HAPĖSIRĖ E PAFUND
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trajneri lushnjar Ilir Gjyla mendon ndeshje pas ndeshjeje, duke i quajtura tė gjitha tė vėshtira

2 posters

Shko poshtė

Trajneri lushnjar Ilir Gjyla mendon ndeshje pas ndeshjeje, duke i quajtura tė gjitha tė vėshtira Empty Trajneri lushnjar Ilir Gjyla mendon ndeshje pas ndeshjeje, duke i quajtura tė gjitha tė vėshtira

Mesazh  Esmeralda 30.03.08 21:12

Gjyla: Shoh vetėm Besėlidhjen, jo rivalėt





Lekė Miraj
28-03-2008




Trajneri lushnjar Ilir Gjyla mendon ndeshje pas ndeshjeje, duke i quajtura tė gjitha tė vėshtira





Ka qenė i suksesshėm nė krye tė Besėlidhjes trajneri lushnjar Ilir Gjyla, i cili ka arritur tė rikuperojė disa pikė nė klasifikim, duke marrė fitore jashtė dhe brenda fushės, ku kujtojmė atė ndaj Elbasanit nė "Ruzhdi Bizhuta" dhe tė fundit nė Lezhė ndaj Dinamos kryesuese. Por Gjyla shprehet se kjo nuk mjafton, sepse ashtu siē u fituan kėto ndeshje, nėse ruhet ritmi i duhur, mund tė sfumohet gjithė ajo punė e bėrė. Nė intervistėn e tij pėr "Sportin shqiptar", Ilir Gjyla tregon punėn qė po bėhet dhe shanset e ekipit qė drejton pėr tė siguruar mbijetesėn.




Pasi keni fituar njė ndeshje tė vėshtirė kundėr Dinamos, si do ta vlerėsonit kėtė tripikėsh?



Tani ēdo ndeshje ėshtė e vėshtirė. Fitorja ėshtė e merituar, pasi futbollistėt zbatuan detyrat dhe dhanė maksimumin nė fushė. Skuadra luajti nė bllok, si nė veprimet mbrojtėse, ashtu dhe nė ato sulmuese. Ishte njė ndeshje e radhės qė kaloi me sukses, por tani duhet tė shohim pėrpara pėr ndeshjen e ardhshme.



Sikur koha ju ka penguar pėr tė realizuar programin stėrvitor kėto ditė, apo jo?



Koha i ka penguar tė gjitha ekipet, madje nė Korēė ka rėnė borė, temperaturat kanė qenė nėn zero. Megjithatė, ne jemi stėrvitur normalisht ēdo ditė. Pastaj nė kėto terrene dhe nė kėto kushte do tė luhen dhe ndeshjet.



Po pėr ndeshjen e transfertės nė Korēė ē'mendim keni?



Do tė jetė njė ndeshje e radhės, si tė gjitha kėto nėntė javė qė kanė mbetur. Pra, ka vėshtirėsitė e saj si ēdo kundėrshtar tjetėr. Njė fjalė e urtė thotė: I mbyturi tė mbyt, prandaj ne e vlerėsojmė si ndeshje tė vėshtirė. Pastaj Skėnderbeu luan futboll tė bukur, ka lojtarė cilėsorė dhe me dėshirė pėr tė treguar vlerat e tyre. Klasifikimi nuk ėshtė treguesi real i gjendjes sė tyre. Ne nuk e kemi atė luks pėr ta quajtur ndeshje mė tė lehtė se tė tjerat.



Rivalėt tuaj, Teuta dhe Kastrioti, kanė ndeshje relativisht mė tė vėshtira. A e shikoni mundėsinė e shkėputjes kėtė javė?



Nuk jam fare dakord me mendimin tuaj. Nė kėtė fazė askush nuk ka ndeshje tė lehta. Ashtu siē fitoi Teuta nė Shkodėr, fare mirė mund tė fitojė edhe nė Tiranė. Gjithashtu, edhe Kastrioti ka treguar se ka aftėsi tė luajė mirė e tė marrė pikė me ēdo kundėrshtar. Unė nuk llogaris fare se ēfarė bėjnė rivalėt tanė, por shoh ekipin tim. Kush mendon e ecėn me kėto llogari, gabon.



Atėherė si e llogarisni ndeshjen nė Korēė?



Eshtė njė ndeshje e radhės dhe tepėr e vėshtirė, si tė gjitha ato qė kemi deri nė fund tė kampionatit. Kėrkohet vlerėsim maksimal dhe futbollistėt duhet tė vėnė shpirtin nė lojė, ashtu siē bėnė kundėr Dinamos. Pėr ne ēdo ndeshje ėshtė finale dhe duhet tė marrim maksimumin e mundshėm.



A e keni formacionin e plotė?



Kemi mungesa, pasi Petrevski ėshtė i penalizuar nga kartonėt, Baliē vazhdon tė jetė i dėmtuar, por ėshtė rikthyer Miēiē, qė ishte me kartonė dhe nuk luajti kundėr Dinamos. Mendoj se do tė japim mė tė mirėn nė Korēė, por pėrkushtimi i futbollistėve duhet tė jetė maksimal. Tani nuk ka kohė, as vend pėr tė menduar fitoren me Dinamon, as klasifikimin
Esmeralda
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 32
Pikėt : 5888
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trajneri lushnjar Ilir Gjyla mendon ndeshje pas ndeshjeje, duke i quajtura tė gjitha tė vėshtira Empty Re: Trajneri lushnjar Ilir Gjyla mendon ndeshje pas ndeshjeje, duke i quajtura tė gjitha tė vėshtira

Mesazh  Esmeralda 10.04.08 18:20

Frank Shabani mė 12 prill kundėr Albert Starikov

Vetėm dy javė pas ndeshjes sė fundit kundėr Travis Hartman e cila pėrfundoi pa fitues, boksieri shqiptar nga Kosova, Frank Shabani ngjitet pėrsėri nė ring. Kundėrshtari i rradhės ėshtė 34 vjeēari Albert Starikov nga Estonia i cili nė ringun profesionist ka njė bilanc prej 16 fitoreve (4 me KO) dhe 8 humbje. Starikov gjatė karrierės sė tij ka luftuar edhe me boksierė tw mwdhenj tw ringut profesionist, ndėrsa 3 ndeshjet e fundit i ka fituar.
“Ndeshja e fundit zgjati mė pak se 4 runde, dhe nuk ka qenė njė ngarkesė e madhe pėr mua. Pas ndeshjes sė fundit unė kam pauzuar vetėm njė ditė dhe mund tė them se gjendja momentale ėshtė shumė e mirė dhe nė ring do tė prezentohem me njė top formė. Pas incidentit nė ndeshjen e fundit kundėr Travis Hartman kam qenė shumė i mllefosurr pėr sjelljet e tij jo korrekte. Gjatė gjithė ndeshjes ai kishte vetėm njė qėllim, tė mbrohet nė ēfarėdo mėnyre vetėm pėr mos ta humbur kėtė ndeshje para kohės, dhe gjatė tėrė ndeshjes ai vetėm reklamonte te referi pa kurrfarė arsyeje. Nė kėtė mėnyrė ai shpėtoi nga humbja ndėrsa unė nuk u shpėrbleva me njė fitore tė merituar dhe tė planifikuar.
Mirėpo pėr ta kompenzuar kėtė unė dhe trajneri im Otto Ramin kemi vendosur pėr ndeshjen e rradhės e cila do tė zhvillohet kundėr Albert Starikovit me datėn 12 prill.
Detyrė primare pėr mua nė moment ėshtė fitorja, ndėrsa mė pas qė nė njė kohė shumė tė shkurtėr tė luftoj pėr njė titull internacional, dhe unė jam shumė optimist dhe besoj qė kjo do tė ndodhė shumė shpejt”, ka thėnė Shabani. .
Pėrballja e radhės e Shabanit ėshtė njė nga parameēet e pėrballjes mes boksierit nga Gjermania Sebastian Sylvester dhe spanjollit Javier Castillejo, duel ky i vlefshėm pėr titullin Evropian nė kategorinė e mesme. Ndeshja do tė zhvillohet nė qytetin Brandenburg nė Gjermani.
Esmeralda
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 32
Pikėt : 5888
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trajneri lushnjar Ilir Gjyla mendon ndeshje pas ndeshjeje, duke i quajtura tė gjitha tė vėshtira Empty Re: Trajneri lushnjar Ilir Gjyla mendon ndeshje pas ndeshjeje, duke i quajtura tė gjitha tė vėshtira

Mesazh  Esmeralda 10.04.08 18:21

Grushta dhe shkelma, gjoba te majme

KOMISIONI I DISIPLINES

I mbajtur sot me date 09.04.2008 ne Komisionin e Disiplines te FSHF-se ne lidhje me problemet disiplinore te konstatuara te aktivitetit kombetar futbollistik.
Me materialet e paraqitura nga Sektori I Garave te FSHF-se, Komisioni u ndal per te analizuar ne teresi dhe ne vecanti problemet arriti ne perfundim dhe
V e n d o s i
1. Lojtari i ekipit te Sopotit Elton Ceno per goditje me grusht te kundershtarit ne baze te nenit 26/1,b te K.D.S pezullohet 5 (pese) ndeshje dhe gjobitet me 100.000 leke.
2. Zv.Trainieri i ekipit te Sopotit Besnik Kola per nxjerrje jashte nga fusha e lojes per ofendim te arbitrit kryesor ne baze te nenit 25/5 pezullohet 1(nje) ndeshje dhe gjobitet me 30.000 leke.
3. Zyrtaret e ekipit te K.F Ada”
1. Alfred Pjetri
2. Mark Giani
per ofendim te arbitrit kryesor dhe nxjerrje jashte nga fusha e lojes pezullohet nga 1 (nje) ndeshje dhe gjobiten me nga 30.000 leke secili ne baze te nenit 25/5 te K.D.S.
4. Masazhatori i ekipit te Policanit Adriatik Dashi per ofendim te arbitrit ne baze te nenit 25/5 te K.D.S pezullohet 1 (nje) ndeshje dhe gjobitet me 30.000 leke.
5. Lojtari i ekipit “U-19” te KF Ades Ardit Bushaj per ofendim ndaj zyrtarit te ekipit kundershtar ne baze te nenit 26/7 te K.D.S pezullohet 3 ndeshje nga aktiviteti futbollistik.
6. Trainieri i ekipit “U-19” te Skenderbeut Gjergji Avramushi per ofendim ndaj arbitrit ne baze te nenit 25/5 te K.D.S pezullohet 1 (nje) ndeshje dhe gjobitet me 30.000 leke.
7. Trainieri i ekipit “U-19” te Shkumbinit Xhaferr Lundraxhiu per ofendim te arbitrit ne baze te nenit 25/5 te K.D.S pezullohet 1 (nje) ndeshje dhe gjobitet me 30.000 leke.
8. Lojtari i ekipit te KF Skenderbeu Fernando Semedo De Pina ne zbatim te kontrates se nenshkruar me KF Skenderbeun deri me 31.05.2008 duhet te jete lojtar i KF Skenderbeu. (Kerkesa e futbollistit te mesiperm nuk merret ne konsiderate)
9. Lojtaret e KF Perparimit:
1. Besmir Beluli
2. Andi Lamce
per goditje me grusht te kundershtarit ne baze te nenit 26/1,b te K.D.S pezullohet nga 8 (tete) ndeshje dhe gjobiten me 100.000 leke secili.
10. Trainieri i ekipit te Perparimit Artur Alinci per goditje me shkelm te arbitrit ne baze te nenit 25/5,6 te K.D.S pezullohet 1 (nje) vit nga aktiviteti futbollistik dhe gjobitet me 50.000 leke.
11. Zyrtaret e KF Perparimi:
1. Rasim Sopi
2. Isa Zeneli
per fyerje, presion, kercenime te arbitrave te ndeshjes ne baze te nenit 24/43 pezullohen nga 3 (tre) ndeshje dhe gjobiten me nga 50.000 leke secili.
12. KF Perparimi i Kuksit per incidentet e ndodhura gjate lojes si dhe dhunen e ushtruar ndaj arbitrave pas ndeshjes ne baze te neneve 22,45,24 te K.D.S fusha e lojes se KF Perparimi pezullohet 6 (gjashte) ndeshje te aktivitetit futbollistik si dhe gjobitet me 300.000 leke gjobe.
Kunder vendimit mund te behet ankimim brenda 5 diteve ne Komisionin e Apelit.
Kunder vendimit mund te behet ankimim brenda 5 diteve ne Komisionin e Apelit.
Anetar Sekretar Anetar
Esmeralda
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 32
Pikėt : 5888
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trajneri lushnjar Ilir Gjyla mendon ndeshje pas ndeshjeje, duke i quajtura tė gjitha tė vėshtira Empty Re: Trajneri lushnjar Ilir Gjyla mendon ndeshje pas ndeshjeje, duke i quajtura tė gjitha tė vėshtira

Mesazh  KingiaBurrel 23.06.12 15:17

kot e ka i shkreti;se futbollistet tan jan vec me marr ato lek,me be qejf e me mos u re ndermend per futboll
KingiaBurrel
KingiaBurrel
Vip
Vip

Female
Numri i postimeve : 203
Age : 28
Location : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Job/hobbies : Te shoh lot dhe gjak ne syte e rivales
Humor : Te qaft jotom/....
Pikėt : 4663
Reputation : 0
Registration date : 23/06/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trajneri lushnjar Ilir Gjyla mendon ndeshje pas ndeshjeje, duke i quajtura tė gjitha tė vėshtira Empty Re: Trajneri lushnjar Ilir Gjyla mendon ndeshje pas ndeshjeje, duke i quajtura tė gjitha tė vėshtira

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi