SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:29

ANAMNEZĖ BURGU


Emri i babait tė pushkatuar

Histori luftė beteja gjak

Baba e breza

Kėrkonin liri.

Jeta e shkrehur nėpėr ferr

Burgu pėrroskė gjaku

Gjaku oqean nga lumi i kuq

As gurrat e pėrgjakura nuk shterėn.

I burgosuri uron

Tė mos i ndryshkėn prangat

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:29

BURGU


Aty nuk dihet

As fillimi

As fundi

Aty nėpėr vetmi

Herė e kėrkon

Biografinė e ferrit

Herė livadhet e shkreta

I mbjell me luledielli.

Nė burg

As kėngė zogjsh

Vetėm krrokatė shpendkeqsh

Vetėm korbat kėndojnė

Aty ag e terr

Vdekja rri

Sy me sy

Me ty

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:30

PRAPA GRILAVE


Kur mė burgosėn

As nuk gjėmova

As nuk vajtova

Shikimi pėrbirohej

Pas grilave tė ndryshkur

Kur m’i vunė prangat

Akulli nėn kėmbė

Si pasqyrė e thyer

Ma ruante portretin

E plagosur keq

Hermetikisht i mbyllur

Mbeta nė errėsirė

E sytė e mi tė shkrumbuar

Kėrkonin njė copė diell

Kurrė s’u pėrkula

Prapa grilave

Qėndrova drejt

Qėndrova vertikalisht

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:30

ROBĖRIA


Kur je rob

Kurrė mos kėrko

As bukė as ujė

Sepse tė mungon Liria.

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:31

SIZIFI GURI DHE SHKRETETIRA


Sizif

Merre njė guri nė qafė

Nga ato piramide tė thyera

Dhe vėre nė maje tė shkretėtirės

Edhe Detin e Zi

Kaloje nė stilin “dallėndyshe”

Sizif

Me guri nė qafė

As hero i shkretėtirės

As dallėndyshe e balsamosur mbi valė

Zog i ngrirė nė stinė.

Ky ėshtė fillimi

I fundit tėnd tragjik

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:31

DUROVA


Dhe durova

Jo pse u besoja lugetėrve

Dhe durova

Ushunjėza tė uritura mė trembnin

Dhe durova

Edhe pse isha i lidhur me zinxhir

Dhe durova

Jetėn nė pranga qė herrte buzėqeshje

Dhe durova

Deri nė agun me rreze tė pavarėsisė

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:31

HIJA E ZEZĖ


Krejt njėsoj

Jeta dhe vdekja

Nė planetėt e egra.

Kur tė vdes

M’i kėpusni zinxhirėt

I vdekur bile

Tė jetoj pa pranga

E kam nėnshkruar vdekjen

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:32

TORZO

„Lisin mė se miri e ēan pyka e vet“

Populli


Athua populli im

Je lis i prerė

Pesė gjymtyrėt

T’i paskan bėrė pyka

Ta paskan shėmtuar bukurinė

Krejt trupin torzo ta paskan bėrė

Edhe nė grykat e maleve

T’i paskan bėrė digat prej betoni

Tė mos e vėrshosh botėn

Sa bukur do tė tė rrinė gjymtyrėt

Kur ta ndėrrosh trupin tėnd

Dhe tė bėhesh mė i madhi Atdhe

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:32

VARRI I RI


Mos e hapni atė varr

A e shihni

Sa bukur ka bleruar fusha.

Mos ia varrosni buzėqeshjet

Se lotėt nga dhimbja

I shpėrthejnė digat e Detit tė Zi

Mos e varrosni atė meteor

Nėna

E kėrkon me njė kandil

Nėpėr errėsirė

Dhe mallkon vetminė

Nusja e pėrlotur

E djeg vellon e bardhė

Stalaktitet dhe stalagmitet

Lot pikojnė

Mos e varrosni atė yll

Se fėmijėve u kallėn lojėrat

Nėpėr natė

Mos e mbuloni me dhe atė djalė

Se me pat ftuar pėr tridhjetė pranverat

Qė i paska zėnė pikėllimi.

I DEHUR


Njė natė dimri

Kam pirė

Raki rrushi

Derisa janė dehur

Edhe zanoret e vargut.

Pa ekuilibrin e eshtrave

Kam fjetur skaj njė lisi

Dhe kur jam zgjuar

Mė thanė

Ke munguar pa leje

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:32

VALLĖZIMI ME SHTRIGA


Le tė pėlcasin

Daullet e harrimit

Loja me shtriga

Ėshtė dasma

Buzė varrit tė shembur.

Mė mirė vallėzo

Me hijen e trupit tėnd

Edhe kur pėrkulesh

Edhe kur trembesh

Rri vertikalisht i pa shtangur

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:32

SKULPTURĖ E GJALLĖ


Njė kurm pa dhėnė shpirt

Nė mes tė shkretėtirės

Lidhur pėr trungun

E vidhit tė thatė

A janė gjymtyrė

A skulpturė e sakatuar

Nga shpata e xhelatit?

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:33

PAK DRITĖ


Tė marrtė djalli

Tė marrtė

U verbove nėpėr terr

Edhe mua m’i fike

Kandilat e dritės

Sa keq

Tash edhe ylberin e gjuan

Me gurė rrufesh mali

Mirė e di

Edhe unė vdes

Nė terr

Andaj dua

Pak dritė

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:33

LOTI


Nė syrin tėnd tė zi

Jam dritė

Jam loti i djegur.

Nė buzėqeshjen tėnde

Jam nektar

Buqetė dashurie.

Nė plagėn tėnde

Jam dhimbje

Jam shpirti i plagosur.

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:34

DHIMBJA


Mė thanė

Ka vdekur Mimoza

Unė nuk qava.

Mė thanė

Sot bėhet varrimi

I mora dy luledielli

Mbi varr ia vendosa

Ato nuk e duruan dhimbjen

Pranė nurit tė saj u veniten

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:34

LOTĖT

(Motrės, Rukijes)


Dy zogj

M’i qėndise nė bluzėn e bardhė

Qė ta kam jetėn me kėngė

Kėngėn ma dogji loti pėr ty

Jemi ndarė pa lamtumirė

Motėr

S’e prita se kėputen

Buzėqeshjet tona

Kur tė fashit dhimbja

Loti

Moj motėr

M’u bė krua i shterur

Pėr ylberin e ri.

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:35

TESTAMENT


Ndizen flakė yje e vetėtima

Ėshtė koha e zjarreve

Nata s’ka besė, ditėn gjarpinj nėpėr kėmbė

Ėshtė ky shpirt kamikazėsh pėr liri

Sot o kurrė ta ruajmė gjeografinė e tokės.

Sa herė shoh kullėn e gurit nė flakė e di qė

I yni ėshtė dielli dhe toka e varret

Malet digjen historia prush bėhet

Emri shqiptar e Shqipėri tė jetojnė.

Amanet

Malet janė djepa e varre pėr shqipet

Armėt na i ruajnė sytė nga thikat,

Nėnė moj, sa pak ke jetuar nė dritė

E toka Arbėrore – gjak i shprishur shekujve

Trimat dėshmorė vdesin duke kėnduar pėr tė

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:35

NUK E NĖNSHKRUAJ

(Poetit Din Mehmeti)


A mos po lėkundet

Barka nėpėr valė deti

Apo vorbulla e gjakut

Tė ēoj peshė pas dritės

Ka kohė qė s`tė pashė poet

As nė Grykė tė Rugovės

As te Drini i Bardhė

Shkrimtarėt mėrgimtarė tė presin

Ta lexosh deri nė agim

Librin “Fatin tim nuk e nėnshkruaj”

Nuk e humb betejėn:

Mė jep pushkėn pa rrip

Pėr rekuizitė nė muzeun e vjetėr

Pallton e grisur furtunave

Pendėn e rilindur vargjeve

Mozaikun e rrudhave ballit

Si hartė e atdheut tė plagosur.

Mė pendė u bėre

Arkeolog i hirit

I dheut, i gurit, i varreve

I lavdisė, i diellit....

Te vargu yt

E takova dashurinė pėr vashėn

Plagėt dhe dhimbjen

Prushin dhe zjarrin nė kulla

Malet dhe krismat e Lirisė.

“Jam pakėz i pėrbuzur nga dielli “...D.M.

Pakėz i kėrrusur-por shkėmb

Pakėz i pėrgjakur nė shtegun e dritės

Pakėz i thyer -por vertikalisht drejt

Pakėz i hidhėruar nė heshtjen e pendės

Nesėr kthehu me dallėndyshet

E stinės sė bukur- pranverės se re.

Dhe tė lutem shumė tė lutem

Asgjė mos nėnshkruaj

O Din Mehmeti

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:35

POEZIA E SHKRUMBUAR


Mos ia prek asnjė shkronjė

Nga loti le tė fiket flaka

Qė e shkrumbon vargun

Vasha nuk e di ku mbeti

Vargjet e dashurisė

Si sytė i pata ruajtur

Dhe u dashurova

Kam gėrmuar me thonj

Qė t’i gjej hieroglifėt

E shkrumbuar tė vargut

Dua t’i gjej

Biografitė e engjėjve

Dhe urrejtjet e djajve

Nė kthimin e dallėndysheve

U dashurua poezia e dashurisė

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:36

I KĖRKOVA


I kėrkova

Nė Untergrupenbach

Jusufi Kadriu e Bardhoshi

Nė pikė dite

Bėnin njė sy gjumė

Nėn diellin e agimeve te reja

Pranė luleve tė kėputura nė erė

Vrapova nėpėr Bruksel

Nė udhėkryqin e pėrgjakur.

Kurrė s’e takova Enver Hadrin

Nė Munih

Eca e eca

Xheva e Fehmi Lladrovci

Atje nėn diell pushonin

Deri nė betejėn e re.

Nė Gjenevė

Agimi i agimeve tė reja

La brushat mbi pikturė

Mori ēekanin

Pėr t’i thyer gurin kufirit

Siē kishin bėrė moteve

Trimat e dheut

Burrat e vatanit.

USHTARĖVE TĖ LIRISĖ


Sa shumė dua tė them

Pak mė duken shkronjat

E alfabetit djegur nėpėr arka.

Kam mbledhė

Pentagramin e gjatė

Deri rrėzė diellit

Mė duket se jam memec

Sa shumė dua t’ju pėrqafoj

Nė lapidar kur i puth gurėt

Ushtarė tė lirisė

Nuk ėshtė kjo kėnga ime e parė

As fundi i flakadanėve qė digjen

Tani e kemi lirinė

Dhe nuk na censurohet mė

Himni BESA- BESĖ

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:36

ZOGJTĖ E LIRISĖ


Mėmė Shqipėri

Kosovė ta ruajmė

Dheun shkėmbin diellin

Ta bėjmė betimin

Sepse jemi shqiptarė

Nėpėr flakė e nėpėr zjarre

Gjithmonė tė gjallė

Kurrė tė vrarė

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:36

SHQIPJA E DRITĖS


Kur pėr shkak tė moshės nuk mund tė vraposh, ec shpejt, vetėm ec kurrė mos u ndal.

NĖNĖ TEREZA


Nėpėr tokėn varr

Kufoma tė gjalla

Nė kėtė atelie pa kulm

Jeta dhe vdekja peng.

Vrapove e kėrrusur

Pėr t’ia kthyer botės

Buzėqeshjet vertikalisht.

Tė gjitha plagėt i arnove

Me vellot e bardha tė nuseve

Dhimbjen e pagėzove shpresė

Vetėm ata qė i vriste uria

E njohin Migjenin

Apoteozėn e misrit

E dinė pėrmendesh

Sikur Zotit

I pėrkulėn kafshatės.


Vetėm ata qė i pėrtypin plagėt

E njohin kėtė meteor tė pafikur

Qė ecėn vrapon e kurrė nuk ndalet

Derisa t’i dalė dhimbjes nė fund

Kush mė mirė se fėmijėt jetimė

E ndjejnė dorėn e ngrohtė

Dhe pėshpėritin: NĖNA TEREZĖ

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:37

SHTIGJET E DRITĖS

(Tim vėllai, Prof. Shemsedin Zogajt)


A ėshtė e jona

Kjo botė

Njė grusht dhe

Njė copė qiell

Apo do yje drite

T’i mbledh si lulet.

Unė jam vetėm unė

As mė i gjatė se hija ime

As mė i rėndė

Se njė grusht dhe

As mė i djegur

Se hiri i vendlindjes

Gjithmonė fyt pėr fyt

Me shtrigat e territ

Nėntė rrathėt e Ferrit tė Dantes

I ke kaluar zbathur

Sot e njėmijė vjet e ke ditur,

Se errėsira s“del fare nga mallkimi

As dielli nuk nxeh me lutje

Pa shtegtim pa djersė pa gjak

E di se tė dhembin ujėvarat e lotėve

Nėpėr pentagramin e rrudhave

Por akordoje me zhurmėn e erėrave

Lahutėn time tė varur nė mur

Lirshėm le tė luhet e kėndohet

Nė Premierėn e lirisė

Ani pse e fituam mbi prush

Ani pse e fituam mbi shkrumb

E fituam me gjak

Liria ėshtė liri

O vėllai im!

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:37

SHQIPJA NĖ HORIZONTET E BARDHA

(Mėrgimtarit Zef Sokoli)


Unė jam

Sizif i gjallė

I verbuar nga dashuria

Feniks i djegur

Dhe kurrė mė

As nga prushi

As nga hiri

S’u bėra

As zog

As gur

Unė jam

Zogu i diellit

Me Flamurin e Skėnderbeut nėn pupla

Me gjuhėn e Naimit nė kėngė

Me lotin e Nėnė Terezės nė vaje

Unė kosovari i humbur

Deri nė Horizontet e Bardha

Derdha lot

Kullova gjak

As memec nuk u bėra

Gjashtėdhjetė e katėr vite fola me vete

Jam shqiptar i Kosovės

Atdheu im ėshtė Shqipėria.

Mbaj mjekėr tė gjatė

Sa njė copė bjeshke

Sa njė lis Pashtriku

Sepse malet mė pagėzuan

Meteor drite

Me Formulėn e Pagėzimit

Tė pėrgjakur

Gjėma ime rri peng

Te Ura me harqe

Te gurra e Drinit tė Bardhė

Te lisi me litarin e varur

Te oxhaku i kullės sė djegur

Te shpata e pėrgjakur

E zvarranikėve tė Karpateve

Te lapidarėt e lirisė nėn diell

Atdheun e lash nė flak

I shkrumbuar ika

Trembėdhjetė net

Nėpėr detin e trazuar

Trembėdhjetė ditė

Nėpėr Ferrin e Dantes

Nė mes tė klithmės e vdekjes

Mė pagėzuan Zef Sokoli

Titaniku i humbur

Pse ma kėrkoni

Anamnezėn e vrarė

Atje nė Kosovėn e rinuar e gjeni

Tė gravuar me gjak

Nė shkėmbinjtė e Kosovės

Nė dheun e Shqipėrisė

Betohem vetėm

Para flamurit me shkabė

Para shpatės sė Skėnderbeut

Te istikamet e Adem Jasharit

Tri herė betohem!

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:38

JETIMI I PĖRLOTUR

(D.F.)


Jemi ndarė nėpėr errėsirė

Dhe kurrė s`mė mori malli

As pėr babain e dehur

As pėr nėnėn e lazdruar.

Kam ikur

Si kali pa fre

Udhėve tė botės

Jetim me prindėr tė gjallė.

I kam pirė

Lotėt e mi si ujin

Vetėm helmin s’e gjeta

Mushkrit blozhdė

Nė kėtė moshė s’ruhen

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  shaban cakolli prej 30.10.09 17:38

PRANVERĖ E RE

Nipave: Diellit Endritit Orgesit


Me Dr.Gregoriy Hahn

Nė Baidenayse

Pinim kafe

E pyeta pėr vendlindjen

Kurrė

Mos e kėrko pranverėn

Pa mė tha.

Gabim mund ta pagėzosh

Dhe ma bėri njė fotografi

Me zogjtė e kėngės sime

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHTIGJET E DRITĖS;LIMAN ZOGAJ

Mesazh  Sponsored content Today at 18:27


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi