FATMIR TERZIU

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

FATMIR TERZIU

Mesazh  shaban cakolli prej 30.09.09 18:52

Fatmir Terziu, gazetar, publicist, poet, prozator, skenarist, editor dhe regjisor filmi. Ėshtė i pranishėm nė letrat shqipe nė Shqipėri dhe mė gjerė. Punėn si gazetar e filloi qė kur ishte student nė gazetat e viteve 80-tė, dhe e vazhdoi duke qenė Kryeredaktor i tė Pavarurės "Fjala e Lirė".
Qė nga viti 2001 ndodhet me banim dhe studime nė Mbretėrinė e Bashkuar. Ka studiuar nė London South Bank University pranė Faculty of Arts and Human Science dhe ka punuar po pranė kėtij Universiteti nė Departamentin e LRC-sė (Widening Participation Unit). Eshtė nė progres tė studimeve tė mėtejshme nė Roehampton University nė fushėn e kultures, medias, politikes, gazetarise dhe film studimit.
Ka botuar vėllimin poetik "Mos Hesht" nė vitin 2000, vėllimin me tregime "Djalli i Argadasit" me tė cilin fitoi cmimin e tretė "Kadmus" nė Greqi, vėllimin me poezi "Ecje ne Qelq" , vėllimin me tregime "Krokamat"

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: FATMIR TERZIU

Mesazh  shaban cakolli prej 30.09.09 18:53

ELBASAN

Elbasan!
Aty ku dhimbja,
malli,
dashuria,

Pikėtakohen,
Refrenin e jetės pėr tė nisur
Aty ku dy sy tė qeshur
Modelojnė ėndėrra, dėshira
Aty ku dy duar mbetėn duke qėndisur,
Bukurinė pėrrallore qė ka natyra.

Kohėn ke humbur shėtitoreve
Muajt, vitet tė kanė shkarė
Gjuha ngatėrruar auditoreve
Tani shqipja tė duket "e vrarė".

Shkon takon Kristoforidhin
Abetaren pėr t'ia parė
Dhe s'di ku t'a zėsh fillin
Lotė nga sytė tė kanė shkarė.

Ngre sytė vėzhgon dhe s'ngopesh
Ndėrtime tė reja anembanė
Pastaj duket se qetėsohesh
Kur dhjetra miq tė vijnė pranė.

Njė kėngė e moēme dėgjohet
Nė heshtje dirigjon kumurinė, bilbilin
Njė tingull violine vjen e largohet
Je ndodhur pranė Myzyrit.

Elbasan!
Aty ku mijėra vetė turren
Tė kėpusin Karakaften,
Lulen e radhė
Aty ku zemrat kėnaqen
Vetėm duke parė.

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: FATMIR TERZIU

Mesazh  shaban cakolli prej 30.09.09 18:53

ATA DY SY TĖ KALTĖR

Skllav i dy syve tė kaltėr kam mbetur
Hutohem, ēoroditem kur shoh tė kaltrėn
Dheu kurrė s'ka pėr tė mė tretur
Nėse ata dy sy s'do mė shohin nė sy, tė paktėn.

Shkėlqimin e tyre atė ditė kur pashė
Vegim i pėrēudshėm mė rrethoi
Nė rrugė pėr turp gati s'rashė
Mė iku qėnėsia, mė tradhtoi.

Kaloj pranė detit nė Verė
Pėrhumb nė tė kaltrėn e tij
Shkėlqimin e atyre syve kėrkoj tė gjej
Mbetur fiksim qė kur isha i ri.

Vitet kalojnė, rrudhat shtohen
Tė kaltrėn kam filluar tė ngatėrroj
Por ato dy sy s'mė harrohen
Edhe pse e di se kurrė s'do ti shikoj.

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: FATMIR TERZIU

Mesazh  shaban cakolli prej 30.09.09 18:54

FJALA

Fjalėn e nxorėn nė rrugė lakuriq
Flokėngjyer, ngritur lart si iriq
S'lanė pa kopjuar pastaj modė
Kudo nė Europė, nė Botė.

Pastaj shėtitėn tė trullosur
U mbushėn revista, gazeta
Fjala iu turr pėr t'i damkosur
Me fjalėn s'bėhej shaka!

Fjala ėshtė fjalė vėrtet
S'do intrigė, krenohet kur e mbron
O njeri i mirė, o poet
Fjala, ka kostumin e vet.

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: FATMIR TERZIU

Mesazh  shaban cakolli prej 30.09.09 18:54

LONDĖR

As mal, as kodėr
Vetėm fushė
erė dhe pak vapė
shi qė tė bėn ēdo stinė dush
Londėr.

Qėndėr e botės, metropol qė lėviz
Veriun, Jugun tėrė Botėn bashkon nė njė pikė
Aty mbi Tamiz.

Rrugė qė tokės, nėntokės, qiellit, oqeanit
kapilarė u shtojnė ēdo ditė
nisen e zbresin nė Londėr.

Aty ditėt, muajt, vitet, shekujt
dėshmojnė historinė lirshėm librave, muzeumeve
qetėsojnė tė gjallė e tė vdekur.

Aty edhe gjuha ime, mes dyqind tė tjerave
Flitet nė rrugė, nė shkollė e komunitet
Londėr, tė falemi pėrjetė.

Unė njė lėvizje digitale nė kėtė vrull
turrem t'i bashkohem ecjes sė Kohės
Mirėnjohje Londrės!

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: FATMIR TERZIU

Mesazh  shaban cakolli prej 30.09.09 18:55

ĖTĖ NĖ QELQ

Vėrviten nė ujė
Imitim oqeani, deti, liqeni, lumi
Pa dallgė, pa bujė
Jetė akuariumi.

Ushqim sa tė mund
Zhytur nėn qelq
Pa llucė nė tubė
"S'heqin aspak keq"!

Jetė aquariumi,
Biznes me peshq
Ē'ka oqeani, deti, liqeni, lumi
T'a sheh syri nėn qelq.

Mijėra sy takohen
Aty nė ēast mbi peshq
Dhe pse s'dinė tė ankohen
Ėshtė jetė nė qelq!

(Angli, 2007)

shaban cakolli
Vip
Vip

Numri i postimeve : 417
Pikėt : 3114
Reputation : 0
Registration date : 27/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: FATMIR TERZIU

Mesazh  Sponsored content Today at 18:26


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi