Galiani: Nė Romė, me skuadėr mė tė mirė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Galiani: Nė Romė, me skuadėr mė tė mirė

Mesazh  Esmeralda prej 30.03.08 21:10

Sokol KONDI
11-03-2008





Rikuperimi i tri pikėve ndaj Fiorentinės nė renditje, pas njė prej ndeshjeve mė tė dobėta tė sezonit, nuk e ka befasuar shumė Adriano Galianin. "Futbolli kėshtu ėshtė, njė top qė hyn nė rrjetė, tė ndryshon jetėn", - kujton administratori i deleguar kuqezi. Fitorja nė Empoli e sheh Milanin njė pikė larg zonės Champions, por ka konfirmuar edhe formėn e skuadrės qė Anēelotit, qė tė shtunėn nė mbrėmje do tė luajė ndaj Romės nė "Olimpiko". "Kundėr verdhekuqve, do tė luajmė me njė skuadėr mė tė mirė. Do tė riaftėsojmė lojtarė si Jankulovski, Nesta, Gatuzo e Sedorf, - uron Galiani, qė i pa rezervat tė lodhen jo pak kundėr tė rinjve tė Malezanit. - Por sprinti final ende nuk ka filluar pėr vendin e katėrt, duke parė qė kjo ishte njė javė, ku ishim akoma tė lodhur nga Championsi, por tani nis ritmi normal me njė ndeshje nė javė, me pėrjashtim tė turit tė mesjavės me Sampdorian. Vazhdoj tė them qė nė Empoli ndodhi e kundėrta e asaj qė u pa me Arsenalin. Nė njė moment qė nuk e meritonim, kaluam nė epėrsi, sikundėr bėri dhe Arsenali, qė edhe pse luajti shumė mė mirė se nė nė tė dyja ndeshjet, kur kaloi nė epėrsi, ndeshja po mbizotėrohej nga ne. Por futbolli kėshtu." Mendimi i fundit ėshtė pėr Ronaldon, qė pas periudhės sė pushimit me operacionin nė Paris, ėshtė gati tė kthehet nė Milano pėr fazėn riaftėsuese: "Kam biseduar, di qė kthehet kėto ditė. A ėshtė gati rinovimi i tij? Nuk e di, do tė flasim me tė, do tė kemi kohė, por nė fillim duhet tė shėrohet."
E ARDHMJA - "Strada facendo" (duke rrugėtuar). Klaudio Baljoni s'ka tė bėjė, pasi e drejta e autorit kėsaj here i takon Milanit, i cili paketoi tri pikėt, i mori nė shtėpi dhe tani sheh pėrpara. Pret tė shohė se ē'do tė ndodhė, pra nėse do tė shkojė nė Champions apo nė Kupėn UEFA, nėse do tė kthehet apo jo loja, e cila ka ca qė ėshtė zbehur, dhe nėse do tė kthehet apo jo Andrij Shevēenko. Por edhe nėse do tė luajė sėrish apo jo Ronaldo, dje ai kreu vizitėn e fundit tė kontrollit nė Paris dhe u kthye nė Milano, ku do tė vendosė se si do t'i zhvillojė muajt e fizioterapisė. "Strada facendo" ėshtė parulla qė zgjedh kapiteni Maldini pėr tė portretizuar tė tashmen e Milanit dhe tė ardhmen e tij: "Kalendari mė i lehtė ėshtė njė avantazh, nga i cili do tė kishim hequr dorė me kėnaqėsi, por qė mund tė jetė i dobishėm nė ndjekjen ndaj vendit tė 4. Ndeshja nė Empolit ishte mė e vėshtira: tani duhet tė kemi besim, edhe sepse angazhimi nė UEFA mund ta kushtėzojė disi Fiorentinėn. Tė ardhmen time e konfirmoj se s'ėshtė e sigurt, se do tė tėrhiqem, dera ėshtė e hapur, por do tė vendos gjatė rrugės."

OBJEKTIVI MINIMAL - Gjatė rrugės edhe Rikardo Kaka do tė bėjė bilancin e sezonit, i cili hėpėrhė, pavarėsisht fitimit tė Botėrorit pėr Klube dhe Superkupės Europiane, nuk i duket i kėnaqshėm: "Vendi i katėrt ishte objektivi i tretė, pas Championsit dhe titullit, tė cilin kemi shumė kohė qė nuk e fitojmė: sezoni nuk ėshtė i shkėlqyer, por i mirė. Viti 2008 s'do tė jetė si 2007-a, por ėshtė gjithsesi e rėndėsishme ta arrijmė vendin e katėrt. Ajo nė Empoli ishte njė situatė e vėshtirė, por qė pėr fat tė mirė e fituam ndeshjen. Tani e tutje mund tė stėrvitemi mirė dhe besoj se loja jonė do tė jetė sėrish bindėse. Unė po pėrmirėsohem; nė Empoli shėnova njė gol dhe dhashė njė asist, si dhe dua tė jem gjithnjė vendimtar".
avatar
Esmeralda
Admin
Admin

Numri i postimeve : 137
Age : 26
Pikėt : 3536
Reputation : 0
Registration date : 10/03/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Galiani: Nė Romė, me skuadėr mė tė mirė

Mesazh  KingiaBurrel prej 23.06.12 15:20

skuadra me e mire ne Itali esht juventusi;se meqen nuk do fitonte kampionatin italian...
avatar
KingiaBurrel
Vip
Vip

Female
Numri i postimeve : 203
Age : 22
Location : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Job/hobbies : Te shoh lot dhe gjak ne syte e rivales
Humor : Te qaft jotom/....
Pikėt : 2311
Reputation : 0
Registration date : 23/06/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi