndrra
Job/hobbies : Internet
Pikėt : 3732
Reputation : 1
Registration date : 12/03/2008

http://www.botashqiptareforum.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Popullit Shqiptar

Mesazh  Vogelushja prej 18.09.08 8:48

[color:d231=blue]
[b][size=24]Shqipėria nė shekujt e parė tė Mesjetės[/size][/b]

[b]1. Shqipėria- provincė e Bizantit[/b]

Nė vitin 95, Perandoria Romake u nda nė dy pjesė tė veēanta e tė pavarura nga njėra-tjetra: Perandoria Romake e Perėndimit, me kryeqytet Romėn, dhe Perandoria Romake e Lindjes, ose siē quhet ndryshe Perandoria Bozante. Kryeqytet i kėsaj tė fundit u bė Kostandinopoja, e quajtur pėr nder tė perandorit tė Konstandin i Madh, themelues i saj mė 330. Provincat e Ilirikut, ndėr tė cilat Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetėr, iu bashkangjitėn Perandorisė Bozante, nė suazėn e sė cilės qėndruan pėr gati 10 shekuj. Pozita gjeografike nė kufi me Italinė e rriti sė tepėrmi rolin e kėtyre trevave nė kuadrin e Perandorisė Bozante. Ato u kthyen nė njė nyje komunikimi ndėrmjet Lindjes e Perėndimit. Njė rol tė tillė e favorizonte ekzistenca e porteve tė rėndėsishme dhe e rrjetit rrugor qė fillonte nga brigjet lindore tė Adriatikut e tė Jonit dhe shtrihej nė thellėsi tė gadishullit, duke lidhur me bregdetin qendra tė tilla tė rėndėsishme, si Nishi, Shkupi, Ohri, Kosturi, Selaniku, e vetė Kostandinopoja. Ashtu si nė shekujt e mėparshėm, Via Egnatia vazhdoi ta luante rolin kryesor tė komunikimit ndėrmjet provincave tė Perandorisė nė rrafshin horizontal. Me zotėrimin e kėsaj rruge lidhen njė sėrė betejash tė mėdha ushtarake qė u zhvilluan nė truallin shqiptar nė shekujt e mesjetės: Durrėsi, "metropoli i Ilirukut", ishte pa diskutim porti kryesor i Bizantit nė krahun perėndimor tė tij. Aty ndodheshin punishte dhe arsenale pėr pajisjen e ushtrisė dhe tė flotės perandorake. Megjithėse u dėmtua nga tėrmetet e viteve 345 e 518, qyteti u rimėkėmb e u pasurua me ndėrtesa tė reja publike e private. Nė Durrės u zhvillua njė shtresė e fuqishme e aristrokracisė civile, ushtarake e kishtare, qė luajti rol tė rėndėsishėm nė jetėn e qytetit e mė gjerė. Nė vitin 491njė pėrfaqėsues i saj arriti tė bėhej perandor i Bizantit, me emrin Anastasi I (491-518). Perandori Anastas bėri mjaft ndėrtime nė qytetin e tij tė lindjes. Ai ngriti hipodromin dhe muret e fuqishme rrethuese qė mund tė shihen ende sot dhe qė e bėnė Durrėsin tė papushtueshėm nė tallazet e shekujve. Pėrveē Durrėsit, njė numėr qytetesh e kėshtjellash u trashėguan nga periudha antike, si Shkodra, Lezha, Vlora, Bylisi, Berati (Pulkeropolis), Amantia, Butrinti, Adrianopoja (pranė Gjirokastrės) etj. U krijuan edhe qytete tė reja si Skampini (Elbasani) dhe Onhesmi (Saranda). Por nė kushtet e reja historike, qė u karakterizuan pėrgjithėsisht nga kriza e jetės qytetare, njė pjesė e kėtyre qyteteve u rudhėn nė funksionet e tyre dhe mbijetuan thjesht si kėshtjella ushtarake ose si qendra kishtare, kurse kėshtjella tė tjera, si Onhesmi, Skampini, Amantia nuk pėrmenden mė pas shekullit VI.

[b]2. Pėrhapja e krishterimit nė Shqipėri[/b]

Ndėr dukuritė mė tė rėndėsishme qė shoqėruan kalimin nė mesjetė ishte pėrhapja e krishterimit, qė u bė fe zyrtare nė kohėn e perandorit Kostandin (fillimi shek.IV). Krishterimi hodhi rrėnjė nė trevat e Ilirisė qysh nė shekujt e parė tė erės sonė. Si kudo, edhe kėtu vatra tė krishterimit u bėnė qendrat qytetare, ku u ngritėn bashkėsitė e para fetrare dhe vendet e kultit tė ri kristian. Me pėrsosjen e organizimit kishtar, nė qytetet kryesore u krijuan peshkopatat, qė e shtrinin juridiksionin e tyre nė gjithė krahinėn (dioqezėn). Peshkopatat u ngritėn nė qytetet mė tė mėdha e mė tė vjetra, si nė Lezhė, nė Bylis, nė Apoloni, nė Amantia, nė Aulona (Vlorė), nė Butrint, nė Adrianopojė, nė Finiq, nė Onhesėm, nė Nikopojė etj. Peshkopatat vareshin nga metropolitė, tė vendosura nė qendrat e provincave. Nė trevat shqiptare, nė shekujt IV-IX funksiononin metropolitė e SHkodrės (Prevali), e Shkupit (Dardani), e Durrėsit (Epiri i Ri), e Nikopojės (Epiri i Vjetėr). Kėto metropoli kishin pėrkatėsisht , 3, 5, 8 e 9 peshkopata varėse (sufragane). Peshkopėt e provincvave mblidheshin periodikisht, nėn kryesinė e metropolitit, nė sinodet provinciale, ku diskutohej dhe vendosej pėr ēėshtje qė kishin tė bėnin me besimin dhe me klerin lokal. Kursse metropolitėt dhe krerėt e peshkopatave mė tė rėndėsishme shqiptare merrnin pjesė nė koncilet ekumenike, ku diskutoheshin prebleme qė kishin tė bėnin me dogmėn e krishtere nė pėrgjithėsi dhe me hierarkinė e lartė kishtare. Kėshtu, nė koncilin e Efesit, mė 41, mori pjesė dhe metropoliti i Durrėsit, Eukariti, i shoqėruar nga varėsit e tij, peshkopėt e Apolonisė e tė Bylisit, si dhe metropoliti i SHkodrės. Ndonėse politikisht trevat shqiptare bėnin pjesė nė Perandorinė e Lindjes, nga pikėpamja kishtare ato u vunė nėn autoritetin e papės sė Romės. Pėr t'i forcuar lidhjet e tijh me kishėn e kėtyre vendeve, papa caktoi njė vikar (mėmkėmbės) tė pėrgjithshėm me qendėr nė Selanik, qė kishte pėr detyrė tė shuguronte peshkopėt e Ilirikut, tė kryesonte sinodet e provincave dhe tė zgjidhte grindjet kishtare, pėrveē rasteve tė rėnda, qė ishin nė kompetencė tė Romės. Nė shek.V u shtuan pėrpjekjet e Patrikanės sė Kostandinopojės pėr t'i shkėputur peshkopatat e Ilirikut Lindor nga Roma e pėr t'i futur nėn varėsinė e vet. Por kėto pėrpjekje ndeshėn nė kundėrshimin e papės dhe tė vetė peshkopėve vendės, tė cilėt e shquan pėr besnikėri ndaj Romės, veēanėrisht peshkopėt e Dardanisė. Perandori Justinian (527-565) me origjinė ilire, e njohu pushtetin e papės mbi kishėn e Ilirikut. Krahas Selanikut, ai ngriti njė vikariat tė dytė nė Shkup, afėr fshatit tė tij tė lindjes, Tauresium, qė e quajti Justiniana Prima. Kisha e Dardanisė dhe e Prevalit u vu nė varėsi tė kėtij tė fundit, ndėrkohė qė peshkopatat e Epirit tė Ri e tė Epirit tė Vjetėr vazhduan tė vareshin nga vikariati i Selanikut. Tė dy vikariatėt, i Shkupit dhe i Selanikut, mbetėn nėn autoritetin e papės sė Romės. Por gjendja ndryshoi krejtėsisht nė kohėn kur nė Bizant shpėrtheu e ashtuquajtura "lufta kundėr ikonave" (ikonoklastia) mė 70. Nė kėtė rast, peshkopėt e Ilirikut iu kundėrvunė politikės zyrtare bizante. Perandori ikonoklast, Leoni III, e shfrytėzoi kėtė rrethanė pėr ta shkėputur kishėn e Ilirikut nga Roma e pėr ta lidhur atė me Patrikanėn e Kostandinopojės (72). Megjithatė, mjaft peshkopė shqiptarė vazhduan edhe paskėtaj t'i mbanin lidhjet me Romėn. Periudha e hershme e krishterimit nė Shqipėri, pėrveēėsee nga dokumentet historike, dėshmohet edhe nga njė numėr i konsiderueshėm monumentesh kulti. Shprehja mė e arrirė e tyre janė bazilikat, mbeturina tė tė cilave shihen ende sot nė Skampė (Elbasan), Amantie, Ballsh, Mesaplik (Vlorė), Arapaj (Durrės). Pėr t'u veēuatr ėshtė bazikika e Butrinit, qė ruhet nė gjendje mjaft tė mirė. Kisha mė tė vogla paleokristiane janė zbuluar nė Tiranė, Lin (Pogradec), Paleokastėr (pranė Gjirokastrės), Jermė, Bylis etj. Ndėr dėshmitė mė me vlerė tė arkitekturės dhe tė artit paleokristian nė Shqipėri ėshtė Baptisteri i Butrinit. Ai renditet ndėr realizimet mė tė shquara nė fushėn e baptisterėve me planimetri qendrore. Salla e pagėzimit ka planimetri rrethore. Dy rrathė koncentrikė me 16 kolona e ndajnė sallėn nė tri unaza, nė qendėr tė tė cilave ndodhet vaska e pagėzimit. Kolonat janė marrė nga ndėrtesa antike. Nė Baptisterin e Butrinit si dhe nė pjesėn mė tė madhe tė bazilikave dhe tė kishave paleokristiane tė zbuluara nė vendin tonė ka gjetur zbatim tė gjerė teknika e mozaikut. Me tė janė zbukuruar sipėrfaqe tė tėra, lryesisht, dyshemetė. Nė kėta mozaikė mbizotėrojnė motivet zoomorfe, floreale dhe gjeometrike, karakteristikė e artit dhe e simbolikės kristiane.

[b]3. Shqipėria nė kohėn e dyndjes sė popujve dhe tė vendosjes sė sllavėve nė Ballkan[/b]

Kalimi nga antiketi nė mesjetė u karakterizua nga ndryshime e pėrmbysje tė mėdha politike, social-okonomike, kulturore dhe etnike nė botėn e vjetėr. Ashtu si trevat e tjera ballkanike, edhe viset ilire nuk iu shmangėn goditjeve tė popujve "barbarė", qė kapėrcenin kufirin e Danubit e depėrtonin nė thellėsi tė jugut. Gotė, hunė, antė, herulė, gepidė, avarė, e mė nė fund edhe sllavė shkelėn gjatė shekujve V-VI Ilirikun dhe mbollėn kudo shkatėrrim e pasiguri. Perandorėt bizantė u pėrpoqėn t'i frenonoim sulmet barbare duke ngritur sisteme tė fortifikuara nė viset e rrezikuara. Perandori Justinian (527-565) ndėrtoi dhe rindėrtoi pėr kėtė qėllim 167 kėshtjella nė provincat e Prevalit, tė Dardanisė, tė Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr. Nga fundi i shek.VI, dyndjet e popujve, veēanėrisht ato avarosllave u intensifikuan sė tepėrmi. Duke ardhur nga veriu, sllavėt shpėrthyen nė Maqedoni, Trakė, Tesali, Atikė e Peloponez. Sulme tė izoluara sllave u bėnė edhe nė provincat ilire tė Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr. Si pasojė e tyre, njė numėr qyteetsh tė vjetra pėrfshirė edhe Durrėsin, u dėmtuan rėndė. Qyteti i Lezhės u mor nga sllavėt rreth vitit 590 dhe u mbajt prej tyre pėr disa vjet. Dyndjet sllave u shoqėruan me njė dukuri tė re, me atė tė kolonizmit sllav, qė njohu kulmin e vet gjatė sundimit tė perandorit HerakØØel (610-649). Perandoria Bizante u detyrua tė lejonte ngulitjen e masave sllave nė vise tė ndryshme tė Ballkanit. Pėr rrjedhojė, nė fillimet e shek. VII, mjaft treva si Dakia, Maqedonia, Traka e Peloponezi pėsuan ndryshime tė mėdha nė strukturėn e tyre etnike. Edhe bota e madhe ilire pėsoi rrudhje tė ndjeshme. Masa sllave u vendosėn nė viset e Ilirisė Veriore, kurse nė provincat ilire tė Prevalit, tė Dardanisė, tė Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr pati infiltrime grupesh tė vogla sllave, qė me kohė u tėrhoqėn pėrsėri ose u asimiluan. Sidoqoftė, burimet historike dhe gjetjet arkelogjike e pėrjashtojnė kolonizimin sllav tė kėtyre katėr provincave qė pėrfaqėsojnė hapėrsirėn etnike tė shqiptarėve gjatė mesjetės e deri nė kohėt e reja. nė Preval, i cili nė kohėt e mesme u quajt me emrat Diokle e Zetė, nė Dardani (Kosovė), nė Maqedoninė e sotme Perėndimore, nė Epirin e Ri (Arbanon) e nė Epirin e Vjetėr (Shqipėria e Poshtme), popullsia autoktone shqiptare pėrbėnte njė masė kompakte dhe homogjene. Por ishuj tė popullsisė sė vjetėr ilire vazhduan tė mbijetonin deri nė fund tė mesjetės edhe pėrtej kėsaj shtrirjeje, nė viset e Raguzės (Dubrovnikut), deri thellė nė Bosnjė e Hercegovinė, ose nė brezin Maqedoni-Tesali, nė kufi me Epirin. Deri nė fund tė periudhės osmane kėtu dėshmohen vendbanime masive shqiptare. Elementi shqiptar ka qenė nė jug tė Gjirit tė Artės, nė Etoli dhe nė Akarnani, ku edhe sot hasen gjurmė tė toponimisė sė vjetėr Shqiptare.

[b]4. Shqiptarėt pasardhės tė ilirėve[/b]

Nė tė gjithė kėtė shtrirje gjeografike tė pėrfaqėsuar nga provincat e Prevalit, tė Dardanisė, tė Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr, qė njihet si atdheu mesjetar i Shqiptarėve, mbi bazėn e elementit tė vjetėr ilir u zhvilluan proceset etno-gjenetike tė formimit tė popullit shqiptar. Bazuar nė lidhjet gjenetike tė shqipes me ilirishten si dhe me marrėdhėniet e shqipes me gjuhėt e vjetra greke-latine e trakorumune, shkenca ka arritur nė pėrfundimin se folėsit e hershėm tė asaj gjuhe, arbrit, kanė populluar njė trevė qė ishte nė kontakt me tė tria kėto grupe gjuhėsore dhe qė, pėr rrjedhojė, pėrputhet me trevėn ku ata banojnė ende sot. Ky pėrfundim mbėshtetet edhe nga tė dhėnat e arkeologjisė. Kultura e hershme materiale e shqiptarėve (arbėrve), e njohur pėrgjithėsisht me emrin "kultura e Komanit", sipas emrit tė fshatit, ku u gjetėn mė 1898 gjurmėt e saj flet qartė pėr vazhdimin e traditave ilire dhe pėr marrėdhėnie tė pandėrprera me kulturėn romane-bizante tė epokės sė kapėrcimit nga lashtėsia nė mesjetė. Gjurmė tė kulturės arbėrore tė Komanit janė gjetur sė fundi edhe nė rrethet e Lezhės, tė Krujės, tė Tiranės, tė Mirditės, tė Pukės, tė Matit, tė Kukėsit, tė Ohrit etj. Sė fundi, vetė emri i shqiptarėve tė hershėm, i arbėrve (lat. Albani, greq. Arbanoi) e ka origjinėn te fisi ilir me tė njėjtin emėr, qė Ptolemeu, gjeograf i shek.II e lokalizon nė viset midis Durrėsit e Dibrės. Po kėshtu, historiani bizantin i shek.XI, Ataliati, njofton se banorėt e kėsaj treve me rėndėsi tė veēantė gjeostrategjike vazhdonin tė quheshin arbėr (arbanoi) edhe nė kohėn e tij. Ky emėr u pėrgjithėsua edhe pėr popullsinė shqiptare tė trevave tė tjera qė mė parpara emėrtohej sipas emrave tė krahinave ose tė qyteteve. Burimet historike tregojnė se viset shqiptare gjatė mesjetės shtriheshin nga Gryka e Kotorrit nė veri, deri nė Gjirin e Artės, nė jug. Tė gjitha ato treva nė atė kohė pėrfshiheshin nėn emėrtimin Arbėria (Albania).

[b]5. Riorganizimi administrativ i trojeve shqiptare[/b]

Shqipėria dhe Mbretėria Bullgare (shek.IX-X) Pas dyndjeve sllave nė ballkan, Shqipėria, ndonėse mbetej gjithnjė provincė bizante, i humbi lidhjet tokėsore me Perandorinė. Nė kėto kushte, nė qytete ose jashtė tyre po zhvilloheshin struktura autonome tė qeverisjes, qė pėrfaqėsoheshin nga fisnikėt e qyteteve (arkondėt) dhe nga bujaria e fshatit. Por nga fillimi i shek.IX, situata politike nė Perandorinė Bizantine ndryshoi. E ēliruar nga presioni i arabėve nė Lindje, ajo i drejtoi sytė nga provincat e saj perėndimore, si Italia e Jugut, Dalmacia e Shqipėria, qė qenė bėrė objekt i sulmeve arabe, bullgare e franke. Pėr kėtė arsye, duke filluar nga ajo kohė, Perandoria Bizantine e forcoi praninė e saj nė kėto provinca nėpėrmjet riorganizimit tė tyre administrativ dhe krijimit tė provincave ushtarake, themave. Trevat shqiptare u pėrfshinė nė themat e Durrėsit (shtrirja Tivar-Vlorė) tė Nikopojės, qė mbėrrinte deri nė Gjirin e Korintit, e tė Selanikut, qė pėrfshinte edhe viset lindore shqiptare (tė Madeqonisė sė sotme Perėndimore) dhe atė tė Kosovės. Mė vonė kėtu u krijua njė themė e re, ajo e Shkupit. Nė krye tė themės qėndronte njė funksionar i lartė bizantin, strategu, i veshur njėherėsh me pushtet ushtarak e civil. Strategu i themės sė Durrėsit dhe ai i Nikopojės quheshin edhe dukė. Nėn urdhrat e tyre ishte njė aparat i tėrė nėpunėsish ushtarake e civilė qė shėrbenin nė qendėr e nė bazė. Organizimi i ri i themave synonte tė konsildonte forcėn ushtarake bizantine nėpėrmjet krijimit tė njė ushtrie tė rekrutuar nė vend, nga radhėt e stratiotėve (bujqve-ushtarė) qė kishin tė drejtėn e shfrytėzimit tė njė parcele toke kundrejt kryerjes sė shėrbimit ushtarak. Integrimi i forcave vendėse nė ushtrinė e themės sė Durrėsit bėri qė shumė fisnikė shqiptarė tė ngjitnin shkallėt e karrierės ushtarake dhe tė arrinin poste tė larta, deri nė atė tė strategut. Regjimi i themave nė Shqipėri nėnkuptonte marrėdhėnie tė caktuara tė pushtetit qendror bizantin me forcat dhe me strukturt vendėse. Shqiptarėt do tė jepnin ndihmesė ushtarake pėr tė mbrojtur, nė emėr tė perandorisė, nė radhė tė parė trevat e tyre. Nė tė njėjten kohė ata liroheshin nga detyrimet kryesore fiskale kundrejt arkės perandorake dhe ē'ėshtė mė kryesorja, fitonin njė shkallė tė lartė autonomie politike. Megjithėse qėllimi kryesor pėr tė cilin u ngritėn themat e Perėndimit ishte frenimi i ekspansionit tė shtetit bullgar, ky i fundit, nga gjysma e shek.IX e sidomos nėn sundimin e car Simeonit (893-927), ankesoi dora-dorės territore tė Tesalisė, tė themės sė Nikopojės dhe tė themės sė Durrėsit. Pas Simeonit qe car Samueli (976-1014) qė i dha Mbretėrisė Bullgare shtrirjen e saj mė tė gjerė. Aty nga viti 990 Samueli pushtoi qytetin e Durrėsit. Pastaj ai vuri nėn kontroll edhe krahinėn e Dioklesė. Princi i saj Gjon Vladimiri pranoi tė njihte pushtetin e carit bullgar, dhe si provė basnikėrie u martua me Kosarėn, vajzėn e Samuelit. Me ardhjen nė fron tė perandorit Bazili II, Perandoria Bizantine kaloi nė sulm nė tė gjtiha frontet. Mė 1105 patrici durrsak Gjon Krisili, pasi mori njė sėrė premtimesh, ia dorėzoi qytetin e tij perandorit bizantin. Po atė kohė Samueli e humbi kontrollin mbi Dioklenė. Mė 1018 mbeturinat e fundit tė forcave bullgare, tė komanduara nga djemtė e Samuelit (cari bullgar ndėrkohė kishte vdekur), pėsuan afėr Beratit disfatėn pėrfudimtare nė luftė bizantinėt. Kjo ngjarje shėnoi rivendosjen e pushtetit nė trevat shqiptare.[/color]
avatar
Vogelushja
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 233
Age : 32
Location : Nėpėr Ėndrra
Job/hobbies : Internet
Pikėt : 3732
Reputation : 1
Registration date : 12/03/2008

http://www.botashqiptareforum.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Popullit Shqiptar

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi