Dhjetė "zotėt" e botės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dhjetė "zotėt" e botės

Mesazh  Vogelushja prej 17.09.09 8:05

[b]Ndryshojė fatet dhe njėkohėsisht tregjet e botės. Debutojnė tė ashtuquajturat ekonomi me zhvillim tė shpejtė, me njė rritje qė shkon nga 7 deri nė 15 pėr qind dhe nė shtatė vjet, kanė "pushtuar" thuajse 20 pėr qind tė GDP-sė globale. Me sa duket, nuk do tė jetė vetėm gjeopolitika ajo qė do ta zhvendosė qendrėn e gravitetit, nga SHBA-ja, superfuqia e dikurshme, drejt njė pjese tjetėr tė botės. Edhe fuqia ekonomike decentralizohet, duke nxjerrė protagonistė tė rinj, padronė tė rinj qė sfidojnė hapur nė shoqėritė e pėrparuara kampionėt e vjetėr tė industrisė, financės, tė tregtisė.

Janė sheikė tė pasur arabė, qė nuk i shpenzojnė mė lekėt pėr shėrbime luksoze si nė vitet ‘70-‘80, por mendojnė pėr tė ardhmen duke e ditur mirė qė njė ditė, nafta do tė mbarojė. Janė njerėz qė investojnė nė shoqėritė shumėkombėshe nė vėshtirėsi apo nė gjigantėt bankarė tė destinuar pėr tė dėshtuar. Sipėrmarrės qė operojnė nė shkallė globale, qė besojnė te tė rinjtė e dalė nga universitetet mė tė mira tė botės, por mbi tė gjitha dinė tė rrezikojnė. Sipas raportit tė "Boston Consulting Group", pjesa mė e madhe e kėtyre sfiduesve vijnė nga Kina dhe India, por pas nuk ngelen edhe vende si: Meksika, Brazili, Turqia dhe Hungaria.

[color:8997=red]1.Carlos Slim[/color]

Themeluesi i "America Movil" dhe djali i njė familjeje emigrantėsh libanezė, ėshtė meksikani mė i pasur nė botė.

Sipas revistės "Fortune", ėshtė njeriu qė ka zbritur nga karrigia e klasifikimit si njeriu mė i pasur i botės, Bill Geitsin, dhe mendohet se ka njė pasuri prej 59 milionė dollarėsh.

Carlos Slim, 67 vjeē, ėshtė pronari i "Telekomit" meksikan dhe i kompanisė mė tė madhe tė telefonisė celulare nė tė gjithė Amerikėn e Jugut. Slim konsiderohet si i papėrmbajtshėm dhe qė nga viti 1990 pasuria e tij po rritet nė mėnyrė marramendėse. Nė dy vitet e fundit ka arritur tė fitojė 20 miliardė dollarė falė bursės sė fuqishme meksikane dhe fitimeve nga shoqėria telefonike

"America Movil", operatori mė i madh i telefonisė celulare tė Amerikės Latine. Shoqėritė tij pėrbėjnė 1 tė tretėn e gjithė bursė sė qytetit tė Meksikos dhe 5 pėr qind tė GDP-sė meksikane. I biri i njė emigranti libanez, Carlos Slim, ėshtė njė lloj John Rockefeller i kontinentit ose diēka mė shumė, aq njerėzit flasin pėr "Slimlandia" pėr tė pėrshkruar shtirjen e rrjetit tė biznesit tė tij. Nė vitin 2006, Slim ka shpenzuar 3,7 miliardė dollarė pėr tė blerė gjigantin amerikan "Verizon" duke e shtrirė perandorinė e tij nė Porto Riko dhe Santa Domingo, hapi i parė pėr tė pushtuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė tregun amerikan.


[color:8997=red]2. Zsolt Hernadi, kreu i grupit "Mol", ėshtė njė nga hungarezėt mė tė pasur tė globit.[/color]


Nė klasifikimin e vitit 2008, tė 100 sfiduesve botėrorė sipas "Boston consulting group" ėshtė ngjitur ndjeshėm shoqėria hungareze e naftės dhe gazit "Mol", e cila prej qershorit tė vitit 2001, drejtohet nga njė menaxher 47-vjeēar, Zsolt Hernadi. Me njė xhiro vjetore prej 13.7 miliardė dollarė, filiale nė 12 vende tė botės dhe 5 mijė punėtorė jashtė vendit, grupi "Mol" duket se do tė bėhet njė protagoniste e energjisė nė Evropė. Hernardi dėshiron tė fusė rrjetet e shpėrndarjes sė gazit nė qendėr dhe juglindje tė Evropės. Hungarezi qė ėshtė i pėrfshirė edhe nė projektin e gazsjellėsit transevropian "Nabuēo", ėshtė njė menaxher i ashpėr dhe luftarak qė ka edhe mbėshtetjen e qeverisė sė Budapestit.


[color:8997=red]3.Mohammed al-Nahyan[/color]

Sheiku nga Abu Dhabi ka 875 miliardė dollarė pėr tė investuar.



Veē tė tjerave sheiku nga Abu Dhabi merr vesh edhe nga politika. Nė shtator tė vitit 2008, princi trashėgimtar nga Abu Dhabi do tė arrijė tė kurorėzojė ėndrrėn e tij pėr tė vizituar "Ferrarin" nė Maranelo, duke qenė se zotėron 5 pėr qind tė aksioneve tė tij.

Por, sheiku 46-vjeēar i shkolluar nė akademinė mė tė mirė ushtarake angleze ėshtė nė krye tė disa investimeve ndėrkombėtare. Pjesė e "Abu Dhabi Investment Council" qė, me njė pasuri prej 875 milionė dollarėsh ėshtė investitori i dytė mė i madh nė botė pas Bankės sė Japoninė. Lėvizja mė e fundit e tij ėshtė blerja e 4.9 pėr qind tė "City group" me njė vlerė prej 7.5 miliardė dollarėsh, gjė qė e bėn Abu Dhabin aksionistin mė tė madh tė Bankės Amerikane.


[color:8997=red]4.Jack Ma[/color]

Krijuesi i portalit "Alibaba", mund tė shpėtojė Yahoo-nė.

Jack Ma, 43 vjeē ėshtė themeluesi i grupit "Alibaba", portalit mė tė famshėm tė internetit nė Kinė. Tė mirinformuarit tregojnė se miku i tij mė i mirė Jerry Yang, bashkėthemelues dhe administruar i deleguar i "Yahoo"-sė, i kėrkon me ngulm thuajse ēdo ditė qė tė ndėrhyjė pėr tė shpėtuar kompaninė gjigante tė "Silicon Valley"-t. I lindur nė qytetin e Hangzhout, rreth 180 kilometra nė jugperėndim tė Shangait, Jack Ma, mėsues anglishteje e ka zbuluar internetin pas njė udhėtimi nė Kaliforni. Ma, e themeloi shoqėrinė "Alibaba" me tre mijė dollarė, qė i kishte marrė borxh nga miqtė e tij. Sot, portali u vjen nė ndihmė 12 milionė pėrdoruesve nė 200 vende dhe nė vitin 2003 ka prezantuar Tabaco.com, njė faqe interneti pėr blerje online, pothuajse njėlloj me Ebay-n. "Alibaba duhet tė fitojė njė famė botėrore, por nė fillim duhet tė jetė mė i mirė pastaj mė i madhi nė botė", pėrsėrit sipėrmarrėsi kinez nė intervistat e shpeshta qė jep. Kur grupi i kinezit Ma u kuotua nė bursė 22 tetorin e kaluar nė Hong Kong, suksesi ishte i menjėhershėm: "Alibaba" mblodhi rreth njė miliardė e gjysmė dollarė pėr tė financuar zgjerimin dhe pėrmirėsimin e saj.

[color:8997=red]5.Mustafa Koē[/color]

Brezi i tretė i dinastisė mė tė fuqishme nė vend. Turku ėshtė ortak i "Fiat"-it dhe "Unicredit"-it


"Duhet tė pėrqendrohemi nė katėr bizneset tona kryesore: makinat, bankat, energjia dhe shtėpitė. Por nė 10-15 vitet e ardhshme do tė pėrpiqemi tė rrisim xhiron, duke realizuar 50 pėr qind tė eksportimeve dhe 50 pėr qind tė importimeve. Tė paktėn kėshtu shpresoj". I lindur nė zonėn aziatike tė Stambollit, nė

Nakkastepe, Mustafa Koē, 47 vjeē, ėshtė trashėgimtar i brezit tė tretė tė dinastisė mė tė pasur sipėrmarrėse tė Turqisė. I diplomuar nė Uashington, nė "Georgetown University", presidenti i "Koē holding" me 106 shoqėri, 95 mijė punėtorė, njė xhiro prej

34,5 miliardė dollarė, ėshtė ortak i "Fiatit" dhe bankės "Unicredit". Nė dy vitet e fundit ka blerė

"Tupras", kompaninė mė tė madhe turke qė operon, nė zbulimin, pėrpunimin dhe transportin e naftės. Jashtė vendit, sapo ka blerė 100 pėr qind aksionet e Grundig, shoqėria gjermane e pajisjeve elektronike, njė markė me njė tė kaluar tė lavdishme qė Koē kėrkon t‘i kthejė sėrish.

[color:8997=red]
6.Mohammed Al Maktoum[/color]

Nė Dubai tė gjithė e thėrrasin miqėsisht Sheiku Mo. Mė shumė se sa emir, mund tė konsiderohet njė administrator i deleguar i

"Dubai SPA", qytet-shtetit qė Mohammed al-Maktoum, 57 vjeē, e ka shndėrruar nė njė Hong Kong me njė qendėr tė madhe financiare, me lagjet ku gjenden firmat mė tė rėndėsishme tė botės, me mega- qendra tregtare dhe njė kompani ajrore, mes mė tė mirave nė botė "Emirates", qė ėshtė kulla mė e lartė e planetit qė do tė inaugurohet nė vitin 2009, pėrveē Al Bourj al-Arab, i pari hotel nė botė me 7 yje. Vetėm brenda 15 vjetėsh GDP-ja e Dubait ka kaluar nga 8 nė 37 miliardė dollarė. Pėrmes "Dubai Holding", arrin tė kontrollojė shoqėri imobiliare, spitale dhe shoqėri bioteknologjike. Mohammed Al Maktoum ėshtė edhe aksioner i shoqėrive shumėkombėshe si Mercedes, Eads, Hsbc dhe Sony-t.

[color:8997=red]7.Ratan Tata[/color]

Kreu i konglomeratit tė Mumbait blen Perėndimin. Indiani ėshtė edhe profeti i makinave low-cost nė vend


"India do tė investojė jashtė vendit duke ndjekur dy drejtime kryesore: resurset minerale dhe natyrale dhe tregjet pėr ndėrmarrjet tona, pėr produktet tona". I krahasuar me Xhovani Anjelin pėr shkak tė interesave tė industrinė e automobilizmit. Blerja e fundit? Njė Jaguar marramendės. Pavarėsisht prejardhjes nga njė familje e varfėr indiane, Ratan Tata, gjithmonė ka kėrkuar t‘i habisė njerėzit me tė cilėt punon. Pėr tė festuar 70-vjetorin e lindjes hodhi nė treg makinėn "Nano", qė kushtonte rreth 2 mijė dollarė, ndėrsa nė mes tė shkurtit deklaroi se do tė ndėrtonte njė makinė motori i tė cilės punon me ajėr tė ngjeshur, Eolo. I themeluar nė kohėn e mbretėreshės Viktoria, grupi "Tat" ėshtė njė konglomerat me qendėr nė Mumbai, qė zhvillon njė xhiro vjetore prej 30 miliardė dollarėsh, pėrbėhet nga 98 shoqėri aktiviteti i tė cilave shtrihet nė shtatė sektor nga energjia te hotelet luksoze me markėn "Tat", me 220 mijė punėtorė nė 85 vende tė botės.

[color:8997=red]8.Vagit Alekperov[/color]

Presidenti i Lukoil dėshiron tė pushtojė Amerikėn.


Ėshtė rritur mes naftės dhe havjarit, Vagit Alekperov, rusi 57-vjeēar. I lindur nė qytetin e Bakut nė Azerbajxhan, njė nga qendrat e para tė industrisė sė arit tė zi, nė Bregun Perėndimor tė Detit Kaspik. Gjithēka e nisi nė vitin 1979 nė Siberi si menaxher dhe pati njė vlerėsim aq tė madh sa nė vitin 1991, nė vitet e fundit tė Bashkimit sovjetik u nominua pėr tė qenė zėvendėsministėr i energjisė. Alekperov qė sot ėshtė president i Lukoil, njė nga perandoritė mė tė fuqishme nė naftės nė botė, ka njė rezervė prej 20 miliardė fuēish. Alekperov, qė gėzon edhe mbėshtetjen e Vladimir Putinit, ka qenė menaxheri i parė rus qė bleu njė shoqėri amerikane, Getty Oil, dhe rreth 1300 pompa benzine nga SHBA-ja. Qėllimi i tij ėshtė tė eksportojė benzinė drejt e nė Amerikė pas nėnshkrimit tė njė marrėveshjeje me "ConocoPhillips". Alekperov ka arritur tė marrė lejen pėr tė zhvilluar njė vendburim naftėn nė Arabinė Saudite, pasi ka fituar kontrata tė ndryshme nė Iran, Gjirin e Suezit, Azerbajxhan dhe Kazakistan. Rrezja e veprimit tė tij ėshtė shtrirė deri nė Kolumbi, ku Lukoil ka nisur tė eksplorojė basenin e Llanosit.

[color:8997=red]9.Lakshimi Mittal[/color]

Pronar i grupit mė tė madh siderurgjik tė planetit. Mbreti i ēelikut tani kėrkon arin e zi tė Kazakistanit.


Nė kohėn e globalizimit, Lakshimi Mittal, 56 vjeē, i lindur nė fshatin e vogėl, Sadulpur, nė Rajastan, ka monopolizuar tėrėsisht biznesin botėror tė ēelikut, pasi fitoi betejėn pėr tė pasur nėn kontroll edhe shoqėrinė evropiane "Arcelor". Sot shoqėria Arcelor-Mittal, me 350 mijė punėtorė nė 60 vende tė botės ka pėrmasa gjigante; ėshtė rreth 3 herė mė e madhe se kundėrshtarja e saj direkte "Nippon steel". Por kėto janė vetėm fillimet, sepse Lakshimi Mittal, njeriu i pesė mė i pasur nė botė, me njė pasuri rreth 32 milionė dollarėsh, nga shtėpia e tij pėrrallore nė Londėr, deklaroi se tashmė ka ndėrmend tė operojė edhe nė tregun indian dhe kinez. Madje, sipas disa zėrave qė qarkullojnė, edhe nė Rusi. Por, ėndrra e ndaluar e tij ėshtė njė tjetėr: tė hyjė edhe nė Japoni pėr tė sfiduar drejtpėrdrejt kundėrshtarin e tij mė tė madh. "Mittal" po zgjeron rrezen e veprimit edhe mbi sektorė tė tjerė. Ka paguar nė dorė rreth 980 milionė dollarė pėr tė blerė gjysmėn e shoqėrisė sė naftės nė Kazakistan, "Caspian Investment Resources", e dyta pėr nga madhėsia pas ruses "Lukoil".

[color:8997=red]10.Ren Zhengfei[/color]

Themeluesi i Huawei dėshiron tė sfidojė Ciskon. Menaxheri qė frymėzohet nga Mao

Njė nga sipėrmarrėsit mė tė suksesshėm kinezė ka qenė edhe ish-zyrtari i ushtrisė sė popullit, Ren Zhengfei, themelues i Huawei (telekomunikacion): me njė xhiro vjetore rreth 8,2 miliardė dollarė dhe 44 mijė punėtorė. Ren Zhengfei, qė ka dhėnė shumė pak intervista nė jetėn e tij, por nė njėrėn prej tyre pyetjes se kush kishte ndikuar mė shumė mbi tė i ishte pėrgjigjur: "Presidenti Mao dhe Louis Gerstner", ish-administrator i deleguar i IBM-sė. Sipas tij, Mao e kishte mėsuar tė pėrdorte teknikėn e luftės nė betejat e Huawei kundėr shoqėrive shumėkombėshe tė telekomunikacionit, ndėrsa Gernster e ka ndihmuar me idenė e menaxhimit modern mes tė cilave edhe pėrkrahja e klientėve qė gjithmonė duhet tė jetė nė nivele tė larta. Objektivi i vitit 2008 i misteriozit Ren, ėshtė hyrja nė tregun amerikan pėr t‘u ndeshur me kundėrshtarin e tij kryesor, "Cisko"-n.[/b]
avatar
Vogelushja
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 233
Age : 32
Location : Nėpėr Ėndrra
Job/hobbies : Internet
Pikėt : 3756
Reputation : 1
Registration date : 12/03/2008

http://www.botashqiptareforum.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dhjetė "zotėt" e botės

Mesazh  KingiaBurrel prej 23.06.12 15:08

pallavra se zot esh vec nje Alla-hu(ai esht zoti i te gjithteve)ska asnje tjeter pervec tij..
avatar
KingiaBurrel
Vip
Vip

Female
Numri i postimeve : 203
Age : 22
Location : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Job/hobbies : Te shoh lot dhe gjak ne syte e rivales
Humor : Te qaft jotom/....
Pikėt : 2366
Reputation : 0
Registration date : 23/06/2012

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi