HAPĖSIRĖ E PAFUND
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LUMNIJE THAQI-HALILI

Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:02

Cikėl poetik nga Lumnie Thaēi-Halili
E Hene, 12-10-2009, 07:15pm (GMT+1)

Lumnie Thaēi-Halili u lind nė Retijė tė Anėdrinisė.

Fakultetin e Gjuhės dhe tė Letėrsisė Shqipe e mbaroi nė Universitetin e Prishtinės.

Bashkėpunon me shumė gazeta dhe revista letrare qė dalin nė gjuhėn shqipe.

Ėshtė redaktore gjuhėsore e dhjetėra librave tė botuara nė Kosovė e mė gjerė.

Ėshtė fituese e disa ēmimeve letrare.

Menaxhon Shtėpinė Botuese “URA”, Prishtinė.

Ėshtė anėtare e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

Jeton dhe vepron nė Prishtinė.



Botoi:


Madhėshti mitike, poezi, “Ura”, Prishtinė, 2005

Anadrini, poezi, “Ura”, Prishtinė, 2006

Mesudha, poezi, “Ura”, Prishtinė, 2007
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:03

TEJJETĖSI


Ngrin globi i vogėlth

Sipėrthi

Bie borė fosforeshente

Pėrshumohen ortekėt,

Gjysmėhemisfera

Kthehet nė pjerrinė,

Tejshėm…

Zhvdekėsohen

Tė vdekurit

nė kėtė savanė.

Vjen nga e shkuar e largėt

Oshėtimė a zė:

-Djema ngrituni

Tė gjithė kėtu,

Pas meje, djema

Hiqni qefinin

Vishni nga mesjeta

Tirqit e bardhė!
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:03

NATA RA NĖ KURTH


Prisja…

Njė aromė luleje

Dhuratė

Bashkė

Me trokitje zemre

T’ma sjellėsh

Kėtė natė.

Ē’ u bė me to

Nuk e di?!

Asnjėherė

Nuk erdhėn

Nė adresėn time

Nr.120

Rrugė e Prishtinės!

Ka kohė

Qė e mbolla

Me freskinė

E Drinit tė Bardhė

E rrita.
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:04

(ANTI)KOHA


Ditėn e plaka

Kohėn

Nuk e varrosa

Kund!

Kėrkoj

Njė varr-humnerė,

Ta lėshoj

Thellė e mė thellė!

Ajo kėrkon

Njė altar,

Mbi tė

Tė ndėrtojmė

Katedrale madhėshtore!
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:04

QIELL I PAFJETUR


Pasmesnata

Orėn e ndali

Nė 3 e 15min.



Fėmijėt buzėqeshin,

Kushedi

Me ē’flutura

vallėzojnė

valsin?!

Ty, sapo

Tė zuri gjumi

I rrejshėm.

Ta shihja

Fytyrėn

Hėnė e plotė,

T’u luta,

Njėrin sy tė zi

Sonte lėre hapur.

Jam e ngrysur,

Le t’mė bėhet dritė.

E si mund tė flinim?!

Nipin e Don Kishotit

S’po mund ta gjenim!

Garonim

Se cili mė lart lėviz

Nė lavjerrėsin e kohės?!

Duke fluturuar

Pas kalikuses

Kishim harruar moshėn

E ditėt i bėmė

Vetėm ėndėrr me ėndrra!

Nė njė skenė pėrrallore

Bėmė njė Arė tė mirė.

Nė pėrrallė

Teksa rrinim,

Vdekja duke folur shqip

Ngėrtheshėm

Cektėsinė trilloi.

Parreshtur pyes

Nė ē’teatėr antik

A modern,

Predikohen mė mirė

Ditėnetėt pėr poetėt?

Loja u humb

Kur nata ka harruar tė vijė.

Heshtja mėrmėrin

Me buzėt e hapura

Sonte ia dalloj

Dhėmbėt e bardhė.

Natės

errėsirėn

ia zhvesha,

si dhėndėrr i kujdesshėm

Ndriēimin mėngjesor

Supeve tė bukura

ia vesha.

Telefoni nuk cingėron,

Receptori

Ia kish mbyllur

Sytė zėrit.

Nė dritaren e SMS

E-mailat

Kishin humbur rrugėn,

Si robėrit e luftės;

Sheshit nuk vinin.

Celulari

Rrinte si fėmija

Qė s’guxon tė flasė

Nė lojėn kukafshehtas

Kur luan.

Nė njė xhep i fshehur.

Sa mirė,

Bota ėshtė tek unė,

Pėr fat

Ajo nuk e di

Jemi dy tė huaja

Qė jetojmė

Nė tė njėjtėn adresė.

Marroēja shpesh harron,

Se nė njė ēerdhe tė ngrohtė

Lehtė pipėtij

Sa e gėzuar jam,

Tė paktėn,

Qė sonte mė privoi

Nga sytė e kėqij!

Si njė ushtar besnik

Pikėllimit,

Iu bė shtegu

Tė ikte,

Asgjė tė mos linte.

Poetesha dhe nata

Bashkė gdhiheshin,

Rrinin tė patrazuara.

Fotozhenia e errėsirės

Me fytyrėn alabastėr,

Ēonte njėrėn vetull

Ma bėnte me sy,

Mundohej tė hiqte

Natėn mbi mua!
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:05

LARJELOTĖSH


Njelmėsia e lotit

Kriposi njė tė tretėn e globit.

Bota ishte e vogėl

Nė sytė e Klitemnestrės

Megjithatė…

Ajo kėnaqej

I mjaftonte Ifigjenia

Dhe Mikena!

Ēmenduritė e Agamemnonit,

Gėnjeshtra e Odiseut

Pėr Ifigjeninė,

As nė erėrat e mia

Nuk shėrbyen si shfajėsim!

Lotėt qė s’i zuri Aulida,

U zbrazėn nė sytė e Ajkunės

Nė Jutbinė,

Nuk vononin shumė

T’ia lanin plagėt tokės

Kur lumenjtė thaheshin.

Shtohej dozė e valėve tė Drinit

Nga lotėt e Nėnė Ajshes

Nė Dubovik

Lotėt e nėnė Hyrės

Pėr Tolin…

Bota u bė epruvetė e mbushur

Ujėvarat e Mirushės

Shpėrthyen nė sytė

E Nėnave tė Anėdrinisė.

Peshohet lehtė universi

Nė sytė e pastėr

Tė nėnės,

Tė gruas,

Tė motrės.

E mban

Nė shuplakė tė dorės

Botėn e madhe,

Botėn e vogėl.

U deshėn edhe fjalė,

Kėsaj here, jo pėr mall,

Po pėr tė zbrazur

Dufin e hidhur me mal:

-Vogėlsia jote

Moj botė,

Njė pikė uji

Nė sytė e nėnės,

Si i zuri gjithė kėto

Tragjedi tė mėdha?!
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:05

IPSO FACTO


Pėr dritėsy

Merr pak diell nga Luciferri.

Pėr kėngė

Merr pak vaj fėmije.

Pėr erėmim tė mirė,

Nuhat erė foshnjeje tė sapolindur.

Pėr dhimbje,

Dėgjo tik-taket e zemrės sė njė nėne.

Pėr mall dashurie,

Shihu nė lotėt-kristal tė Ofelisė.

E pastaj....

Ē’tė bėj, kur

Toka tė lodhet nga kėrkesat tona?

Pastaj, qiellin bėj

Shtrat tė saj!


Akti i jetėvdekjes

Nė pamundėsi

T’i ndryshoja gjėrat

Qė na rrethonin;

T’i ndryshoja rrethanat

Qė jetonim!

Ndryshoja vetveten,

Padashur egėrsohesha,

Pa duar kacafytesha,

Pa zė ulėrija,

Nė tė njėjtėn kohė

Qajaqeshja!



Me duar nga qielli

lutesha...

Lutesha, jo tė shpėtoja vetveten:

Lutesha tė pushonte

Ēmenduria mortore

Qė gjymtonte gjymtyrėt e mia

tė copėluara.

Nė Laokontin ngjanin

Dhimbjet ...

E ērrėnjosur

Zvarritesha duke u pakėsuar

Nga rrugėtimi i braktisjes,

Brenda aktit tė jetėvdekjes!

Krijuesi i lirisė



Pashtriku, plis mbi kokėn e Drinit,

T’u bė fron jete

Nė njė majė bote,

Kur u nise vėlla,

Me tri shkronja, uratė e artė,

Nė cepkrahėror

E nė strehėzėn mbi ballė!



Kėsaj here dole pėr gjah,

Gjahtar dhelprash,

Tok me shokė

T’ua kėputėsh bishtin e gjatė.

Atdheut i dhatė

Mė shumė se dorė e krahė...

Pa iluzione

Besuat veē nė zgjimin.

Ndryshuat rrethanat,

Madhėshtore na e bėtė historinė!

I ratė gjerė e gjatė,

Pa pikė e presė

Idiomės Shqipėri.



Sulmet shigjeta,

Pėr ty ishin pika shilarėse

Qė binin mbi Drinin

Se nga majė e fronit

Ti ishe krijuesi i lirisė!

Stalaktit i njomė
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:06

1.

Gėzimin e hidhėrimin

S’mund t’i pėrpij,

T’i fsheh,

Mė mbesin nė fyt.

Shihem si nė pasqyrė,

I shfaq me gurrė lotėsh;

Burime tė pashterura

Nė bebėza sysh.

Dėshirė kam e pata

Tė jetoj shpirt fėmije.



Tejbartet,

lexohet,

preket,

ndjehet

Therja e dhimbshme

E kėsaj gjinie;

Akoma e patharė

Nė cepin e shamisė sė kuqe

Tė gjyshes sime

E nė lulesat e mbira

Tė pėrparėses sė nėnės.
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:06

2.

U rimbollėn nė zemėr...

Kėshtu tė njoma, tė freskėta

I pėrcolla nė kurorė-zambakėsh

Mbi varre pėr djemtė e parritur.

Fjongo karafilash tė kuq

Mbi varre burrash tė njė fisi.

Luleloti i ngurtėsuar nė sy

Gjithėtragjedia ...

Mbi varre fėmijėsh tė Jasharajve

Do t’mė mbetet stalaktit i patharė.

Maratonė e marrė
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:07

1.

Nadja e hershme

Mėngjesin kishte lėpirė,

Si Marathonomaku,

Rendja tė mbėrrij.

Dihatja duke u penguar

Rrugės sė gjatė...

Ndoshta mund t’mė merrnin

Edhe pėr tė marrė,

Ndjeja dashuri dhe mall,

Dy vjet pa u parė!



Brenda gjoksit tėnd,

Fėmijėria ime jeton,

Gjurmėt e hapave

Dhe belbėzimet e para,

Kurdoherė i dėgjoj,

Sa herė vij kėtu.
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:07

2.

Largėsinė e frikshme

Krijova pėr ty...

Edhe tani

Kur ec udhės sė shkurtėr,

tė pėrbaltur,

Nuk shoh vrima takash tė holla

si dikur.

Si hije takoj ...

Fytyra tė zbehta grash,

Tė reja,

tė veja

Me vel-nur,

Tė parrėfyer...



Pak njerėz,

Mė shumė dhimbje.
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:08

3.

Erdha tek kulla ime

Pėr mua vatėr e pafikur

Tjegullat e thyera tė kulmit,

Rrafshuar pėr tokė ishin,

S’kishte gjurmė tjetėr

Veē pragut tė mbetur e gjakut!



Nuk flisja asnjė fjalė pėr be,

Shpirti hidhur buzėqeshte...

Pėrjetoja...

Nė mėnyrė tė dhimbshme

Njė dramė tragjike;

Personazhin nė rolin e mosnjohjes

E luaja unė,

Nė aksin e gjatė pikėllues

Brenda hierarkisė sė kohės!.

Ēmendurisht e pa zė

Desha tė mallkoja,

Po nuk dija kė:

Fatin a urrejtjen?!
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:08

4.

Heshtja prej varri

E gjithkundshme

Mė detyroi,

Tė ulesha mes baltės kėmbėkryq,



Befas, imazhi i gjyshit m’u shfaq

Si dikur ulur pranė oxhakut

Nė odėn e burrave,

Nė dorė mbante briskun-kalem,

Tek gdhendte emra...

Emrat e atyre qė mungonin

E lirisė i duhen.

Jo vetėm tė gjallėt,

Por edhe tė vdekurit!

Ata qė dot s’po ktheheshin

T’i kėrkonim...

T’i kėrkojmė...

Si Telemaku Odisenė!!!

Zog pa flatra



Ē’tė duhet liria

Zog pa flatra,

Me pasaportė

E pa dėshirė

Pėr lejekalim;

Tė dalėsh nga kafazi

Tė jetosh

Nė gjumėthellin amshim

Kur nė sarkofag-kanunesh

Tė ballsamoset liria.



Akoma trokon

Marramendshėm e flatracunguar

Mosvdekja je,

Mėrmėrin nėpėr gjysmėgjumė!
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:09

GROTESKĖ SHEKUJSH


Pashė njė skenė shėmtaqe

Unė, ti e spektatorė rrugėsh

Sa ishim tė gjithė...

Jo nė Dyrrah, as nė Butrint!

Eca, kalova sa ora

Mata hapin me kokė e jo me zemėr.

Kafshova buzėt pa fjalė

Nuk heshta se mė pėlqente heshtja

As nuk heshta nga paaftėsia

Qė tė nxjerr zė nė ēast.

Pashė dhe heshta

E keqja

Vetėm tė keqen sjell

Tragjikomikja e modernizuar

E bishtshekullit tė shkuar

Nė pragshekullin e ēapitur

U bėnė bashkė.
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:09

PROFETE E MIRĖ


(Pėr njė grua nė Krushė...)


1.

Tė ecėsh pa harruar asgjė...

Mė dėgjo tek tė flas

Si pėrherė lehtas e me mall

Nga dashuria tė flas e kėlthas

Tė ecėsh pa harruar...

Tė kaluarėn e pasigurive.

Tė urdhėroj hapat i shpejto

Tash e tutje bėhu profete E MIRĖ,

T'i shmangesh jetės mos kėrko.
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:10

2.

Fėmijėt, t'i lashė shkėlqim

Qė jetėn ta ndriēojnė.

Udhėve tė shkretuara nė fshat

Tė sjellin brohori.

Tė m'i ruash fėmijėt

Ata janė flamur i ushtrisė tokėsore.

Krenarinė t'ua rritėsh lart

Me ta bėje fshatin tė gjallė

Zgjidh hallet :

Qani e kėndoni bashkė.

Unė do tė shikoj nga kupa kristalore

Dhembjen e mungesės

Do ta ndjejmė tė dy

Edhe pa gjetjen e eshtrave tė mi.
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 20:10

3.

Do tė shpresosh,

Nė ēdo ēast se do tė vij,

Do tė vazhdosh tė jetosh duke ndihmuar

Do tė durosh mal me mall e fjalė.

Qetėsi nė shpirt s'do tė ndjesh kurrmė

Do tė vuash aq shumė

Sa qė nuk do tė kesh fuqi

Pėr tė vrarė asnjėherė

Trupin tėnd tė dėrrmuar,

Grua!


Prizren, 2003
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5779
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LUMNIJE THAQI-HALILI Empty Re: LUMNIJE THAQI-HALILI

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi