Dedikuar ty!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dedikuar ty!

Mesazh  KingiaBurrel prej 24.06.12 5:04

Po bie shi dhe pikat e shiut rrashqasin ngadale ne xhamin e akullt sikur te ishin lotet e mi. Eshte vjeshte, por mua me duket sikur dimri ka pushtuar. Ndjej zhurmen e shiut qe perplaset ne xham, nderkohe qe pagjumesia ime me shoqeron keto nete bashke me zerin tend te larget. Me pelqen te enderroj ty qindra here me te embel me veshtrimin ngulur ne syte e mi. Edhe pse nuk je ti je realiteti im i perditshem, endrra ime e cdo nate!

Me pelqen te imagjinoj endrrat e tua, ti ndjej si re siper meje, dhe te dhuroj perkedheljen e buzeve te mija mbi buzet e tua! Me pelqen te besoj se trupat tane sa here qe behen nje harrohen ne kohe dhe hapsire ku as mendimi me i lig nuk mund ti ndaj. Me pelqen te enderroj te qeshuren tende si nje femije ne caste lumturie! Dua te zgjoj me perkedhelje, kur rrezet e para te diellit trokasin ne dritaren tende. Dua te shtrengoj fort para se te le te shkosh, dhe te pres me perqafime kur te kthehesh perseri.

Kam menduar per jeten time pa ty. Kam njohur friken shume here. Ne ato momente mendja ime eshte zhytur ne nje erresire te paprovuar, qe nuk kishte as fund dhe as fillim. Kam menduar per diten dhe naten, qe gjithmone ndjekin njera tjetren por asnjehere nuk takohen. Sa shume ngjan me ne!
Kam menduar per henen dhe diellin qe nuk takohen kurre, dhe e shfaqin dashurine e tyre vetem ne nje eklips. Pastaj e mbajta frymen dhe gjeja e pare qe mendova ishte se "Te Dua"
Ne 5 shkronja te thash gjene me te madhe ne bote!Do doja te tregoja per ditet e mija pa dashuri. Do doja te tregoja per vetmine time, dhe deshperimin tim. Do doja te tregoja per oret boshe te kaluara ne krevatin tim me shikimin te fiksuar ne tavan, fiksuar ne keto mure bosh pa histori. Fiksoj keto mure dhe me duket sikur jam e mbyllur ne nje kub kateror ku mendja ime udheton per tek ti. Do doja te me degjoje tek flas keshtu, do doja te me kuptoje ndersa mendimet e mija si te cmenduar marrin vetem nje drejtim...per tek ti!

I mbyll syte, dhe marr fryme thelle, mar fryme embelsisht, dhe degjoj te rrahurat e zemres time. Provoj te le te lire mendjen, provoj por jane mendimet qe s'me len. Atehere provoj te le te lira mendimet e mia per te pare se ku po shkojne, dhe ne cast kuptoj se kerkojne te arrijne ty.

Une do te dua dhe atehere kur nuk ke per ta besuar, do jem mes jastikut tend dhe qafes tende naten, do kercej me endrrat e tua, do te flas si hena u flet yjeve, do te puth si era puth valet e detit, por sdo arrish te me shohesh. Ndoshta kurre s'do ta maresh vesh se sa shume zemra ime enderron.
Nje enderr qe eshte vetem nje enderr e gjate pa fund. Te jetosh nje realitet te kerkuar, te besuar, imagjinuar, qe gjithmon ke shpresuar. Po i shpresuar sepse per nje here te vetme ka besuar ate qe nuk donte ta besonte. Une e di qe ti egziston dhe pse jo fizikisht, une te ndjej ne ajer, e di qe egziston...sepse je ne endrrat e mija, e di qe je...sepse nje yll shkelqen me shume se te tjeret dhe ai je ti. Kur fryn era, e di qe je...frymemarrja jote me perkedhel fytyren, e di qe je sepse degjoj zerin tend te kumboje brenda meje.

Dhe te humba dhe te gjeta dhe ike dhe te desha, dhe te putha dhe te ndjeva.
Cdo mendim qe me vjen me dergon tek ti...ne jetoj apo vdes per mua eshte njesoj...ne jetoj apo vdes prap dhe shpirti tek ti do me dergoj

KingiaBurrel
Vip
Vip

Female
Numri i postimeve : 203
Age : 21
Location : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Job/hobbies : Te shoh lot dhe gjak ne syte e rivales
Humor : Te qaft jotom/....
Pikėt : 1998
Reputation : 0
Registration date : 23/06/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi