Si shkaktohen tumoret?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si shkaktohen tumoret?

Mesazh  Esmeralda prej 29.04.08 19:38

[b]Si shkaktohen tumoret?[/b]




Studimet e kryera nga mjeket specialiste te onkologjise rendisin 12 faktore kryesore te cilėt ndikojne ne shfaqjen e semundjeve te kancerit. Dy nga shkaktaret kryesore qe renditen si nxites te semundjes janė alkooli dhe duhani. Konsumimi i duhanit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt sjell probleme te riparueshme pėr mushkerine, probleme te cilat kalojne deri ne semundje kancerogjene. "Duhani dhe drogat e ndryshme permbajne lende kancerogjene qe shkaktojne mutacione ne organizem, duke shkaktuar kancer" thuhet ne studimin e kryer nga specialistet e onkologjise. Sipas tyre, edhe vera dhe birra permbajne substanca paresore qe shkaktojne kancer, edhe duke konsumuar 10 mililitra alkool.


Mjedisi dhe ajri i ndotur janė faktore te tjerė qe tregojnė rritjen e kancerit te mushkerive, sidomos ne zonat industriale ku ka edhe mbetje dhe substanca toksike. Ndėrsa femrat qe jetojne pranė zonave me ndotje te tillė rrezikojne njė menopauze te hershme.

Ushqimi i zgjedhur te bėn qe te mbash larg kancerin. Kjo ėshtė njė nga keshillat kryesore te mjekeve onkologe te cilėt rekomandojne mos pėrdorimin e ushqimeve qe permbajne elemente toksike. Kėshtu konservat, peshqit e rritur ne akuarium apo edhe qumėshti industrial permbajne lende qe shkaktojne kancer te zorres se trashe apo edhe te aparatit tretes. Por edhe uji i ndotur mund te jetė njė nga faktoret kryesore te shfaqjes se tumoreve tė ndryshme. Studimet e viteve te fundit kanė treguar se femrat janė me te rrezikuara te preken nga kanceri pėr shkak te kimikateve qe gjendjen ne shtepi. "Boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet pėr pastrim shtepiak mund te jenė shkaktare te shfaqjes se kancerit" thonė studiuesit evropiane. Ndėrkohė qe edhe gazi, benzina dhe nafta sidomos pėr ata qe punojnė pėr nxjerrjen e tyre janė shkaktare te tumoreve. Sipas specialisteve, rrezik kanceri tek lekura shfaqin edhe prodhimet farmaceutike dhe ato kozmetike.

[b]Faktoret nxites:[/b]

Duhani njihet si njė nga faktoret kryesore pėr shfaqjen e tumoreve ne mushkri

Mbetjet toksike dhe industriale shkaktojne kancer te mushkerive dhe menopauze tek gratė

Pirja e alkoolit njihet si njė nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit te stomakut

Elementet toksike te ushqimet perbejne rrezik pėr shfaqjen e kancerit te zorres se trashe

Rrezet radioaktive mbeten njė nga shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne lekure

Niveli i lartė i hormoneve sjell menopauze te shpejte tek gratė dhe tumor te qafes se mitres

Konsumimi i ujit te ndotur bėhet shkak mutacione tė ndryshme dhe shfaqje te tumoreve

Kimikatet qe gjenden ne shtepi janė njė nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri

Gazi, benzina, vajguri sidomos pėr punonjesit ne kėto sektore janė shkaktar pėr shumė tumore

Produktet farmaceutike nėse janė te pakontrolluara bėhen shkak i shfaqjes se tumoreve tė ndryshme

Produktet kozmetike te njė cilesie te dobėt nxisin shfaqjen e tumoreve te lekures

[b]Mamografia [/b]

[color:6efe=red]Identifikohen 30 raste me kancer gjiri[/color]

Rreth 30 gra kanė rezultuar pozitive ne kryerjen e mamografise. Sipas mjekeve kėto janė te prekura nga kanceri i gjirit. Qe nga periudha e instalimit te kėtyre aparaturave e deri me tani janė kryer rreth 2 mijė ekzaminime tė gjitha falas. "Kjo shifer ėshtė tepėr e lartė pėrsa i pėrket numrit te ekzaminimeve. Pra janė kryer vetėm 2 mijė ekzaminime dhe kemi 30 femra te cilat kanė kancer te gjirit" ėshtė shprehur Enzo Lattanzio, drejtori i qendres se Senologjise ne Bari te Italise. Sipas tij, kėto raste i perkasin moshes 35 deri ne 55 vjeē. Tė dhenat tregojnė se 100 pėr qind te rasteve gratė janė paraqitur vullnetarisht pėr ekzaminim, qe do tė thotė se sensibilizimi ka qenė njė nga pikat me te arritura te projektit. Ndėrkohė qe kryerja e njė ekzaminimi te tillė ne poliklinikat e vendit ėshtė falas pėr tė gjitha femrat mbi 35 vjeē. Por ekzaminime kryhen edhe pėr mosha me tė reja kur shihet se ka probleme.

[b]Burrat [/b]

[color:6efe=red]Kanceri u prek mushkerite [/color]

Duket se konsumi i alkoolit apo duhanit janė edhe shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri tek meshkujt. Tė dhenat tregojnė se rreth 306 raste shfaqen ēdo vit me kėtė lloj semundjeje, ndėrkohė pėrsa i pėrket vdekshmerise se tyre nuk ka te dhėna te sakta. Pas tumoreve ne mushkri janė ato ne lekure te cilėt kanė shenojne 291, te cilėt mendohet se shkaktohen nga rreze te dėmshme apo edhe semundje te lekures te cilat avancojne deri ne tumore. Prostata ėshtė njė nga llojet e tumoreve qe rrit rastet nga viti ne vit. Tė dhenet tregojnė se regjistrohen rreth 130 persona me kėtė lloj semundje gjatė njė viti. Por edhe kanceri i stomakut vazhdon te shenoje njė numer tė madh rastesh tek meshkujt dhe sipas mjekeve renditet i pesti duke shėnuar mbi 100 raste gjatė njė periudhe 12 mujore. Llojet e tjera te kancerit qe kanė mė pak se 100 raste tek meshkujt janė sistemi nervor qendror, larinksi, leucemia dhe limfoma malinje. Ndėrkohė numrin me te vogėl te rasteve e shenojne kanceri ne melci me 37 meshkuj te prekur ne vit. Ne po kėtė periudhe kohore regjistrohen 1700 meshkuj te cilėt preken nga kėto 10 lloje te kacereve, dhe nga kėta 456 persona preken nga tumore te llojeve tė ndryshme.

[b]Femrat [/b]

[color:6efe=red]Tumoret ne zonat intime [/color]

Pjesa me e madhe e femrave qe preken nga tumoret, kanė atė te gjirit i cili shkakton edhe 400 viktima ne vit, ndėrkohė qe numri i te prekurve ėshtė me i madh. Por, pėrsėri edhe numri i femrave te prekura nga kanceri i qafes se mitres mbetet shqetesues kėshtu mbi 230 raste tė reja shenohen ēdo vit. Tė dhenat e QSUT-se tregojnė se rreth 200 raste humbasin jetėn. Ndėrsa tumoret qe shkaktohen ne lekure mbeten ne te njėjtat shifra si tek meshkujt ashtu edhe tej gratė. Ndonėse tek meshkujt ato ishin ne vendin e dytė edhe tek gratė ka njė numer tė madh te kėtyre rasteve. Tė dhenat regojne se 147 raste tė reja shenjohen ne njė periudhe 12 mujore. Me pas janė kancer i i stomakut dhe i i sistemit nervor qendror qe shenojne edhe midis 48 dhe 70 rasteve. E ndėrsa mushkrit tek meshkujt zinin vendin e pare tek femrat ato janė vetėm 35 raste dhe kjo pėr shkak te konsumimit me te paket te alkoolit dhe duhanit pjeserisht. Tė dhenet tregojnė se raste te tjera te tumoreve tek femrat konstatohen edhe ne vezore, limoma malinje, rektum, pankreas. Tek seksi femėr shenohen edhe mbi 315 raste te tumoreve tė ndryshme, ndėrkohė qe ne njė vit numerohen mbi 1250 te prekura me semundje tumorale.

[color:6efe=red]50.2 %[/color]

e vdekjeve ne vendin tonė shenohen nga sėmundjet kardiovaskulare. Sipas mjekeve kėto semundje janė me te perhapurat dhe shkak mbetet duhani, alkooli, si dhe obeziteti. Por, pėrveē kėtyre faktoreve ndikojne edhe ushqimi me shumė yndyre, mėnyra e jetesės, qėndrimi ne pune apo edhe lenia pas dorė e vetes. Me te rrezikuar nga sėmundjet e zemrės mbeten meshkujt, ndėrsa pėr sa u pėrket femrave, ato rrezikohen pas menopauzes.

[color:6efe=red].6 % 16[/color]

e vdekjeve ne Shqipėri shkaktohen nga kanceri, sėmundja qe sa vjen edhe shton rastet nga dita ne ditė. Ndėrsa lloji qe shkakton edhe numrin me tė madh te vdekjeve ėshtė kanceri i mushkerive dhe ai i gjirit tek femrat. Por edhe kanceri i lekures ėshtė njė nga shkaktaret me te medhenj te vdekjeve tek tė dy sekset qe preken prej tij. Kurse me te prekurit rezultojne se janė moshat e treta mbi 65 vjeē, por nuk perjashtohen edhe moshat e reja gjatė viteve te fundit

[color:6efe=red]11.3 %[/color]

e vdekjeve shkaktohen nga shkaqe tė ndryshme, te cilat nuk arrihen te percaktohen nga mjeket. Megjithėse pacientet janė te prekur nga njė semundje, ajo nuk arrihet te kapet ne stadet e para apo edhe te avancuara, deri ne momentin qe shkakton mortalitetin. Kėto lloj vdekjesh zėnė njė numer te konsiderueshem, pasi renditen te tretat ne vendin tonė pas semundjeve kardiovaskulare dhe atyre te kancerit. Por, ndonjėherė shkaqet janė edhe natyrore.

[color:6efe=red]6.8%[/color]

e vdekjeve shkaktohen nga aksidentet rrugore dhe ato ne pune. Sipas te dhenave te Ministrise se Shendetesise rezulton se aksidentet mbeten ne nivele te larta duke shėnuar kėshtu 6.8 pėr qind te vdekjeve qe ndodhin. Vdekjet me te shumta shkaktohen nga aksidentet automobilistike, te cilat gjatė viteve te fundit rriten pothuajse ēdo ditė. Ndėrkohė qe edhe aksidentet ne pune mbeten shqetesuese sidomos ato ne miniera, ndertim dhe fabrika.

[color:6efe=red]3500 [/color]

persona preken ēdo vit ne vendin tonė nga sėmundjet kanceroze. Sipas onkologeve shqiptare, pavarėsisht se te dhenat tona janė te mira, vihet re njė tendence rritjeje e rasteve, qe me kalimin e kohės do tė jetė e krahasueshme me statistikat evropiane. Regjistri i pacienteve me prekur me kancer tregojnė se mosha me e prekur ėshtė ajo e tretė, por vitet e fundit vihet re edhe prekje te personave mbi 40 vjeē. Rastet janė pothuajse te njėjtė si tek femrat edhe tek meshkujt

[color:6efe=red]600 [/color]

vdekje shenohen ēdo vit tek gratė nga sėmundjet kancerogjene. Tė dhenat e Qendres Spitalore Universitare ne Tiranė "Nene Tereza", tregojnė se rreth 400 femra ne vit humbin jetėn nga kanceri i gjirit, ndėrsa rreth 200 te tjera nga kanceri i qafes se mitres. Nga te dhenat e sherbimit onkologjik disa forma te kancerit si ai i gjirit, ne tre dekadat e fundit ėshtė trefishuar. Vendin e pare e ze kanceri i mushkerise pėr meshkujt, ndėrsa pėr femrat e ze kanceri i gjirit.
avatar
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 26
Pikėt : 3567
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si shkaktohen tumoret?

Mesazh  KingiaBurrel prej 23.06.12 15:16

shum interesant ky shkrim...
avatar
KingiaBurrel
Vip
Vip

Female
Numri i postimeve : 203
Age : 22
Location : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Job/hobbies : Te shoh lot dhe gjak ne syte e rivales
Humor : Te qaft jotom/....
Pikėt : 2342
Reputation : 0
Registration date : 23/06/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi