Ėndrra tė ndryshme – Vetmia si “sėmundje” e turpshme?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ėndrra tė ndryshme – Vetmia si “sėmundje” e turpshme?

Mesazh  KingiaBurrel prej 23.06.12 8:32

Oscar Bentton kur kėndonte “Ėndrra tė ndryshme” (Different Dreams) na “foli” pėr njė dashuri “tė dėshtuar”, por na bėri kurioz pėr “kohėzgjatjen e jetėgjatėsisė sė ditėve tė lumturisė sė tyre”. Secili prej dy partnerėve, zgjodhi rrugė tė ndryshme nė jetė… A ekziston ribashkimi, apo hakmarrja bėn qė tė mbėshtetėsh kokėn nė kraharorin e dikujt tjetri? “Kur u linde ti qaje, ndėrkohė qė tė gjithė rreth teje qeshnin. Ndėrtoje jetėn nė mėnyrė tė atillė, qė kur tė vdesėsh tė jesh i vetmi qė qesh, ndėrkohė qė tė gjithė tė tjerėt tė jenė duke qarė”, – na ka kėshilluar Paulo Koelho, ndėrsa e kanė pyetur “A mund tė jetojė njeriu i vetėm?”. Vitet rrjedhin dhe kuptojmė se, dikush vėrtet, duhet tė na thotė se “vetmia ėshtė diēka e kėndshme, por qė na duhet dikush qė tė na e thotė se ajo ėshtė e kėndshme”. A duhet ta harrojmė pasionin pėr atė ēfarė kemi pasur, apo si Bukovski qė na thotė: “Nga shtrati nė shtrat, pėr tė gjetur TĖ VETMEN!”. Xhim Morrison ka nje tjetėr ide: “Vetmia ėshtė tė dėgjosh erėn dhe tė mos mundesh t’ua tregosh tė tjerėve”

E nisėm kėsisoj gjithēka qė thamė mė sipėr, pasi fenomeni tė mos qėndrosh “i vetėm” ka marrė njė tjetėr kuptim, sot. Gati ēdo ditė, dėgjojmė raste tė marrėdhėnieve mashkull-femėr, tė cilat po shndėrrohen nė njė fenomen i tė ashtuquajturit “forcė e zakonit”. Nė shumė raste, pas njė ndarjeje, ata hidhen pa ndjenja nė krahėt e dikujt tjetri. Pėr mė tepėr, nuk arrijė tė gjejnė forcėn brenda vetes pėr tu marrė dhe rikuperuar tė shkuarėn e tyre. Silva, njė e re, ish-studente e Fakultetit tė Shkencave Sociale, ėshtė shprehur se: “nuk je asnjėherė vetėm…sepse mė e fundit, je nė shoqėri me veten. Nė se nuk arrin ta shijosh shoqėrinė e vetes, ka ndonjė problem qė duhet zgjidhur, para se tė hidhesh nė krahėt e tjetrit. Fillo mė mirė pak monologė me veten..”. Sigurisht, jo tė gjithė e pėlqejnė vetminė. Disa kanė frikė, ndėrsa tė tjerėt e kėrkojnė si domosdoshmėri pėr tė plotėsuar egon, nė artin e tyre. Ndodh njė ēast qė trishtohesh dhe kėrkon tė dalėsh nga ajo botė ku je mbyllur. Ndodh tė dalėsh, tė dėfrehesh dhe tė humbėsh nocionin e vetmisė duke thėnė: “Nuk dua tė ndihem i vetėm. Duhet tė gjej dikė me patjetėr!”. Dhimbjen e humbjes e zėvendėson me njė tjetėr, duke “gjetur” hapėsira boshe drejt kėrdundit. “Vetmia”, ėshtė shprehur Edmond Tupe pėr VIP, “rri kaq shumė me mua, sa mė ėshtė bėrė shoqe e pandarė”. Kėto janė nė fakt vargjet e njė kėnge franceze, qė Tupe e ka tė parapėlqyerėn e tij. Sipas Tupe-s, “ajo ėshtė mikesha besnike qė nuk e tradhton kurrė dhe nuk mėrzitet prej tradhtive tė njeriut. Dalim nga vetmia e barkut dhe hyjmė nė vetminė e hiēit”. Tupe flet pėr vetminė qė ndjenja e saj, nuk ndodhet nė skajet e jetės, por tė shoqėron plot vlera. “Sidomos pėr intelektualėt, pasi i krijon hapėsirė tė rrijė dhe prodhojė mendimet me veten. Ai nuk e kalon krejt i vetėm, por nė njė shoqėri tė veēantė, tė heshtur por plot zėra, brenda saj pėrmbledh librat dhe mendimet. Ajo ka njė efekt stimulues, ēlirues dhe emancipues, duke tė ndihmuar nė marrėdhėniet me veten dhe tė tjerėt”. “Pa natė s’ka ditė, pa qetėsi s’ka zhurmė, pa urrejtje s’ka dashuri, – pa vetmi s’ka marrėdhėnie shoqėrore – ka shtuar Tupe sė fundmi, pasi vetėm duke qėndruar me veten, mund tė reflektosh dhe tė bėhesh i aftė, pėr tė pasur raportet e duhura me njerėzit. Tė moshuarit thonė: “gjej njė person qė kėrkon dhe komunikon me ty qė tė mos mbetesh i vetmuar nė pleqėri”, por shumė syresh, thjesht njohin njė person, pėr tė mos u ndjerė i vetmuar. Leda, njė e re nga Tirana, pak ditė pas ndarjes nga i dashuri i saj pas njė marrėdhėnie 1-vjeēare, brenda pak ditėsh filloi kėrkimin e njė mashkulli tė ri. Moskomunikimin me tė, ajo do ta konsideronte si “mashkullin e saj, Macho”. Vjen ndarja. Njė hapėsirė qė e hodhi atė mė tutje, nė pėrhumbje. Vargjet e njw poezie me titullin “Vetmia” na rrėfejnė : “Kur ndjehesh i vetmuar / kėrkon tė tė dashurojnė / kur ndjehesh i vetmuar / kėrkon tė dashurohesh / kur ndjehesh i vetmuar / kėrkon tė tė kujtojnė / kur tė pėlqen tė jesh i vetmuar / thjesht martohesh…”Vetmia, si frikė apo ndjenjė egoiste?

Sipas komenteve qė gjen rėndom nė virtual, fraza mė e pėrdorshme e njė burracaku klasik ėshtė “e kam bėrė vetė” – pra vetėm, pa ndihmėn e askujt. Vetmia mund tė jetė mburoja mė e mirė e njė egoisti – “s’kam nevojė askėnd. Ia dal vetė mbanė”. Vetmia ėshtė pjesė edhe e folklorit shqiptar: “Mora rrugėn pėr Janinė, isha vetėm”. Vetmisė nuk duhet t’i druhesh, duhet ta respektosh. Shumė njerėz krijojnė lidhje intime me persona qė nuk i duan, vetėm nga “frika” pėr tė mos ngelur vetėm. Por ka edhe disa syresh qė thonė se, “njerėzit e vetmuar kanė karakter tė fortė”. Sipas komenteve, kėta njerėz nuk ndjejnė nevojėn e personave tė tjerė pėrreth dhe kanė besim tė plotė nė vetvete. Kanė nevojė pėr prezencėn e tyre vetėm si figura por jo si qenie, pasi ata edhe kur janė midis njerėzve janė pėrsėri vetėm. Disa syresh i shpjegojnė kėto fenomene si “arsyet e njerėzve me karakter tė dobėt. E kundėrta ndodh me tė vetmuarit, qė nuk e ndjejnė nevojėn e personave tė tjerė dhe kanė besim te vetvetja. Kanw nevojėn e tė tjerėve vetėm si figura, por jo si qenie, kjo pasi ata edhe kur janė mes njerėzve janė pėrsėri vetėm, tė ndryshėm nga ata. Kėta njerėz ose dėgjojnė shumė dhe nuk flasin fare, ose flasin shumė dhe nuk dėgjojnė fare. Sėrish edhe kėtu mund tė themi qė, vetmia ėshtė rasti mė i mirė pėr mėsuar nga vetja. Sipas psikologėve ka dy tipologji: njerėzit qė preferojnė tė qėndrojnė vetėm dhe ndihen mė mirė ashtu. Nuk kanė dėshirė tė bėjnė shoqėri tė reja. Janė shumė tė urtė nė shkollė. Shumica i njohin thjesht si emėr, sepse nuk komunikojnė. Ata njihen me termin Schizoid Personality Disorder. Ndėrsa, tipat e turpshėm qė nuk kane guxim tė bėjnė shoqėri, ndonėse e dėshirojnė miqėsinė/bisedat me tė tjerėt, por kanė frikė se mos ēdo gjė do tu shkojė keq, quhen Avoidant Personality Disorder“Sėmundje e turpshme”?

“Vetmia ėshtė bėrė njė sėmundje e turpshme… Njerėzit evitojnė vetminė pasi ajo tė bėn tė mendosh. Por njėherazi, vetmia tė ofron shumė kohė pėr tė reflektuar”. Ashtu siē njeriu ėshtė njė qenie sociale na vėrteton faktin qė, sado qė tė dėshirojmė tė rrimė tė vetmuar, me veten tonė, pas njė farė kohe mė tė gjatė apo tė shkurtėr, rindjejmė nevojėn e komunikimit, tė njė marrėdhėnieje. Ėshtė e vėrtetė qė ekzistojnė njerėz qė ndihen mė mirė kur janė tė vetmuar dhe ky ėshtė njė prej motiveve tė cilat i dinė veēse ata. Tėrhiqen nga njė botė dhe nganjėherė ėshtė e vėshtirė ti kuptojmė. Nė se do dinim se sa drama personale mund tė fshehin ata , ndoshta do tė mundeshim ti ndihmonim. Por nuk besojmė se do tė ekzistonte dikush qė do ti ofronte mirėkuptim dhe dashuri njė tė vetmuari, qė tė refuzohet…Tradhtia ėshtė e rėndė, aq mė tepėr kur ajo vjen nga njė person i dashur…kur nė kėto momente e urrejmė realitetin, e dimė ēfarė ndodh por s’duam ta besojmė… Kjo miqėsi ėshtė si paraja, vijnė dhe ikin gjithmonė kur ke mė shumė nevojė pėr ta. Nuk kam pasur asnjėherė atė ēfarė kam dashur, njė dashuri tė sinqertė qetė dhe tė qetė, shumė qetėsi! Jeta ėshtė treguar e padrejtė, ēfarė mė dha dje, sot erdhi tė ma merrte mbrapsht… nuk kam dashur tė jem i vetmuar, kam pasur pėrherė miq, por shpirti im ka qenė gjithė kohės i vetmuar, vetmia vrau tė bukurėn brenda meje… ndėrsa tashmė nuk e di kush jam dhe ēfarė dua… Momentet e vėrteta tė lumturisė kanė qenė tė pakta dhe pjesa mė e madhe e tyre nė fėmijėri. Kam arritur pas shumė vitesh tė qaj nga vetmia, ku gjithė femrat tė jetės sime kanė marrė secila copėza-copėza, disa netėt, disa paratė… jam i predispozuar pėr humbje, por nuk dua mė vetmi…

Vetmia nė zbėrthimin e mendimeve.Vetmia na ndihmon tė pėrzgjedhim mendimet ! Tė kuptojmė se sa ėshtė e rėndėsishme apo jo, pėr ne. Na jep mundėsinė tė analizojmė, dhe analizojmė sėrish. Rikthimi nė kujtime, nuk ėshtė njė fjalė bosh nė psikologji ! E tashmja ėshtė para…Duhet tė mėsojmė ti vlerėsojmė momentet e kėsaj vetmie, qė na ofron jeta ! Por gjithashtu edhe vetmia kronike ėshtė mizerabil dhe jo e dėshiruar, por qė kurrsesi s’mund ta konsiderojmė si njė sėmundje tė turpshme apo diēka tejet tė rėndė. Ajo ėshtė njė “sėmundje e rėndė” veēse kur nuk i pėrshtatet dėshirės sė vet dhe ka njė karakter tė tijin. Pamundėsia pėr tu socialiuar ka tė bėjė me funksione tė njė rendi psihik dhe ashtu si ēdo lloj ndjesie, qė nevojitet aplikimi i njė terapie, indiferent nga natyra e saj. Evitimi obsesiv i vetmisė shkon nė mėnyrė tė pamohueshme drej sipėrfaqėsores, nė formimin e njė karakteri tė dobėt, dhe tė paaftė pėr njė rishikim tė sė shkuarės. Por gjetja e njė ekuilibri nė kėtė drejtim ėshtė tejet i vėshtirė dhe nė pjesėn mė tė madhe lindin frustrimet. Vetmia ka ndėtuar pėrherė motivet pėr vetvrasje, pasi pėr shkak tė mungesės sė tjetrit, ėshtė e vėshtirė tė mbash lart stimėn pėr vetvehten e cila i pėrngjan mė tepėr njė varke qė fut ujė…

Nė vetmi, i vetmuari shqyen veten e vet, ne shoqeri e shqyejn te tjeret -NiēeVetmia nuk njė “sėmundje”. Disa njerėz preferojnė tė qėndrojnė tė vetmuar, janė kryesisht personat introvertė, tė cilėve nuk u pėlqen tė dalin nė botė. Shpesh, kur jemi tė vetmuar, e kuptojmė se s’kemi njė krah ku tė mbėshtetemi, fillojmė ti bėjmė vetes njė seri pyetjesh: »Vallė pse nuk ėshtė askush pranė meje?”, apo “Jam njė person kaq I vėshtirė, apo kam kaq shumė difekte sa qė nuk kam sė paku asnjė shok?”. Disa individė kanė vuajtur nga shumė tradhti nga njerėzit tė cilėt ata besonin, dhe kjo ėshtė njė prej arsyeve qė ata preferojnė tė qėndrojnė tė vetmuar. Kush ėshtė I vetmuar do tė thotė qė kėshtu dėshiron tė jetė! Tė futesh nė njė marrėdhėnie tė shpejtė nuk ėshtė dhe aq e vėshtirė…veēse kėrkon dėshirėn dhe forcėn pėr “tė dalė nė dritė”, tė jesh njė njeri optimist dhe ti lėsh tėrė komplekset mėnjėanė.

Vetmia e influencuar nga AND-jaTė qėndrosh i vetmuar shpesh konsiderohet si njė fazė apo periudhė e vėshtirė tė jetės sė dikujt, por njė psikolog nga Universiteti i Ēikagos ka realizuar njė studim qė tregon se, vetmia mund tė jetė e ereditara. Kėrkuesit vėzhguan rreth 8.000 ēifte binjakėsh ku zbuluan se 50% e tyre prezantonin karakteristika tė ngjashme me vetminė. Rezultatet indikonin faktin se vetmia, nuk ėshtė njė dobėsi personaliteti. Pėrkundrazi, ėshtė veēse njė pjesė e genetikės tė gjetura te njerėzit. Studimet tregojnė vetmia nuk ka asnjė lidhje me statusin social, lartėsinė apo aspektin fizik. Faktorėt qė pėrcaktojnė vetminė janė ata qė ēojnė nė ndarjen e marrėdhėnieve sociale. Vetmia mund tė jetė e rrezikshme. Ajo prezanton njė faktor rreziku pėr sėmundjet e zemrės, tensionin dhe pagjumėsinė. Ndonėse vetmia ėshtė njė pjesė integrale e genetikės sė dikujt, nuk ka tė bėjė fakti se individi respektiv ėshtė i dėnuar pėrjetė tė jetojė nė vetmi. Njerėzit e vetmuar kanė shpesh probleme pėr t’u ndjerė tė rėndėsishėm, tė vlerėsuar dhe tė dashur. Atyre shpesh u duhet tė shohin fotot e mė tė dashurve, tė shkojnė nė kishė dhe tė kalojnė mė shumė kohė nėn shqėrinė e personave socialė.

Vetmia nė ēift

Aritmetika e njė ēifti sfidon, ligjet e aritmetikės. Para se tė formohet njė ēift, ai dhe ajo janė dy dhe pasi shprehin “betimin e dashurisė”, ai dhe ajo janė njė, si nė pėralla. Tė gjithė meshkujt dhe gjithė femrat duan tė mbeten kėshtu: “ēfarė mė pėlqen mua ti pėlqejė edhe atij”, “ne shohim tė njėjtat filma”, “ne nuk hamė darkė”, “ne preferojmė detin”…me pak fjalė, jemi njė e tėra, jemi njėsoj, ku dy gjysmat janė gjetur. Ēfarė bėjmė nė momentin kur e kuptojmė se megjithėse jemi dy, dy tė cilėve u pėlqen deti, por njėrit i pėlqen peshkimi, ndėrkohė qė tjetrit plazhi. Dy tė cilėt pėlqejnė tė njėjtat filma, por njėri i shikon nė televizor dhe tjetri do ti shikojė nė kinema? Jacques Salomé, ėshtė autori i njė aritmetike speciale tė ēiftit: 1 + 1 = 3

Vetmia dhe interneti

Ndonėse njė pėrdorus interneti mund tė arrijė me dhjetėra mijėra kilometra nė njė sekondė tė vetme, ndonėse e rrethojnė me dhjetėra tė njohur realisht apo jo nė diskutime, ndjesia virtuale ėshtė disa herė mė e madhe se kėnaqėsia reale. Tė jetosh virtualisht ėshtė si tė rrethohesh nga hije, shpesh herė nga falsiteti dhe iluzionet. Dhe atėherė ata qė pėrpiqen tė shpėtojnė nga vetmia pėrmes hapėsirės virtuale, mė keq futen nė tė. Disa mendojnė tė gjejnė njė partner nė internet, pikėrisht edhe pėr shkak tė vetmisė, por nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, gjejnė njė partner qė e zėvendėsues dhe kanė pakėnaqėsinė qė miku i tyre, mikesha apo bashkėshorti, bashkėshortja, janė mė tė tėrhequr pėr aventura; nė njė “kopėsht tė Edenit”. Fakti qė shkon nė Indi, Kinė, Zelandėn e re nė njė ēast tė vetėm ėshtė pėr tu vlerėsuar. Interneti vrapon mė shpejt se era dhe tė ēon drejt botės sė hijeve, qė mė pas, pasi fiks kompjuterin pas kėtij peligrinazhi virtual, rikthehesh nė shtratin tėnd. Kėtu gjėrat amplifikohen, pėrfshirė vetminė qė do tė duket mė e zezė se mė parė. Asnjėherė nuk e shoh radion dhe televizorin si njė drogė, ashtu siē e shoh internetin. Vetmia, kurioziteti, naiviteti janė elementet qė ēojnė drejt dependencės prej internetit.Vetmia

Je i vetėdijshėm se sa i vetmuar je kur e ndjen se shpirti yt po qan, nė njė dėshpėrim tė shurdhėt, ndėrsa pranė teje nuk ndodhet askush qė tė mbėshtjell ndėr krahė, tė tė thotė njė fjalė qė tė tė largojė trishtimin; dikush qė tė “ngjyrosė” siluetėn, sė paku me njė buzėqeshje false. Mban kokėn poshtė, ndėrsa nė sytė e tu janė gati, mijėra pika loti tė dala nga zemra. Ndėrsa qėndron nė monotoninė e dhomės tėnde, duke u pėrpjekur tė gjesh shpresėn, pyet veten pėrse po shkon kaq poshtė, ndėrsa e di qė gjithēka do tė mbetet e njėjtė… Me mungesė fuqie, me trishtim nė shpirt dhe lot mbi faqe realizon qė s’ka mė kuptim. Ndihesh e/i zhgėnjyer. Pyet veten pse jeta jote ėshtė mbushur plot dhimbje pėr tė shkuarėn, qė nuk ekziston mė?. Kėrkon me dėshpėrim njė pėrgjigje, ndėrsa shikon se e shkuara jote ndodhet nė tė tashmen… Pyet veten, kush ėshtė fajtori, por pyetja mbetet shpesh herė pa pėrgjigje. Fillon dhe analizon jetėn dhe e kupton se nė pjesėn mė tė madhe je fajtor nė gjithēka qė ka ndodhur dhe nė njė farė mėnyre do doje tė ktheje kohėn mbrapsht duke rregulluar gabimet e sė shkuarės…Por ti nuk e ke nė dorė atė ndryshim! Ndoshta, tė mbetesh veēse tė pranosh fatin tėnd, ashtu siē nuk mund tė ndryshosh mė asgjė… Tė tjerėt tė thonė s’je fajtor/e. Do tė ndryshosh gjithēka; njė fillesė tė re nga njė dashuri e shkatėrruar, por frika qė gjithmonė do tė kthehesh prej andej nga je nisur, – qė nuk mund tė gjesh dikė, asnjė pikė lumturie tė cilėn e meriton, – tė pret krahėt dhe shkurton ėndrrat nė cast… Gjithēka qė mbetet ėshtė veēse njė ėndėrr, por kur e mendon atė buzėqesh trishtueshėm, pasi ėndrra tėnde ėshtė e munguar nga shpresa, ashtu si edhe jeta jote “e pashpresė”. Nuk do tė vuash mė! Nuk do tė qash dhe tė mendosh jetėn tėnde, por ėshtė e paevitueshme. Gjithēka qė di ėshtė qė lotėt nuk do tė tė mungojnė apo dhimbja tė cilėn e mban thellė nė shpirt. Ndoshta edhe kujtimet kur ndiheshit tė lumtur. “Shumė vonė pėr ne”, thua me vete. E dashuron fillimisht pėr mėshirė, apo sepse ndihesh borxhli karshi njė shpirti qė tė do, pasi s’tė kėrkon asgjė. Ndarje! Gjithēka vjen dhe ikėn. Asgjė nuk mbetet nė vend. Asgjė e ngjashme…ndoshta diēka mbetet ende: Kam mall pėr ty! “Miqtė” shpesh shkatėrrojnė ēiftet mė tė lumtura, – ėshtė shprehur njė psikologe mbi studimin e saj mbi “Vetminė”. Larg, por megjithatė kaq pranė… A do mundeshe t’a pėrqafoje sėrish dikė nė kraharorin tėnd? Thuhet se, njė dashuri e vėrtetė ėshtė ajo qė lind pa asnjė motiv. Pse njerėzit nuk e kuptojnė atė? Sepse, sepse mbase kanė frikė… Ē’ėshtė ajo ndjenjė? Disa thonė qė ėshtė njė ndjenjė magjike, tė tjerėt tė thonė qė “ėndėrron me sy hapur”. Ndėrsa dikush, ndoshta dikush, atje tej ka gjetur gjysmėn tjetėr tė “Ēelėsit tė Jetės”…
avatar
KingiaBurrel
Vip
Vip

Female
Numri i postimeve : 203
Age : 22
Location : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Job/hobbies : Te shoh lot dhe gjak ne syte e rivales
Humor : Te qaft jotom/....
Pikėt : 2342
Reputation : 0
Registration date : 23/06/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi