HAPĖSIRĖ E PAFUND
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHAIP BEQIRI

Shko poshtė

SHAIP BEQIRI Empty SHAIP BEQIRI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 19:47

Midis zjarrit dhe valės ose lėmimi simetrik
Valdet N. Berisha
Njė qasje librit tė Shaip Beqirit

Pėr Shaip Beqirin ėshtė folur, po flasim sot kėtu dhe do tė flitet. Pėr t'iu qasur vjershave tė tij, duhet t'i qasesh sė pari vetes, tė kėrkosh atė qė e kėrkojnė tė gjithė tė vdekshmit: zgjidhjen, pėr veten dhe tė tjerėt. Ekspedita e marrjes me kėtė krijim, pas njė inspektimi tė pėrgjithshėm, nė tė cilin befasimi me segmente tė ndryshme ėshtė i pashmangshėm, tė vė para provės sė mėdyshjes: a do tė gjesh atė qė kėrkon dhe a ėshtė ajo qė ai thotė vėrtet ajo qė tė duket ashtu.

Mua mė pėlqen kjo sfidė

Qėllimshėm nuk dua tė viktimizohem duke pėrdorur hyrjet e trishtueshme antiemblematike si: krijon me lehtėsi figurėn poetike, ėshtė zė serioz, kap dhe rrumbullakėson suksesshėm tema dhe motive etj. Jo se kėto pranime do tė ishin tė gabueshme, pėrkundrazi, ato do tė ishin mė shumė se goditėse, por, sepse, kam ndjenjėn, diēka e tillė do tė pėrgjunjėzonte kėtė qasje. Prandaj, unė do tė pėrpiqem - pa tendenca shteruese nė kėtė vazhdė se daullja ime tingėllon mė sė miri - tė shtroj ca minipika tė anėve tė spikatura tė vjershave nė kėtė libėr.

Pėr kėtė, duhet kapur gjendja. Beqiri shkruan:

"Rrėzė bregut/ kėndej heshtjes [...]/ kėndej zjarrit /Gjinjve tė etjes bregohem unė" (Vjersha: "Kėndej heshtjes kotet qielli", f.55). Kėto konstatime janė shenja gjeografike tė lėvizjes, tė navigimit konstant, tė vajtje-ardhjes sė pandėrprerė, tė njė gjendjeje tė pambaruar nė rrafshin gramatikor dhe te njė pike fronti: kėndej unė, andej tė gjitha, me mua dhe kundėr meje.

Simbolika shtegtuese paraqitet midis vetes lirike dhe veēantive tė zakonshme gjeografike (f.13). Shqetėsimi nė katakombin lirik, nė fortesėn me mekanizėm efikas mbrojtjeje, shkrihet me dukuri tė pėrjetshme, me tė cilat pėrballohet njeriu. Edhe pse kėta rrathė, qė mė parė do tė hynin nė shqetėsimin global tė secilit, ai, pra autori, i bėn tė funksionojnė vetėm pėr tė.

Shaip Beqiri punon nė tė njėjtin konstruksion, me tė njėjtat vegla komunikuese, nė tė njėjtin sistem, duke besuar se aty pėrherė mbetet diēka mangu. Ai nuk ia kthen shpinėn sė djeshmes, nė moton: ėshtė kryer, tash fillon njė maratonė e re, por vazhdon t'u rikthehet lėvizjeve, pėr t'i sistemuar ato nė botėn e perfeksionit.

Filozofia e rikthimit nė qasjen e parė ėshtė rilindje e vazhdueshme dhe pėrmban nė thelb heroizėm tragjik nė punėtorinė e tij lirike tė pambyllur. A ėshtė kėtu nė veprim kriza, gjendja e jashtėzakonshme, apo pakti i hekurt me shqetėsimin?

Koncepti i daljes nga kriza nė krizė emocionale ėshtė i njėnjėshėm. Edhe koncepti i zhvillimit tė ndjenjisė, pėrkatėsisht tė njė erotike pjesėrisht hermetike me shpėrthime nga kėshtjella e pėrmbajtjes ėshtė i thellė: ai ngėrthen procese tė gjera nė zhvillim.

Elementet e buta erotike nė poezinė e tij ta rikthejnė ndjenjėn se dashurisė duhet qasur me figuracion tė pėrpiktė deri nė marramendje; tablotė e tij pėrshkohen me pėrmbajtje tė pazakonshme pėr njė poet tė ri, siē ka qenė Beqiri nė fillimet e krijimit, dhe mbeten tė tilla edhe dekada mė pas, si njė qasje besnike e filozofisė sė pranimit tė fenomenit tė dashurisė. Beqiri trajton kėtė motiv me njė thellėsi tė jashtėzakonshme.

Intelektualiteti ėshtė pika tjetėr

Shaip Beqiri ėshtė lektyrė pėr tė kultivuar, me tė cilin nuk mund tė fillojnė shumė barinjtė, dhe asnjėherė njėsegmentor. Kjo manifestohet nė truket hermetike. Dhe aty fshihet qėllimi, duke tė tė mbrojtur me prita, pėr tė mos e dekoduar dot kumtin e zjarrshėm nė vjershat e tij, qė tė vėsh t'i sillesh e tė hapėsh dyer nga mė tė pamundurat pėr t'u gjetur brenda tyre. Por, pse ky qėllim?

Vlera, sipas kėndvėshtrimit tim, ėshtė tensioni qė ai u jep atyre, faktet shumėherė tė kryera, pajtimi dhe prapė mospajtimi me to. Ai i respekton ligjet e dialektikės, i sheh ato seriozisht rreth strumbullarit vetiak dhe problemet universale i shpall tė vetat, tė vetave u jep vulė universale, shqetėsimet e miqve tė tij dhe pėrshkrimet i inkuadron pangatėrrueshėm nė orbitėn personale. Poezia e tij ėshtė e pakohė, nuk njeh moshė.

Shaip Beqiri nė vjershat e tij ėshtė pjesė dhe tėrėsi e njė rruge qė nuk e ka lakuar, e njė sintagme tė papėrfunduar.

Vetėtima ndjenjore, si ajo e Lasgushit, ndeshet me shkėlqim verbues. Ai ka formulat e veta tė pangatėrrueshme lirike; nė to ėshtė sinteza: gjithnjė i pakėnaqur.

Cilėsitė poetike nė rrafshin formal dhe pėrmbajtjesor nisin dhe pėrfundojnė me tė njėjtin intensitet: vargu i ngjeshur deri nė pėrkryerje me njė mori simbolesh korresponduese ndėr vete, rishfaqja e vazhdueshme e formulave lirike edhe tė ndėrlidhura me proceset magjike tė natyrės, njė rimė simpatike dhe e padetyrueshme, njė rrjedhshmėri e pėrkryer e zhvillimit tė mendimit dhe prirja e hollė pėr tragjedinė.

Pėrdorues shumė i kujdesshėm i gjuhės, konsekuent nė terminologjinė poetike, i ngjeshur dhe i kursyer deri nė tepri. Poezia e Shaip Beqirit i ngjan njė lėmimi simetrik.

Arkitektura e tij lirike ėshtė e pėrmbajtur nė kompleksin tematik. Edhe pse ai ėshtė nė kėrkim tė triumfit, ai, njėkohėsisht i reziston gjetjes sė tij. Me kėtė, tė paktėn kėshtu e shoh unė, ai transmeton mesazhin se frymėmarrja e tij e gjatė e ka qejf shqetėsimin dhe zgjidhja nuk ėshtė motoja e tij. Kjo mund tė krahasohej me veprimin e hedhjes sė njė guri drejt qiellit, nė njė ditė tė mrekullueshme dhe pritjen e kotė tė kthimit tė tij mbrapa nė tokė.

Dhe njeriu pret, sikundėr pret nė njė libėr tė Dino Buxatit njė personazh me vesh ngjitur nė shkretėtirė ardhjen e armiqve, me tė cilėt nuk do tė pėrballohet kurrė. Pėrballimi me ngadhėnjimin nė kėtė hije mund tė shkatėrrojė sistemin e numrave, tė cilėt kėtu llogariten kujdesshėm.

Mirėpo, a humb apo fiton personazhi lirik nė vorbullėn e udhėtimit tė njėjtė dhe si duhet shikuar mėdyshja e konkluzionit nė kėtė vazhdė, pėrgjigjja e padefinuar. Ai nuk gjen zgjidhje, mėsa kanė gjetur tė tjerėt para tij, sepse ajo zgjidhje, pėr krijuesit e kalibrit tė tij, nuk do tė kishte kuptim dhe shtegu do tė mbyllej, sikundėr qė pushon magjepsja e mėhershme pas ngjitjes sė njė majė tė adhuruar.

Mesazhi se pastaj vjen edhe diēka, se drama vazhdon, sikundėr vazhdon zhvillimi njerėzor, gjendet si ēarje e qartė nė profilin e problemeve qė trajtohen.

Pyetjes dhe mundėsisė, nėse ai do t'u rikthehet ndonjėherė sėrish kėtyre vargjeve dhe si do tė duket pastaj "mėkati", nuk guxoj t'i jap pėrgjigje.

Por, guxoj tė shpall njė bindje se Shaip Beqiri vazhdon tė shkruajė me besnikėri nė tė njėjtin varg, me tė njėjtin pasion si asnjėri prej nesh kėtu nė dimensionin rezervė dhe si rrallėkush tjetėr.
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5780
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHAIP BEQIRI Empty Re: SHAIP BEQIRI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 19:48

Poezi nga Shaip BEQIRI

PĖRTEJ DHEMBJES PĖRRUA MALLI

Matanė malit

Pėrtej dhembjes

Vdes njė yll ėndėrrimtar

Pėrroi i mallit del nė fushė

Del e derdh shikim nė gushė

Vdes njė yll

E vdes njė kėngė

Pėrtej lotit pėrvėlimtar

Vjen pas hapit vrapėrak

Kallinj rrezesh korr njė dorė

Syrin ėndrrės ia pėrgjak

Yllit tė dhembjes i thur kurorė

Pėrroi i mallit zemrėn mbush

Hyn e merr njė kėngė prush

Vdes pa vesė

Pėrtej mashtrimit

Ngre fole nė degė tė harrimit

Humb nė shkumė tė buzėqeshjes

Deltės sė lumit e kujtimit

Oh vdes fontana e ėndėrrimit
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5780
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHAIP BEQIRI Empty Re: SHAIP BEQIRI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 19:48

ĖNDĖRRIMI I PLAGĖS

Gjunjėzohu

Mė pėshpėrit plaga e fshehtė

Derisa kėrmėzi i harliset

Nė lulen e sapoēelur tė ballit

Bėje vjollcė tė kaltėruar

Qepallėn me flutura pėrbrenda

I pėrlėkurem duke e njimtuar

Kryqėzohu para diellit

I ēirren robėt e gjallė

Bij plangprishės engjujsh

Nėnėzezės sė vurratur

Ajo shtrin qafėn e tėholluar

Me kujdes fut prangat nė duar

Duke u kruspulluar nė qivur

Shpellave tė saj shėtis pa kokė

Me njė skelet klithmash nė dorė

Deri te rrėnja e vet e paprekur

Fluturat e verbra m`i bėn kurorė

Zgjohu nė shpirtin tim tė etur

Tė ėndėrrosh shiun e shekujve

Pėr shkretėtirėn tėnde tė pagjetur

Gurėzohu nė hijen time

Mė lut plaga ime lėneshė

Derisa vjollca i vyshket

Nė kupėn e thyer tė rrufesė

KĖNDEJ HESHTJES KOTET QIELLI

Rrėzė bregut

Kėndej heshtjes

Pren buzėqeshjen me sėpatė

Qielli i grisur fle buzė lumit

Gėrhin thellė nė kulm tė gjumit

Pren dėshirėn

Ah pren njė rreze

Kėndej etjes thellė nė natė

E ndjek zėrin shurdhėrak

Shqelmon barin kėmba e ēalė

Vesėn shpresės ia pėrflak

Pėrmbi heshtje fėrfėllon njė fjalė

Ėndrra shprishet pėrpjetė tundet

Qielli i kotur nė thikė pėrkundet

Kėndej flakės

E zgjon detin pa furtunė

Gjinjve tė etjes bregohem unė

Pren pa rrenė mes pėrqafimit

Pėrzjarr etjen buzė burimit

Hej pren ylberin e shikimit
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5780
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHAIP BEQIRI Empty Re: SHAIP BEQIRI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 19:49

Shaip BEQIRI



HARTA



E hap tė mbyllurėn nė vete

Lėkurėrrjepurėn e thėrrmuar

Perden time tė ėndėrrueshme

Dhe mbėshtillem sėrish me tė

Pėrmbi thika shkėmbinjsh

Nė detin qė ndryhet i tėri

Ndėr guaska klithmash e gjaku

Mes fushash e qiejsh tė shkretė

Ku endet sall fija e ankthshme

E telit tė pakėputur gjembor
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5780
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHAIP BEQIRI Empty Re: SHAIP BEQIRI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 19:50

LLAPI





Ta pashė fytyrėn tė gjymtuar

Nė gjakun e mpiksur nėn akull





Balli t`u ēa ndėr stuhi

Dhe ēeli lulja jote e egėr

Nga dheu i vet i shkretuar

Nė hejbe ngashėrimi ngarkuar





Toplica krahnezė tė ngriu

Ra gjunjpėrgjakur ujvara jote

Ah pėrgjithmonė t`u zhbi Veriu





Mbete njė pellg i rrafshuar

Pėrjashta duke u fashitur

Me mllefin tėnd pėrbrenda

Njė xixė kujtimi e pafikur





Tė lashė mbi gulfa gjaku

Tė zemrės sė copėtuar nė flakė
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5780
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHAIP BEQIRI Empty Re: SHAIP BEQIRI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 19:51

SHKUPI







Tė humbi qendra e mbuluar

Me rrasa tė thyera zemrash





Mė mbete nė fund tė pikėllimit

Si ylli nė skaj tė horizontit

Njė kujtim i shkelur rėndė





Sa afėr Janina Shkodra Prishtina





Ballin e shpluar ndėr re

Ta mbuloi bryma e pėrhershme

Dhe mjegullat qė pėrenden me nge





Me shpirt ndėr dhėmbė

Dole nė bregun tjetėr tė Vardarit





Njė gur midis tokės e qiellit

Mė mbete nė zgrip tė shpirtit

Njė flatėr gjak duke kulluar





Sa thellė t`u tret Jugu

Veriu sa larg tė ra kur t`u ēa





Qytet me shenjė si asnjė tjetėr

I zgjuar kushedi sa hera nė ditė

Mishi djegur e eshtrat copėtuar

Brenda vetes i ngujuar nė pritė
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5780
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHAIP BEQIRI Empty Re: SHAIP BEQIRI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 19:51

ĒAMĖRIA





Ajo ė midis emrit tėnd

Si syri me thikėn ngulur

Si lulja me gjarprin rrotull

Si gjėma qė djeg mishin tė gjallė

Dhe gjakun qė mpikset ngadalė





Ēdo plagė e hapur

Zinė tėnde ka brenda

Dhe ankthin tim breg





Ē`thonė bubullimat e tua

Qė kurmin ta shkallmuan





Ėndėrr nė ēengel stuhish





Ē`udhė tė dėftuan vetėtimat

Tokė e kruspulluar nė vete





Sa gjatė tė lamė

Sa thellė tė ēanė

Oh pėrse tė qamė





Ti mbajte frymėn mbi vala

Kur vetulla urash tė ranė

Ndėr humnera tė gjalla

Dhe skundra tė preu ballin

Atlantidė e re shqiptare





Prapa flatrave tė tua

Ndėr re e mjegulla tė mpira

Ēel dita ime me bebėza tė ngrira





Zemra t`u bė herbarium baladash
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5780
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHAIP BEQIRI Empty Re: SHAIP BEQIRI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 19:51

TOMORI





O hyjni shqiptare

Qė retė i mbėshtolle shall





Sa e tejdukshme kupa qiellore

Nė pėllėmbėn qė t`i ndez yjtė

Dhe vė rend tė ri nė metafizikė





Unė e prek me dorė njė flatėr

Qė rri pezull

E dehur

Midis majave tė tua ku thyejnė qafėn rrufetė

Dhe kullohen rrezet e prera

Tė ditės qė ndryhet e plotė

Veē nė kujtesėn tėnde





Si s`u bėre njė herė tė vetme

Piramidė e gjallė e pėrshkėnditur

Apo tangallė e shkallmuar klithmash





Ti rri pezull me shekuj

Pėrfundi hijes sė pandryshueshme

Njė re e madhe e mbėshtjellur me ėndrra

E ngurosur papandehur nga dashuria

Pėr fushat qė u shpėrndanė tutje

Si luzmė vetėtimash

Shpatullave tė tua





Ndryn nė vete tėrmetin e pritur

Qė fashitet nė kėngėn e mbytur rrėpirave

Dhe nxjerr gjarpinjtė e vetullave tė kėrleshura





Kurora e shkadhitur e yjve

Tė pėrqesh me rrapėllimė qerresh tė thyera





Oh ti ke edhe njė lartėsi tjetėr

Pėllėmbėn ku thėrrmohet kupa e padukshme e dritės

Dhe ruhet drejtpeshimi ndėrmjet rrėkeve e shtjellave
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5780
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHAIP BEQIRI Empty Re: SHAIP BEQIRI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 19:52

DRINI







Mė shitove nė ēastin tėnd fatlum

Kur po shqyeje mushkėritė e deltės

Dhe po dilje prej guajve tė harruar





Paske mbetur i vetmi gjarpėr

Tė cilit s`i shtypet dot koka kurrė





Nuk ėshtė dheu qė tė mban nė pėllėmbė

As luginat tė cilat morėn emrin tėnd

Kur tė nxorėn nė udhė tė madhe

Mish tė gjallė njerėzor





Nuk qe uji yt qė rrodhi pėrrallshėm

Gryka tė padukshme duke pėrshkuar

Ai qe gjaku i kaltėruar arbėror





Gjarpėror dole nga thelbi i vetvetes

Dhe nise udhėtimin pėrherė tė ri

Mes-pėr-mes nėr Shqipėri

Tė mbash gjallė kujtimin e plagės

Tė ngjallėsh kuptimin e jetės gjithnjė





Pasqyrat e tua lėvrijnė nė diell

Shtjella tė rroposura shkume e rėre

Thėrrmuar shkėmbinjve tė hutuar

Me pamje tė pėrsėritura fatamorgane





Uji yt i zi zbardh ndėr pala valash

Sipėr reve tė qiellit tė shumėfishtė

Qė shpėrthejnė ndėr guaska stuhish





I bardhi tė nxin me vrull stėrkalash

Kthyer nė kuaj tė harbuar ujvarash





Mė shėlbove nė orėn time tė ligė

Dhe mė bėre bregun tėnd tė tretė

Ndanė urave qė ngatėrrojnė rrufetė





Rridh nė mua dykrerėshi im i fshehtė
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5780
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHAIP BEQIRI Empty Re: SHAIP BEQIRI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 19:52

KOSOVA







K ėshtė skeleti i njė balade

Mbetur nė fytyrėn e brendshme

Tė dheut tė thėrrmuar nė bebėza

Tė atij qė vdes sėrish pėr ty

Dhe i mbetet njė jetė e pasosur





O ėshtė dielli nga i cili kam hequr

Vetėm pjesėn time tė thyeshme

Me e pėrdorur pa kurrfarė nevoje

Nė vend tė zemrės sate





S i ngjan gjarprit tėnd tė zi

Qė zgjatet nėpėr jetėn time

Ndėr hije degash e ėndrrash





O njė tjetėr diell i fshehur

Nė retė e mjegullat e tua

Apo zemra ime e verbuar

Nė plagėn tėnde tė gjallė





V jep profilin e njė lugine

Nė zgrip humbellash pa fund

Ku vetė e nėntėdhjetenėnta

Nata tė pret prore nė pusi





A janė gjymtyrat e thyera

Gozhduar pėr kurmin tėnd

Kur desha me tė pėrqafuar

Midis mija klithmave tė tua

Nė grahmėn time tė kėngės
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5780
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHAIP BEQIRI Empty Re: SHAIP BEQIRI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 19:53

SHQIPĖRIA





Tė ranė dhėmbėt

Dhe nofullat tė ranė

Veten duke ngrėnė





Mes dy dhembjeve tė mia

Ēeli trėndafili yt i zi





Tash nga ēdo anė e horizontit

Mė afrohet i njėjti diell pėrvėlues

Duke u fundosur hurdhave tė tua





U bėre ishull brenda vetes

Tė ribėhesh duke u zhbėrė gjithnjė





Mbete me varrin tėnd ngarkuar

Tė presėsh ditėn qė vjen

Tė bėhet syri yt i madh

Nė ballin e kohės sime





Historinė ta shkruan kopilėt

E udha t`u mbyll nė hanxharė





Do tė ribėhesh pėrgjithmonė e tėrė

Pėrfundi palės sė qiejve tė tu bubullues

Prej krahėthyerave ujvara gjunjpėrgjakura

Me ritmin e kėputur tė rrėkeve tė mllefit tėnd
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5780
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHAIP BEQIRI Empty Re: SHAIP BEQIRI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 19:54

JONI





E preka fundin tėnd

Nė ėndrrat plot kripė

Ndėr guaska klithmash

Tė kėngės sė pėrzishme





Ti je syri im i zmadhuar

Pas gulfės sė pamposhtur





U fute fshehtas nė mua

Tė mė bėsh njė breg tė gjallė

Me kokrra rėre e kodra shkume





Fytyrėn ta stėrpikte purpuri

Kur u krodha nė uturimėn tėnde





Dhe rashė nė gjunj

Para asaj fryme hyjnore

Tė mė bėnte deltė pikėllimi

Nė trajtė tė zemrės sė plagosur
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5780
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHAIP BEQIRI Empty Re: SHAIP BEQIRI

Mesazh  shaban cakolli 15.10.09 19:54

FLAMURI





E kisha njė atdhe me lecka

Njė atdhe si askush tjetėr





E mbaja gjithė nė zemėr

Thellė ma prenė me thikė





Ndonjėherė ma vrisnin

Dhe mė ngjallej sėrish





E kisha edhe njė flamur

Qė e mbaja nė gjysmėshtizė





Tash e vė nė majė tė gjuhės

Shpirtin e shenjės sė mirė





Nga libri ”Eklipsi i gjakut”
shaban cakolli
shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 5780
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHAIP BEQIRI Empty Re: SHAIP BEQIRI

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi