HAPĖSIRĖ E PAFUND
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LEGJENDA E SYRIT TE KALTER..

Shko poshtė

LEGJENDA E SYRIT TE KALTER.. Empty LEGJENDA E SYRIT TE KALTER..

Mesazh  Angel-baby 25.07.12 12:25

Legjenda e Syrit tė Kaltėr. E trashėguar brez pas brezi, prej mijėra vjetėsh, ajo vjen
disi e ndryshuar nė gojėn e njė banori tė fshatit Mesopotam, 20 kilometėr larg
Sarandės.
“Flitet se ka qenė njė gjarpėr qė ka dalė nga Saranda nė Delvinė. Tek ura e Vrisit
ishte njė burim i vogėl, kishte gra dhe fėmijė qė mbushinin ujė pėr nė shtėpi.
Nė atė moment vjen gjarpri dhe i ha ata njerėzit. Mė pas u nis pėr nė Sopot ku
rrugės hėngri kope tė tėra me bagėti. Pastaj vajti nė Sopot ku hėngri dhe dy
ēobanė. Njė plak i menēur tha tė ngarkonin dy gomerė me eshkė dhe e ndezėn. Kur
vajti gjarpėri pėr tė ngrėnė personin qė ndezi eshkėn, fati ndodhi qė hėngri
gomarėt. Pastaj gjarpėri u ndez pėr ujė dhe nė kėtė moment tha: Dil mama det,
dil motėr Bistricė. Mė pas u nis drejt Syrit tė Kaltėr. Sa arriti atje doli
Syri i Kaltėr dhe gjarpėri ngordhi pasi shpėrtheu uji”.Pėr tė
shkuar nė burimin ku rrjedh Syri i Kaltėr, duhet tė kalosh pranė kėtij muri tė
lashtė. Pastaj, mes pyjesh, shfaqet liqeni i Bistricės. Nė thellėsi tė pyllit
dhe tė ujrave, poshtė disa rrepeve qindravjeēarė, buron pafund uji i kaltėr, si
kristali. Pamja ėshtė mahnitėse. Njė sy i bukur, i kaltėr, lėviz para syve tanė
nė trajtėn e legjendės, qė lamė pas.Njeriu i
parė, qė guxoi tė eksplorojė nė thellėsi tė Syrit tė Kaltėr, ėshtė zhytėsi i
njohur, njėkohėsisht gazetari Xhemal Mato. E pyesim se cilat janė disa nga
sekretet e kėtij burimi tė rrallė natyror, qė ushqehet prej 18 burimesh tė
tjerė rreth e rrotull oazit pėrrallor? Ēfarė fshihet thellė, nė errėsirėn e
frikshme tė nėntokės sė padukshme.“Na u
desh tė gjenim disa mėnyra praktike pėr t’u zhytur nė Syrin e Kaltėr. I cili
ėshtė njė lumė qė tė ngre lart vazhdimisht. Pas shumė provave arritėm nė njė
zgjidhje tonėn qė morrėm njė spirancė e lidhėm me litarė dhe bėnim tė kundėrtėn
e alpinistit. Arritėm nė njė thellėsi tė caktuar ku shpella ishte e hapur dhe
mund tė qendrojė pak mė qetė”, thotė Mato.Eksploratori
Mato shpjegon se, ai dhe njė grup studiuesish amerikanė, kanė mundėsuar para
disa vjetėsh zhytjen nė ujrat e kthjellta tė ēdo amatori, qė dėshironte tė
vizitojė dhomat prej uji tė Syrit tė Kaltėr.“Ne bėmė
njė lloj testimi tė kėsaj natyre. Nė vitin 2002 futėm nė thellėsinė 20 metra
njė simbol tė shoqatės dhe njėkohėsisht dhe njė fletore nėnujore dhe njė laps
ku njerėzit qė arrinin mund tė shkruanin emrin e tyre. Vumė re qė pas dy
vjetėsh aty kishte shumė emra tė rinj tė huaj, kryesisht italianė, gjermanė.
Kjo tregoi se Syri i Kaltėr mund tė shėrbejė shumė mirė pėr turizmin aventurė”,
Ky gur i bardhė, ka njė histori. Nė kėtė pllakė tė thjeshtė, mbi gur, shoqata e
nėnujsave, ka skicuar hartėn dhe disa prej tė dhėnave teknike tė Syrit tė
Kaltėr. Ku janė shėnuar: thellėsia e burimit: 50 metra, temperatura e ujit 10
gradė Celsius; kuota prej 22 metrash, thellėsia qė kanė mundur tė shkojnė disa
zhytės amatorė. Mė poshtė nuk mund tė eksplorohet, pasi presioni i ujrave qė
vijnė nga poshtė, ėshtė tepėr i lartė.Parku
Natyror i Syrit tė Kaltėr, ose Kupa e Liqenit, ka njė sipėrfaqe prej 180
hektarėsh. Nė thellėsi tė pyllit jetojnė grupe tė mėdha sorkadhesh, dhelprash,
derrash tė egėr, lepujsh dhe mijra zogj tė ndryshėm. Ndėrsa drurėt mė tė shumtė
ndanė Kupės sė Liqenit janė lisat, shelgjet, panja, pėrralli, dushku, deri
ilqet e famshme. Dhjetra mikroishuj lulesh me rrėnjėt nė ujė, qėndrojnė si
margaritarė tė gjelbėrt nė zemėr tė liqenit.Nė tė
katėr stinėt e vitit, aromat e Syrit tė Kaltėr dhe bukuritė e rralla pėrreth
tij, mund t’i prekin dhe shijojnė mijra turistė vendas dhe tė huaj. Njė kafe
buzė liqenit dhe eksplorimi nė gjithė zonėn, bėjnė qė vendasit t’i mbajnė hapur
dyert e bujtinave tradicionale.

Angel-baby
Antarė/e
Antarė/e

Numri i postimeve : 14
Pikėt : 4323
Reputation : 0
Registration date : 24/07/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi